Me datën 30 Tetor Shkolla Politike mirëpriti Znj. Flutura Kusari dhe Z. Bardh Rugova për të diskutuar për aspektet ligjore e sociologjike të lirisë së shprehjes dhe të fenomenit të "lajmeve të rreme" para pjesëmarrjes në Forumin Botëror për Demokraci.
Gjatë kësaj ngjarje të ftuarit folën për:
lirinë e mendimit, të informimit dhe të shpërndarjes së informatave, duke shqyrtuar raste të ndryshme të sinjalizimit, qasjes në dokumente publike, mbrotjes së reputacionit dhe sigurisë së gazetarëve; dhe
krijimin e ambientit post-truth, me "fake news" si fenomen i varur nga kushtet shoqërore; si dhe, konceptet të gazetarisë: totalitare, autoritare, libertariane dhe të përgjegjësisë sociale.