Seminari i III-të i Gjeneratës së 22-të së Shkollës Politike - Politika e Jashtme dhe Siguria Nacionale

3 korrik
Seminari i III-të i Gjeneratës së 22-të së Shkollës Politike - Politika e Jashtme dhe Siguria Nacionale

Gjatë fundjavës (28-30 Qershor), Shkolla Politike organizoi seminarin e tretë për gjeneratën e saj të 22-të. Tema e seminarit të III-të ishte Politika e Jashtme dhe Siguria Nacionale. Vikendi ishte i mbushur me ligjërata/diskutime të rëndësishme nga përfaqësues të ndryshëm, të cilët diskutuan gjerësisht rreth Politikës së Jashtme, Sigurisë Nacionale dhe rolin e Kosovës në këtë fushë. Ishte një fundjavë e mbushur me diskutime interaktive, ligjërata interesante dhe momente dinamike!

Dita 1 – Politika e Jashtme, Marrëdhëniet SHBA - Kosovë
Dita filloi me z. Adri Nurellari, publicist dhe aktivist, i cili shqyrtoi Politikën e Jashtme nëpërmjet prizmit të ideologjive politike. Pasdita vazhdoi me z. Pëllumb Kelmendi, Profesor i Asociuar në Departamentin e Shkencave Politike në Auburn University, i cili mbajti një ligjëratë mbi partneritetin e Kosovës me SHBA-të dhe konsolidimin e marrëdhënieve politike bilaterale dhe multilaterale. Ai gjithashtu theksoi partneritetin strategjik të Kosovës me aleatët, si dhe sfidat e Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Dita 2 – Perspektiva Evropiane për Kosovën, Stabiliteti Rajonal dhe Siguria në Ballkanin Perëndimor, Ndikimi Rus në Ballkanin Perëndimor
Dita e Shtunë filloi me diskutimin mbi perspektivën Evropiane për Kosovën, sfidat e shtrirjes së sovranitetit, politikën aktuale në BE dhe kushtëzimet e BE-së. Ligjërimi dhe diskutimi u drejtuan nga znj. Gjeraqina Tuhina, Korrespondente e Radio Televizionit të Kosovës në Bruksel.

Në pjesën e dytë, vazhduam me një diskutim me znj. Jeta Loshaj. Ajo shqyrtoi ndikimin e Lindjes dhe Perëndimit në Ballkanin Perëndimor, me theks të veqantë ndikimin Rus në rajon. Sesioni i pasdites u përmbyll me një diskutim rreth stabilitetit Rajonal dhe Sigurisë në Ballkanin Perëndimor, duke përfshirë marrëdhëniet e Kosovës me vendet fqinje dhe historinë e konflikteve si dhe duke analizuar dinamikat aktuale të sigurisë. Ligjërimi dhe diskutimi u drejtua nga z. Ylber Hysa, ish Ambasador i Kosovës në Republikën e Maqedonisë së Veriut .

Dita 3 – Diplomacia Multilaterale, Radikalizmi dhe Ektremizmi Fetar si sfidë për sigurinë në Kosovë

Në ditën e fundit të seminarit, dita filloi me z. Petrit Selimi, ish zëvendës-ministër i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, i cili zhvilloi një diskutim frymëzues për rolin e Kosovës në Politikën e Jashtme dhe Diplomacinë Multilaterale, duke shqyrtuar mundësitë dhe dinamikën e Politikës së Jashtme të vendit. Seminarin e mbyllëm me një sesion interaktiv nga z. Lulzim Peci, Drejtor Ekzekutiv i KIPRED-it, rreth Radikalizmit dhe Ekstremizmit Fetar si sfidë për sigurinë, duke analizuar gjithashtu impaktin e islamit politik në Kosovë.

Diskutimet gjatë seminarit ishin frytdhënëse dhe të dobishme për të gjithë pjesëmarrësit. Jemi mirënjohës për kontributin e të gjithë ligjëruesve, moderatorëve dhe pjesëmarrësve në suksesin e këtij seminarit.
Më poshtë, shihni disa momente nga Seminari i parë i Shkollës Politike.

