Aktivitetet më të shikuara
Mbahet Seminari i parë i Shkollës Politike "Shteti dhe Shoqëria"
Në datat 1-3 Mars Gjenerata e 17-të e Shkollës Politike mbajti Modulin e Parë Shteti dhe Shoqëria: Identiteti Politik, Qeverisja dhe Rendi Politik. Temat e seminarit u ligjëruan nga ekspertë të fushave përkatëse: Fatmir Sejdiu, Fisnik Korenica, Ermal Hasimja, Blerim Shala, Anton Vukpalaj, Blendi Ceka, Ramadan Ilazi dhe Besnik Tahiri.
Seminari trajtoi dimensionet teorike dhe praktike të shoqërisë dhe shtetit, ndërveprimin ndërmjet të dyjave për të krijuar sistemin qeverisës shtetëror dhe ndërkombëtar të cilin e kemi sot, duke diskutuar gjithashtu transformimet që kanë ndodhur përgjatë civilizimeve, bashkë me interpretimin shkencor që është prodhuar. Seminari gjithashtu i kushtoi vëmendje të veçantë të drejtës ndërkombëtare, institucioneve shumëpalëshe, paqendërtimit dhe shtetndërtimit dhe identitetit politik, të para, por jo të kufizuara, në dritë të rastit të Kosovës.
Raporti i shpalles së pavarësisë së Kosovës me të drejtën ndërkombëtare ishte një nga segmentet kryesore të debatit. Duke qenë se rasti i Kosovës në mënyrë të plotë nuk mund të kategorizohet në asnjë nga mënyrat e shpalles së shteteve të pavarura në periudhën post-1945 (procesi i dekolonizimit, pajtimi i shtetit amë apo shpërbërja e shteteve ekzistuese) etiketimi i Kosovës si sui-generis ka qenë dhe mbetet mënyra e vetme e përputhjes së lëvizjes së pavarësisë me të drejtën ndërkombëtare. Për më tepër, çdo hap politik që do të lëvizte këtë argumentim do të nënkuptonte ndryshim i kësaj përputhjeje dhe hyrje në ujëra të turbullta.
Programet | |
Viti i publikimit | |