Number of search result: 16

Takimi i dytë i Platformës për Dialogun Ndërpartiak në Kosovë

Takimi i dytë i Platformës për Dialogun Ndërpartiak në Kosovë

31 korrik 2025

Instituti i Prishtinës për Studime Politike – PIPS, me mbështetjen e Demo Finland, organizoi dje takimin e dytë të Forumit për Dialog Ndërpartiak. Në këtë takim morën pjesë përfaqësues të partive politike (të forumeve rinore, asambleistë të kuvendeve komunale) të cilët patën rastin të diskutojnë me ekspertin z. Kreshnik Gashi (Kryeredaktor dhe Redaktor Menaxhues i KALLXO.com).

Tema kryesore e diskutimit ishte “Dezinformimi dhe gjuha e urrejtjes”, faktorë që paraqesin sfida serioze për dialogun politik dhe stabilitetin shoqëror në Kosovë. Z. Gashi ndau me pjesëmarrësit mekanizmat e luftimit të dezinformimit, ndërsa pjesëmarrësit ndanë përvoja konkrete dhe shembuj të realitetit aktual, duke theksuar rëndësinë e luftimit të dezinformimit dhe promovimit të një komunikimi të përgjegjshëm dhe pa gjuhë nxitëse.

e enjte, 31 korrik 2025/Author: Jon Krasniqi/Numri i shikimeve (238)/Comments (0)/ Article rating: No rating
Kategoria: Aktivitetet
Etiketimet:
Iniciimi i Platformës për Dialogun Ndërpartiak në Kosovë

Iniciimi i Platformës për Dialogun Ndërpartiak në Kosovë

31 korrik 2025

Iniciimi i Platformës për Dialogun Ndërpartiak në Kosovë 

Instituti i Prishtinës për Studime Politike – PIPS, me përkrahjen e Demo Finland, të mërkurën organizoi takimin e parë të Forumit për Dialog Ndërpartiak, një hap të rëndësishëm drejt krijimit të një platforme të re të dedikuar dialogut dhe bashkëpunimit ndërmjet të rinjve nga partitë politike në Kosovë.

Kjo inciativë synon të krijojë një hapësirë ku të rinjtë nga të gjitha partitë politike të ndajnë përvojat, sfidat dhe të punojnë së bashku për gjetjen e zgjidhjeve të përbashkëta.

e enjte, 31 korrik 2025/Author: Jon Krasniqi/Numri i shikimeve (225)/Comments (0)/ Article rating: No rating
Kategoria: Aktivitetet
Etiketimet:
Konferenca përmbyllëse e projektit 'Rruga drejt përdorimit efiçient vendor të burimeve natyrore'

Konferenca përmbyllëse e projektit 'Rruga drejt përdorimit efiçient vendor të burimeve natyrore'

16 dhjetor 2024

Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS), Akademia e Studimeve Politike (ASP), Komuna Suharekë dhe Bashkia Kurbin organizuan konferencën përmbyllëse të projektit “Rruga drejt përdorimit efiqient vendor të burimeve natyrore”, që u mbajt të premten, më 13 dhjetor. Ky projekt është pjesë e Programit IPA II për bashkëpunim ndërkufitar Shqipëri-Kosovë.

Gjatë konferencës, u prezantuan rezultatet e arritura gjatë dy viteve të implementimit të projektit, me fokus në përmirësimin e efikasitetit energjetik dhe adresimin e sfidave klimatike.

e hënë, 16 dhjetor 2024/Author: Anonym/Numri i shikimeve (5809)/Comments (0)/ Article rating: No rating
Kategoria: Aktivitetet
Etiketimet:
Të Drejtat për Komunitetet Rurale