Programi i Shkollës Politike mbështetet nga Këshilli i Evropës. Ky seminar i Shkollës Politike është mbështetur nga Konrad-Adenauer-Stiftung Kosovo.


 

Programet
  • Shkolla Politike
Viti i publikimit
  • 2024
  • 3 korrik
  • Numri i shikimeve: 9963
Kategoria: Aktivitetet
Etiketimet:
Rate this article:
No rating
Print
Aktivitetet më të shikuara
 
Publikohet analiza dhe mbahet diskutimi Racionalizimi i Agjencive të Pavarura dhe Rregullatorëve në Kosovë

Publikohet analiza dhe mbahet diskutimi Racionalizimi i Agjencive të Pavarura dhe Rregullatorëve në Kosovë

11 korrik 2019

Me datën 7 Korrik Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS) publikoi analizën e politikave “Racionalizimi i Agjencive të Pavarura dhe Rregullatorëve në Kosovë”. Analiza e hartuar pas një periudhe disamujore hulumtimi ofron një përshkrim të përgjithshëm të situatës aktuale të reformës së administratës publike, gjegjësisht zbatimit të racionalizimit të agjencive të pavarura, ekzekutive dhe rregullatorëve.

e enjte, 11 korrik 2019/Author: SuperUser Account/Numri i shikimeve (35074)/Comments (0)/ Article rating: No rating
Kategoria: Aktivitetet
Etiketimet:
Takimi i parë me gazetarë në kuadër të programit “Gazetarët në fushën e energjisë dhe ambientit”

Takimi i parë me gazetarë në kuadër të programit “Gazetarët në fushën e energjisë dhe ambientit”

27 dhjetor 2019

Më 27 dhjetor u mbajt takimi i parë me gazetarë në kuadër të programit “Gazetarët në fushën e energjisë dhe ambientit”. Gjatë këtij takimi u prezantua programi i detajuar për pjesëmarrësit si dhe gjendja aktuale në Kosovë sa i përket politikave për energji dhe ambient

e premte, 27 dhjetor 2019/Author: SuperUser Account/Numri i shikimeve (32956)/Comments (0)/ Article rating: No rating
Kategoria: Aktivitetet
Etiketimet:
Diskutimi i Shkollës Politike me Z. Shpend Ahmeti me temën "Efektet e pandemisë në ekonominë kosovare"

Diskutimi i Shkollës Politike me Z. Shpend Ahmeti me temën "Efektet e pandemisë në ekonominë kosovare"

15 korrik 2020

Më 15 Korrik, Shkolla Politike mbajti një diskutim me Z. Shpend Ahmeti, Kryetarin e Komunës së Prishtinës me temën "Efektet e pandemisë në ekonominë kosovare".

e mërkurë, 15 korrik 2020/Author: Anonym/Numri i shikimeve (32144)/Comments (0)/ Article rating: No rating
Kategoria: Aktivitetet
Etiketimet:
Ligjërata me Dr. Gëzim Visoka dhe Shkollën Politike me temën "Paqja përmes njohjes së dyanshme:Situata e tanishme në Kosovë dhe mundësitë e së ardhmes"

Ligjërata me Dr. Gëzim Visoka dhe Shkollën Politike me temën "Paqja përmes njohjes së dyanshme:Situata e tanishme në Kosovë dhe mundësitë e së ardhmes"

5 maj 2020

Shkolla Politike ka mbajtur ligjëratën me Dr. Gëzim Visoka me temën "Paqja përmes njohjes së dyanshme: Situata e tanishme në Kosovë dhe mundësitë e së ardhmes".

e martë, 5 maj 2020/Author: Anonym/Numri i shikimeve (31946)/Comments (0)/ Article rating: No rating
Kategoria: Aktivitetet
Etiketimet:
RSS