Aktivitetet më të shikuara
Diskutim mbi Reformën e Sistemit të Inspektimeve në Kosovë
Më 11 Maj PIPS mbajti diskutimin për reformën e sistemit të inspektimeve në vend, ku morrën pjesë përfaqësues nga inspektoratet, ministritë përgjegjëse dhe shoqëria civile.
Gjatë kësaj ngjarje u prezantua analiza e PIPS si dhe u mbajt një diskutim mes pjesëmarrësve dhe panelistëve rreth aspekteve ligjore të reformës, kontekstit të tanishëm dhe pengesat e inspektorateve në lidhje me zbatimin e reformës.
Z. Rexhep Bllaca nga Departamenti Ligjor i Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë tregoi se projektligji për inspektimet ka qenë i gatshëm në Janar 2021, sic ka qenë në 2019 por për shkak të rënieve të qeverive është vonuar kaq shumë miratimi i tij. Ai tha se në fazën e dytë të reformës parashihet të bëhet rishikimi dhe harmonizimi i rreth 130 ligjeve.
Z. Naser Shamolli nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike foli për rëndësinë e përpilimit dhe miratimit të një plani konkret me detyra dhe afate të qarta dhe realiste për zbatimin e kësaj reforme, përkundër tendencës që të synohen afate jorealiste prej 1 viti për të rregulluar të gjitha çështjet e një reforme kaq komplekse.
Në ndërkohë shumë përfaqësues të inspektorateve u kyçën në diskutim duke shprehur gatishmërinë e tyre për koordinim ndërmjet inspektorateve dhe institucioneve kyçe siç kanë bërë deri më tani, apo edhe shqetësimin e tyre për pamundësinë e rishikimit dhe harmonizimit të rreth 130 ligjeve me ligjin që pritet të hyn në fuqi.
Ky aktivitet u organizua me mbështetjen e Fondacionit Kosovar për Shoqëri të Hapur.
Programet | - Integrimi evropian
- Qeverisja cilësore
|
Viti i publikimit | |