Me rastin e ditës mbyllëse të Forumit Botëror për Demokraci në Strasburg, gjenerata e 17 e Shkollës Politike të Prishtinës është çertifikuar nga Këshillii i Evropës, përmes Sekretares së Përgjithshme Marija Pejčinović Burić.
Prej 6- 8 Nëntor përpos angazhimeve brenda Forumit Botëror për Demokraci ku kemi diskutuar për informacionin, median dhe demokracinë, Shkolla Politike ka vizituar Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe Konsullatën e Përgjithshme të Kosovës në Strasburg, për të njohur nga afër punën e këtyre institucioneve.
Pjesëmarrësit gjithashtu kanë pasur rast për rrjetëzim dhe krijim kontaktesh me Shkollat Politike të 21 vendeve tjera, si dhe pjesëmarrësit tjerë në këtë ngjarje. Forumi Botëror për Demokraci shënon kompletimim e cikleve të programeve të Shkollës Politike për këtë gjeneratë.