19 janar 2023
Janar 2023
Që nga shpallja e pavarësisë në vitin 2008, Kosova ka arritur të bëhet anëtare e disa organizmave shumëpalësh, duke përfshirë Bankën Botërore, Fondin Monetar Ndërkombëtar, si dhe Bankën për Zhvillim të Këshillit të Evropës në vitin 2013 dhe Komisionin e Venecias në vitin 2014.
Me dorëzimin e kërkesës për antarsim në Këshillin e Evropës më 12 maj 2022, Kosova nisi një proces të rëndësishëm politik, kështu duke hapur një kapitull të ri. Antarsimi në Këshillin e Evropës duket të jetë i gjatë dhe i vështirë. Andaj ky shënim i shkurtër i politikave ofron një përmbledhje të aplikimit të Kosovës në Këshillin e Evropës dhe elaboron shkurtimisht strategjinë dhe marrëdhëniet shumëpalëshe të Kosovës me Këshillin e Evropës.