SHKOLLA POLITIKE E PRISHTINËS KA HAPUR KONKURSIN PËR PRANIMIN E KANDIDATËVE PËR GJENERATËN E NJËZET E KATËR (24) e martë, 16 dhjetor 20250

SHKOLLA POLITIKE E PRISHTINËS KA HAPUR KONKURSIN PËR PRANIMIN E KANDIDATËVE PËR GJENERATËN E NJËZET E KATËR (24)

Bëhuni pjesë e një përvoje transformuese me një nga programet e para të edukimit politik joformal në Kosovë! Shkolla Politike, e themeluar për të fuqizuar liderët në sferat politike, ekonomike, sociale dhe kulturore, ka hapur thirrjen për aplikim në gjeneratën e saj të 24-të. E ndërtuar mbi shtyllat e demokracisë, programi ynë shtrihet nga marsi deri në nëntor, duke përfshirë seminare, diskutime dhe ligjerata që kultivojnë të menduarit kritik dhe vlerat demokratike. Programi ofron mundësi për të thelluar njohuritë në fusha si qeverisja, lidershipi, të drejtat e njeriut dhe angazhimi qytetar, duke pajisur pjesëmarrësit me njohuritë për të formësuar të ardhmen si qytetarë aktiv dhe lider në Kosovë.

Policy Pitch Night 2025 e premte, 12 dhjetor 20250

Policy Pitch Night 2025

Instituti i Prishtines për Studime Politike (PIPS) organizoi Policy Pitch Night, ku pjesëmarrësit e Shkollës Politike 2025 prezantuan Policy Briefs që kanë zhvilluar gjatë muajve të fundit.

Përmes analizave dhe punës bashkëpunuese, grupet trajtuan disa nga sfidat më urgjente të politikave të Kosovës, duke ofruar perspektiva të reja dhe rekomandime të zbatueshme.

Forumi Botëror për Demokraci 2025 - Shkolla Politike (Gjenerata 23) e mërkurë, 12 nëntor 20250

Forumi Botëror për Demokraci 2025 - Shkolla Politike (Gjenerata 23)

Pjesëmarrësit e Shkollës Politike, Gjenerata 23, qëndruan në Strasburg nga data 4 deri më 8 nëntor, ku morën pjesë në Forumin Botëror për Demokraci 2025, i cili këtë vit u zhvillua nën temën “Demokracia në Rrezik: Si mund ta ringjallim atë?”.

Ishte një udhëtim i mbushur me përvoja të vlefshme, diskutime frymëzuese dhe, sigurisht, shumë momente argëtimi e energjie pozitive nga grupi i Gjeneratës 23-të!

Një falënderim i veçantë për Këshillin e Evropës për mbështetjen e vazhdueshme, si dhe për Konsullatën e Kosovës në Strasburg për mikpritjen dhe bashkëpunimin e ngrohtë.

Seminari i V-të i Shkollës Politike - Drejtësia Tranzicionale dhe Paqendërtimi e hënë, 20 tetor 20250

Seminari i V-të i Shkollës Politike - Drejtësia Tranzicionale dhe Paqendërtimi

Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS) përmbylli me sukses Seminarin për Drejtësinë Tranzicionale dhe Ndërtimin e Paqes, mbajtur në kuadër të Programit të Shkollës së Politikës. Gjatë tri ditëve, pjesëmarrësit patën mundësinë të thellojnë njohuritë e tyre mbi teoritë e drejtësisë tranzicionale, mekanizmat praktikë të saj, si dhe përvojat rajonale, duke reflektuar mbi rëndësinë e ballafaqimit me të kaluarën për ndërtimin e paqes së qëndrueshme në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor.

Ky aktivitet u mundësua me mbështetjen e projektit rajonal “Mbështetje e BE-së për Ndërtimin e Besimit në Ballkanin Perëndimor,” i financuar nga Bashkimi Evropian (BE) dhe i zbatuar nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP).

