Këtë fundjavë organizuam seminarin e dytë të Shkollës Politike (Gjenerata 23), me fokus në një nga shtyllat më të rëndësishme të jetës demokratike: lidershipin dhe komunikimin politik. Përgjatë tri ditëve intensive, pjesëmarrësit nga fusha të ndryshme (shoqëria civile, parti politike, institucioneve publike dhe media) morën pjesë në diskutime interaktive, analiza rastesh dhe punëtori praktike, ku u trajtuan:
Parimet bazë të lidershipit etik dhe me vlera
Aftësi kyçe të komunikimit: të folurit në publik, tregimi i rrëfimeve (storytelling) dhe inteligjenca emocionale
Modelet dhe stilet e lidershipit në kontekste politike
Si të njohim dhe kundërshtojmë gjuhën e urrejtjes, populizmin dhe dezinformimin
Mesazhet strategjike dhe ndërtimi i besimit publik nga liderët
I falënderojmë kontribuesit tanë të jashtëzakonshëm:
Neritan Sejamini – Ekspert i Komunikimit Politik
Valon Kurhasani – Ekspert i Lidershipit
Xhemajl Rexha – Kryetar i Bordit të Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës
Kreshnik Gashi – Kryeredaktor i KALLXO.com
Ky trajnim/seminar shënoi një hap të rëndësishëm drejt përgatitjes së liderëve të rinj për t’u angazhuar me përgjegjësi në jetën publike dhe për të forcuar dialogun demokratik në Kosovë. Ky trajnim u organizua me mbështetjen e Demo Finland dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme të Finlandës. Programi i Shkollës Politike mbështetet nga Këshilli i Evropës.
Programet | |
Viti i publikimit | |