Seminari i IV-të i Shkollës Politike (Gjenerata e 21-të) Partitë Politike dhe Komunikimi Politik e mërkurë, 13 shtator 20230

Seminari i IV-të i Shkollës Politike (Gjenerata e 21-të) Partitë Politike dhe Komunikimi Politik

Seminari i IV i Shkollës Politike: Partitë Politike dhe Komunikimi Politik:


Kjo fundjavë shënoi seminarin e katërt dhe të fundit të të Gjeneratës '21 së Shkollës Politike!

Seminari “Partitë Politike dhe Komunikimi Politik” i cili u mbajt nga datat 9-10 shtator tek Pylli i Arinjve Prishtinë, doli të jetë një vikend me diskutime përmbajtësore, energji, ngazëllim dhe njohuri të thella. Si pjesëmarrësit e Shkollës, edhe ligjëruesit ndanë këndvështrimet e tyre, duke krijuar një platformë që nuk ishte asgjë më pak se fuqizuese intelektualisht.


Pikat kryesore:
Një zhytje e thellë në nuancat e partive politike si agjentë të demokratizimit dhe rolin e tyre kryesor në proceset zgjedhore si dhe ndikimi transformues i komunikimit politik dhe sfera dixhitale e mediave sociale.

Në ditën e parë kishim nderin të kishim ligjërues interaktiv si z. Bashmir Xhemaj për komunikimin politik, znj. Flutura Kusari për lirinë e shprehjes dhe z. Agon Maliqi për sfidat e populizmit.

Dita e dytë vazhdoi me sesione tërheqëse nga z. Adri Nurellari mbi thelbin dhe rëndësinë e partive politike dhe pikëpamjet e z. Adem Beha mbi demokracinë e brendshme të partive politike në Kosovë.

Programi i Shkollës Politike mbështetet nga Këshilli i Evropës.
Seminari i III-të të Shkollës Politike - Gjenerata 21 (Siguria Nacionale dhe Politika e Jashtme) e diel, 2 korrik 20230

Seminari i III-të të Shkollës Politike - Gjenerata 21 (Siguria Nacionale dhe Politika e Jashtme)

Seminari III-të i Shkollës Politike u përmbyll me sukses në Prishtinë! Ishte një fundjavë e mbushur me diskutime interaktive, ligjërata me përmbajtje interesante dhe socializim! Temat kryesore të shtjelluara në këtë seminar ishin Siguria Nacionale dhe Politika e Jashtme, duke përfshirë sigurinë kibernetike për herë të parë në Shkollën Politike.


Ne dëshirojmë të shprehim mirënjohjen tonë për Konrad-Adenauer-Stiftung Kosovo dhe Këshillin e Evropës për mbështetjen e palëkundur të Shkollës Politike. Pa përkushtimin e tyre, ky seminar nuk do të ishte i mundur.
Seminari i II-të i Shkollës Politike të Gjeneratës së 21-të e enjte, 25 maj 20230

Seminari i II-të i Shkollës Politike të Gjeneratës së 21-të

Seminari i Dytë i Shkollës Politike 2023 u përmbyll me sukses këtë vikend në Durrës! Fundjava ishte e mbushur me diskutime të thella, ligjërata interesante dhe punë energjike në grupe!

I shprehim mirënjohjen tonë të përzemërt Këshillit të Evropës për mbështetjen e palëkundur të Shkollës Politike.

Lexo më shumë informata rreth seminarit brenda artikullit.
DEKLARATA E REYKJAVÍK-ut 'Të bashkuar rreth vlerave tona' (SAMITI I REYKJAVÍK-ut - KËSHILLI I EVROPËS) e mërkurë, 24 maj 20230

DEKLARATA E REYKJAVÍK-ut 'Të bashkuar rreth vlerave tona' (SAMITI I REYKJAVÍK-ut - KËSHILLI I EVROPËS)

Samiti i Këshillit të Evropës në Rejkjavik përcaktoi orientimin e organizatës në sfidat e reja për demokracinë.

