Seminari i III-të i Shkollës Politike (Gjenerata e 20-të)

4 korrik
Seminari i III-të i Shkollës Politike (Gjenerata e 20-të)
Përfundon me sukses seminari i 3️-të i Shkollës Politike (Gjenerata e 20-të)! Tre ditë përplot energji, dinamikë dhe diskutime interaktive.

Gjatë datave 24-26 qershor, PIPS mbajti seminarin e III-të me radhë të Shkollës Politike me temën "Politika e Jashtme dhe Siguria Nacionale" e cila u karakterizua me ligjërata, diskutime dhe debate.

Patëm kënaqësinë të kemi ligjërues nga fusha të ndryshme si: znj. Gjylieta Mushkolaj (Kosova në kornizë shumëpalëshe: Anëtarësimi në organizatat e mëdha nderkombëtare), z. Fisnik Korenica (Supranacionalizmi dhe organizatat ndërkombëtare), z. Fabian Zhilla (Të kuptuarit e ekstremizmit të dhunshëm), znj. Teuta Avdimetaj (Riintegrimi dhe Rehabilitimi i luftëtarëve kosovarë në Lindjen e Mesme), znj. Garentina Kraja (Burimi dhe pasojat e konflikteve në Lindjen e Mesme dhe ndikimi në shoqërinë dhe pozicionin ndërkombëtar të Kosovës), z. Gëzim Visoka (Ridefinimi i politikës së jashtme të Kosovës) si dhe z. Enver Hoxhaj (Kosova brenda kontekstit të ri rajonal dhe botëror).
Seminari solli një debat të frytshëm dhe energjik mes grupit dhe ligjëruesve, por gjithashtu kësaj rradhe theks të veçantë patën temat e parandalimit dhe luftimit të ekstremizmit të dhunshëm, përmes ligjëratave gjatë të cilave pjesëmarrësit e Shkollës Politike u informuan rreth ekstremizmit të dhunshëm në kontekst global e rajonal, dallimin mes koncepteve të terrorizmit, ekstremizmit, radikalizmit, si dhe statistikat dhe iniciativat e ndërmarra për riatdhesimin dhe rehabilitimin e luftëtarëve të kthyer në Kosovë.

Ky seminar është mbajtur me mbështetjen e Advocacy Training and Resource Center - ATRC përmes Resilient Community Programme dhe Këshillit të Evropës - Council of Europe.
Programet
  • Shkolla Politike
Viti i publikimit
  • 2022
  • 4 korrik
  • Numri i shikimeve: 25357
Kategoria: Aktivitetet
Etiketimet:
Rate this article:
No rating
Print
Aktivitetet më të shikuara
 
Publikohet analiza dhe mbahet diskutimi Racionalizimi i Agjencive të Pavarura dhe Rregullatorëve në Kosovë

Publikohet analiza dhe mbahet diskutimi Racionalizimi i Agjencive të Pavarura dhe Rregullatorëve në Kosovë

11 korrik 2019

Me datën 7 Korrik Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS) publikoi analizën e politikave “Racionalizimi i Agjencive të Pavarura dhe Rregullatorëve në Kosovë”. Analiza e hartuar pas një periudhe disamujore hulumtimi ofron një përshkrim të përgjithshëm të situatës aktuale të reformës së administratës publike, gjegjësisht zbatimit të racionalizimit të agjencive të pavarura, ekzekutive dhe rregullatorëve.

e enjte, 11 korrik 2019/Author: SuperUser Account/Numri i shikimeve (35249)/Comments (0)/ Article rating: No rating
Kategoria: Aktivitetet
Etiketimet:
Takimi i parë me gazetarë në kuadër të programit “Gazetarët në fushën e energjisë dhe ambientit”

Takimi i parë me gazetarë në kuadër të programit “Gazetarët në fushën e energjisë dhe ambientit”

27 dhjetor 2019

Më 27 dhjetor u mbajt takimi i parë me gazetarë në kuadër të programit “Gazetarët në fushën e energjisë dhe ambientit”. Gjatë këtij takimi u prezantua programi i detajuar për pjesëmarrësit si dhe gjendja aktuale në Kosovë sa i përket politikave për energji dhe ambient

e premte, 27 dhjetor 2019/Author: SuperUser Account/Numri i shikimeve (33093)/Comments (0)/ Article rating: No rating
Kategoria: Aktivitetet
Etiketimet:
Diskutimi i Shkollës Politike me Z. Shpend Ahmeti me temën "Efektet e pandemisë në ekonominë kosovare"

Diskutimi i Shkollës Politike me Z. Shpend Ahmeti me temën "Efektet e pandemisë në ekonominë kosovare"

15 korrik 2020

Më 15 Korrik, Shkolla Politike mbajti një diskutim me Z. Shpend Ahmeti, Kryetarin e Komunës së Prishtinës me temën "Efektet e pandemisë në ekonominë kosovare".

e mërkurë, 15 korrik 2020/Author: Anonym/Numri i shikimeve (32267)/Comments (0)/ Article rating: No rating
Kategoria: Aktivitetet
Etiketimet:
Ligjërata me Dr. Gëzim Visoka dhe Shkollën Politike me temën "Paqja përmes njohjes së dyanshme:Situata e tanishme në Kosovë dhe mundësitë e së ardhmes"

Ligjërata me Dr. Gëzim Visoka dhe Shkollën Politike me temën "Paqja përmes njohjes së dyanshme:Situata e tanishme në Kosovë dhe mundësitë e së ardhmes"

5 maj 2020

Shkolla Politike ka mbajtur ligjëratën me Dr. Gëzim Visoka me temën "Paqja përmes njohjes së dyanshme: Situata e tanishme në Kosovë dhe mundësitë e së ardhmes".

e martë, 5 maj 2020/Author: Anonym/Numri i shikimeve (32080)/Comments (0)/ Article rating: No rating
Kategoria: Aktivitetet
Etiketimet:
RSS