Prezantimi i Vjetarit të Politikës së Jashtme (2024-25) e mërkurë, 1 tetor 20250

Prezantimi i Vjetarit të Politikës së Jashtme (2024-25)

Instituti i Prishtinës për Studime Politike prezantoi sot Vjetarin e Politikës së Jashtme të Kosovës.

Raporti thekson një periudhë të karakterizuar nga marrëdhënie të tensionuara me partnerët kyç, progres i kufizuar në angazhimin shumëpalësh dhe ngecje në proceset e integrimit në BE dhe NATO. Përkundër arritjes së liberalizimit të vizave, diplomacia e Kosovës është përballur me sfida dhe pengesa të mëdha.

Diskutimi solli në pah rritjen e pasivitetit diplomatik të Kosovës, duke paralajmëruar për humbjen e drejtimit strategjik në politikën e jashtme. Një tjetër pikë kyçe ishte se si Kosova do të orientohet në një rend botëror në ndryshim, nga kornizat liberale drejt ripozicionimeve të reja gjeopolitike, dhe çfarë nënkupton kjo për pozicionimin e saj strategjik.

Në panel, Muhamet Brajshori dhe Ilir Deda ndanë reflektimet e tyre, duke theksuar respektivisht se Kosova ka “humbur busullën në raport me aleatët dhe jo-aleatët”, ndërsa “2025-ta do të mbahet mend si viti i humbjeve të mëdha në marrëdhëniet ndërkombëtare, një pengesë e vështirë për t’u rikuperuar, edhe me një qeveri të re.”

RSS
1345678910Last
Aktivitetet më të shikuara
 
Seminari i III-të i Gjeneratës së 23-të së Shkollës Politike - Paqja, Diplomacia dhe Siguria
Jon Krasniqi
/ Kategoria: Aktivitetet

Seminari i III-të i Gjeneratës së 23-të së Shkollës Politike - Paqja, Diplomacia dhe Siguria

Gjatë këtij vikendi, përfunduam me sukses seminarin e tretë të Shkollës së Studimeve Politike me Gjeneratën e 23-të, të fokusuar në Paqe, Diplomaci dhe Siguri.
Gjatë tre ditëve intensive, pjesëmarrësit u angazhuan në diskutime nxitëse të mendimit me ekspertë të shquar mbi politikën e jashtme, diplomacinë, pozicionimin ndërkombëtar dhe sigurinë e Kosovës.

Seminari ofroi një vështrim të thelluar mbi:
– Kontekstin diplomatik global dhe rajonal të Kosovës
– Strategjitë ligjore dhe diplomatike për të forcuar praninë ndërkombëtare të Kosovës
– Përpjekjet për integrim në BE dhe NATO
– Ndikimin e fuqive globale në ndërtimin e shtetit dhe sigurinë
– Ndikimin e konflikteve rajonale dhe globale në pozicionin e Kosovës
– Strategjitë e ndërtimit të paqes dhe qëndrueshmërisë në politikën e jashtme

Falënderojmë të gjithë folësit tanë (Oliver Richmond, Gezim Visoka, Butrint Berisha, Kushtrim Istrefi, Augustin Palokaj, Ramadan Ilazi, Arianit Shehu, Martin Vulaj, Drita Perezic & Florian Qehaja) për ndarjen e ekspertizës së tyre, si dhe pjesëmarrësit tanë për angazhimin e tyre aktiv dhe kontributet e vlefshme në diskutime.

Falenderojmë përkrahësit tanë, Këshillin e Evropës dhe Konrad-Adenauer-Stiftung Kosova!

Previous Article Seminari i V-të i Shkollës Politike - Drejtësia Tranzicionale dhe Paqendërtimi
Next Article Seminari i IV-të i Shkollës Politike (Gjenerata e 23-të) - Dialogu Politik dhe Negocimi
Print
3909 Rate this article:
No rating
Programet
  • Shkolla Politike
Viti i publikimit
  • 2025