Të Drejtat për Komunitetet Rurale

5 tetor 2023

"Të drejtat për komunitetet rurale (MRRC)" është një program gjashtëmujor i implementuar nga Instituti i Prishtinës për Studime Politike, i mbështetur nga CDF – Community Development Fund dhe GLPS – Grupi për Studime Juridike Politike, pjesë e projektit JustReact që financohet nga Bashkimi Evropian. Objektivi parësor i programit është fuqizimi dhe përkrahja e komuniteteve rurale dhe të largëta, veçanërisht në komunat e Dragashit, Kaçanikut, Hanit të Elezit, Shtërpcës dhe Deçanit, në kuadër të rajonit të Prizrenit, Pejës dhe Ferizajt. PIPS, së bashku me një ekip ekspertësh udhëton në këto komuna për të ofruar një sesion informues, duke ofruar mbështetje dhe konsultime mbi temat thelbësore të të drejtave të njeriut, duke përfshirë diskriminimin, dhunën gjinore dhe aksesin në drejtësi.

PIPS gjithashtu shpërndan materiale informuese, si broshura, postera në këto komuna për të mbajtur publikun të informuar për aktivitetet e mbajtura.
Mëposhtë, gjeni foto nga sesionet informuese të mbajtura gjatë muajit shtator dhe tetor si dhe linqet e postimeve të takimeve në rrjete sociale.
e enjte, 5 tetor 2023/Author: Anonym/Numri i shikimeve (18161)/Comments (0)/ Article rating: No rating
Kategoria: Aktivitetet
Etiketimet:
”Fotografimi” i situatës së përdorimit të energjisë në Kurbin dhe Suharekë

”Fotografimi” i situatës së përdorimit të energjisë në Kurbin dhe Suharekë

16 dhjetor 2022

Takimi prezantues i projektit “Rruga drejt përdorimit efiçent të burimeve natyrore vendore” u zhvillua më 14 dhjetor 2022 në Kurbin. Qëllimi i këtij aktiviteti ishte prezantimi i gjetjeve të anketimit të zhvilluar gjatë 3 muajve të fundit me familjarë dhe biznese si dhe intervistime të aktorëve të ndryshëm vendorë në bashkitë e Kurbinit dhe Suharekës me qëllim për të vlerësuar situatën e konsumit të energjisë si dhe ndërgjegjësimin e aktorëve të ndryshëm mbi
“transformimin e gjelbër”.

Pjesëmarrës në këtë aktivitet ishin rreth 30 autoritete vendore në Kurbin dhe Suharekë, përfaqësues nga institucionet vendore, biznesi, shoqëria civile dhe media si dhe përfaqësues nga Sekretariati i Përbashkët Teknik IPA, me qendër në Lezhë.

e premte, 16 dhjetor 2022/Author: Anonym/Numri i shikimeve (23873)/Comments (0)/ Article rating: No rating
Kategoria: Aktivitetet
Etiketimet:
Konferenca Rajonale - Bashkëpunimi Rajonal dhe Agjenda e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor

Konferenca Rajonale - Bashkëpunimi Rajonal dhe Agjenda e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor

29 qershor 2022

Me datë 20 qershor, PIPS në mbështetje nga Bashkimi Evropian mbajti Konferencën Rajonale “Bashkëpunimi Rajonal dhe Agjenda e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor”.
Kjo ngjarje rajonale u organizua në kuadër të Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm të Kosovës (KSDW).
Duke pasur parasysh rëndësinë e bashkëpunimit rajonal për axhendën e gjelbër dhe tranzicionin energjetik, kjo konferencë solli së bashku deputet, anëtarë të grupeve joformale parlamentare të gjelbra, përfaqësues të biznesit dhe shoqërisë civile nga vendet e rajonit (Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut).

Qëllimi i konferencës ishte që të diskutoj mbi rëndësinë dhe rolin e parlamentit në implementimin e Agjendës së Gjelbër për Ballkanin Perëndimor, sfidat për një tranzicion të suksesshëm energjetik si dhe të ardhmen e bizneseve në përgatitjen për tranzicionin e gjelbër.
e mërkurë, 29 qershor 2022/Author: Anonym/Numri i shikimeve (24760)/Comments (0)/ Article rating: No rating
Kategoria: Aktivitetet
Etiketimet:
RSS
123