Krerët e 46 vendeve anëtare të organizatës u dakorduan në:

*krijimin e mekanizmit të riparimit të dëmeve të shkaktuara nga agresioni i Federatës Ruse në Ukrainë;
* aderimin e Bashkimit Evropian në Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut;
* standarde të reja për të mbrojtur të drejtat e njeriut në epokën dixhitale online dhe offline, veçanërisht në lidhje me inteligjencën artificiale;
* njohjen politike të së drejtës për një mjedis të pastër, të shëndetshëm dhe të qëndrueshëm si një e drejtë e njeriut;
* promovimin e të drejtave sociale në Evropë përmes Kartës Sociale, etj.

Lexo më shumë brenda aktivitetit.
Seminari i I-rë i Shkollës Politike (Gjenerata e 21-të) 17-19 Mars e hënë, 20 mars 20230

Seminari i I-rë i Shkollës Politike (Gjenerata e 21-të) 17-19 Mars

Shkolla e Politikës 2023 ka filluar me seminarin e parë për këtë gjeneratë!

Dita jonë e parë përbëhej nga leksione frymëzuese nga studiues të njohur në fushat e tyre si Dr. Gëzim Krasniqi (Universiteti i Edinburgut), Profesor Oliver Richmond (Universiteti i Mançesterit) dhe Dr. Ermal Hasimja (Shkolla 'Ernest Koliqi' Tirane).

Dita e dytë ishte po aq emocionuese, me një ligjëratë nga Prof. Enver Hasani (Universiteti i Prishtinës) mbi sistemet politike dhe sovranitetin.

Në ditën e fundit, seminarin tonë të parë e përmbyllëm me një bisedë fantastike nga z. Shpend Ahmeti për shtetndërtimin në dritën e dialogut Kosovë-Serbi.

Ky program mbështetet nga Këshilli i Evropës dhe Konrad-Adenauer-Stiftung Kosova.

Presim me padurim të ndajmë me ju së shpejti pjesët e tjera të programit!
RSS
123578910Last
Aktivitetet më të shikuara
 
Konferenca përmbyllëse e projektit 'Rruga drejt përdorimit efiçient vendor të burimeve natyrore'
Diona Kusari
/ Kategoria: Aktivitetet

Konferenca përmbyllëse e projektit 'Rruga drejt përdorimit efiçient vendor të burimeve natyrore'

Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS), Akademia e Studimeve Politike (ASP), Komuna Suharekë dhe Bashkia Kurbin organizuan konferencën përmbyllëse të projektit “Rruga drejt përdorimit efiqient vendor të burimeve natyrore”, që u mbajt të premten, më 13 dhjetor. Ky projekt është pjesë e Programit IPA II për bashkëpunim ndërkufitar Shqipëri-Kosovë.

Gjatë konferencës, u prezantuan rezultatet e arritura gjatë dy viteve të implementimit të projektit, me fokus në përmirësimin e efikasitetit energjetik dhe adresimin e sfidave klimatike.

Pjesëmarrësit kishin mundësinë të ndanin përvoja dhe ide me përfaqësues të Bashkisë së Kurbinit dhe Komunës së Suharekës, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërkufitar. Po ashtu, u zhvilluan diskutime të thelluara mbi përfitimet që ka sjellë projekti për qytetarët e Suharekës dhe ndikimin e tij në sektorët publik dhe privat.

Gjatë ngjarjes, u nënshkrua edhe Memorandumi i Mirëkuptimi për bashkëpunimin ndërkufitar në fushën e energjisë midis dy bashkive.

Pas takimit, pjesëmarrësit realizuan një vizitë në fshatin Gelancë, për të parë investimin në ndriçimin efiçient në këtë fshat të Komunës së Suharekës.

Për më shumë detaje rreth realizimit të investimeve në Komunën e Suharekës mund të ndiqni videon në këtë link të YouTube: https://www.youtube.com/watch?v=jmqOWgyxG_g

Previous Article Ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 22-të të Shkollës Politike
Next Article Dialogu i Prishtinës – Ballkani dhe Azia e Jugut
Print
5823 Rate this article:
No rating
Programet
  • Energjia dhe ambienti
  • Integrimi evropian
  • Qeverisja cilësore
Viti i publikimit
  • 2024