SHKOLLA POLITIKE E PRISHTINËS KA HAPUR KONKURSIN PËR PRANIMIN E KANDIDATËVE PËR GJENERATËN E NJËZET E TRETË (23) e martë, 14 janar 20250

SHKOLLA POLITIKE E PRISHTINËS KA HAPUR KONKURSIN PËR PRANIMIN E KANDIDATËVE PËR GJENERATËN E NJËZET E TRETË (23)

Shkolla Politike, e themeluar për të fuqizuar liderët në sferat politike, ekonomike, sociale dhe kulturore, ka hapur thirrjen për aplikim në gjeneratën e saj të 23-të.

Kush mund të aplikojë?

Mirëpresim kandidatë nga partitë politike, institucionet publike, mediat, OJQ-të dhe bizneset. Kandidatët e interesuar duhet të kenë të përfunduar nivelin Bachelor dhe njohja e gjuhës angleze është e detyrueshme. Si profesionist aktiv në fushën tuaj, shfrytëzojeni këtë mundësi për të kontribuar në të ardhmen e juaj!

Përfitimet nga Programi i Shkollës Politike të Prishtinës:

· Ngritje e njohurive në nxitjen e demokracisë, respektimin e ligjit dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

· Njohuri të thelluara nga ligjëruesit më prominent vendas dhe ndërkombëtarë.

· Certifikim nga Këshilli i Evropës

· Pjesëmarrje ekskluzive në Forumin Botëror për Demokraci në Strasburg.

· Pjesë e rrjetit tonë prej mbi 700 alumni.

Afati i Aplikimit: 31 Janar 2025

Ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 22-të të Shkollës Politike e mërkurë, 18 dhjetor 20240

Ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 22-të të Shkollës Politike

Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS) mbrëmë, në praninë e partnerëve, alumnistëve dhe mes miqësh, shënoi diplomimin e gjeneratës së 22-të, duke përmbyllur edhe një cikël të suksesshëm të programit të Shkollës Politike. Ky program ka qenë dhe vazhdon të jetë më shumë se një mundësi edukimi, është një nxitës për lidership dhe një themel për një shoqëri më të drejtë dhe gjithëpërfshirëse. 

Shkolla Politike vazhdon të angazhohet për gjithëpërfshirje dhe diversitet, që janë thelbësore për një shoqëri demokratike dhe progresive. 

Si çdo herë, në përmbyllje të programit të Shkollës Politike, reflektuam mbi sfidat që na përcollën gjatë vitit dhe pritjet për vitin vijues. 

Konferenca përmbyllëse e projektit 'Rruga drejt përdorimit efiçient vendor të burimeve natyrore' e hënë, 16 dhjetor 20240

Konferenca përmbyllëse e projektit 'Rruga drejt përdorimit efiçient vendor të burimeve natyrore'

Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS), Akademia e Studimeve Politike (ASP), Komuna Suharekë dhe Bashkia Kurbin organizuan konferencën përmbyllëse të projektit “Rruga drejt përdorimit efiqient vendor të burimeve natyrore”, që u mbajt të premten, më 13 dhjetor. Ky projekt është pjesë e Programit IPA II për bashkëpunim ndërkufitar Shqipëri-Kosovë.

Gjatë konferencës, u prezantuan rezultatet e arritura gjatë dy viteve të implementimit të projektit, me fokus në përmirësimin e efikasitetit energjetik dhe adresimin e sfidave klimatike.

Bashkëpunimi me Demo Finland rreth të rinjve në partitë politike e mërkurë, 27 nëntor 20240

Bashkëpunimi me Demo Finland rreth të rinjve në partitë politike

Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS) në bashkëpunim me Demo Finland, priti një delegacion të politikanëve të rinj finlandezë, të diplomuar të Akademisë së Demokracisë në Finlandë, për një vizitë studimore me qëllim nxitjen e dialogut dhe shkëmbimin e përvojave ndërmjet Kosovës dhe Finlandës. Kjo vizitë ofroi një platformë për të eksploruar sfidat dhe mundësitë për pjesëmarrje politike në mesin e të rinjve në Kosovë duke shkëmbyer përvojat finlandeze të bashkëpunimit shumëpartiak.

Dialogu i Prishtinës – Ballkani dhe Azia e Jugut e martë, 26 nëntor 20240

Dialogu i Prishtinës – Ballkani dhe Azia e Jugut

Më 25 nëntor 2024, Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS), në bashkëpunim me Institutin Aziatik të Diplomacisë dhe Çështjeve Ndërkombëtare (AIDIA) dhe Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës organizuan forumin “Dialogu i Prishtinës – Ballkani dhe Azia e Jugut” , e cila u mbështet financiarisht nga Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur (KFOS).

Ky event i nivelit të lartë mblodhi për herë të parë aktorë kryesorë, politikëbërës, liderë, përfaqësues të shoqërisë civile dhe media nga Kosova dhe Azia e Jugut (India, Nepali, Bangladeshi, dhe Shri Lanka) për të diskutuar mundësitë dhe sfidat e përbashkëta në fushën e demokracisë, bashkëpunimit rajonal dhe zhvillimit ekonomik.

RSS
1345678910Last
Aktivitetet më të shikuara
 
Seminari i I-rë i Shkollës Politike (Gjenerata e 21-të) 17-19 Mars
Diona Kusari
/ Kategoria: Aktivitetet

Seminari i I-rë i Shkollës Politike (Gjenerata e 21-të) 17-19 Mars

Shkolla e Politikës 2023 ka filluar me seminarin e parë për këtë gjeneratë!

Dita jonë e parë përbëhej nga leksione frymëzuese nga studiues të njohur në fushat e tyre si Dr. Gëzim Krasniqi (Universiteti i Edinburgut), Profesor Oliver Richmond (Universiteti i Mançesterit) dhe Dr. Ermal Hasimja (Shkolla 'Ernest Koliqi' Tirane).

Dita e dytë ishte po aq emocionuese, me një ligjëratë nga Prof. Enver Hasani (Universiteti i Prishtinës) mbi sistemet politike dhe sovranitetin.

Vazhduam pasditen me një diskutim të gjallë të udhëhequr nga Dr. Ramadan Ilazi (Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë - QKSS), i cili na ndihmoi të zbërthejmë konceptin e shtetit në kontekstin e studimeve të paqes dhe konfliktit.

Puna jonë në grupe ishte e mbushur me energji dhe ne ndjemë se po bënim shtjellim të thellë drejt kuptimit të kësaj teme komplekse. Në ditën e fundit, seminarin tonë të parë e përmbyllëm me një bisedë fantastike nga z. Shpend Ahmeti për shtetndërtimin në dritën e dialogut Kosovë-Serbi.

Ky program mbështetet nga Këshilli i Evropës dhe Konrad-Adenauer-Stiftung Kosova.

Presim me padurim të ndajmë me ju së shpejti pjesët e tjera të programit!
Previous Article DEKLARATA E REYKJAVÍK-ut 'Të bashkuar rreth vlerave tona' (SAMITI I REYKJAVÍK-ut - KËSHILLI I EVROPËS)
Next Article Seminari i II-të i Shkollës Politike të Gjeneratës së 21-të
Print
12049 Rate this article:
No rating
Programet
  • Shkolla Politike
Viti i publikimit
  • 2023