Instituti i Prishtines per Studime Politike, Group for Legal and Political Studies dhe Instituti GAP mbajtën më 11 Nëntor tryezën e diskutimit me titullin: “Agjenda për Reforma Evropiane (ERA) në sektorin e punësimit”.
Në këtë tryezë u diskutua për ecurinë e zbatimit te Agjendës për Reforma Evropiane (ERA), në fushën e punësimit si dhe u prezantua një raport monitorues për njërën prej pikave të marrëveshjes së kësaj shtylle, që trajton Agjencinë e Punësimit të Republikës së Kosovës, i hartuar nga PIPS.
Ndër idetë kyçe të dalura nga kjo tryezë ishin:
-Prioritizimi dhe nevoja për vullnet politik dhe vendosshmëri për implementimin e masave të ERA-së.
-Agjencia e Punësimit është funksionale dhe ka treguar rezultate të kënaqshme në raport me ERA-në, mirëpo ka ende nevojë për përkrahje dhe ngritje të kapaciteteve për të rritur pjesëmarrjen në tregun e punës në mënyrë afatgjate.
-Agjencia është e gatshme të implementoj masat aktive të trgu por duhet bërë më shumë për trajnimin e stafit, rritjen e buxhetit dhe digjitalizimin e punës.
-Duhet rishikuar numri i madh i prioriteteve në kuadër të Agjendës për Reforma Evropiane, dhe të sigurohet një numër më i vogël por në të cilat mund të fokusohet dhe punohet.
-Duhet ndërtuar mbi mekanzimin e mbikëqyrjes së PIPS,GAP dhe GLPS dhe të krijohet një mekanizëm i llogaridhënies për ERA-në brenda institucioneve.
Panelistë ishin: Znj. Gerrie Willems - Ambasadore e Mbretërisë së Holandës në Kosovë, znj. Syzana Bytyqi Jagxhiu nga Zyra e BE-së, z. Drin Haraçia - Drejtor i Agjencisë së Punësimit, z. Demush Shasha - Drejtor i Institutit EPIK si dhe znj. Leonora Kryeziu dhe z. Butrint Berisha nga PIPS.
Programet | |
Viti i publikimit | |