Number of search result: 20

Tryeza dhe prezantimi i publikimit 'Raportimi i përgjegjshëm mbi ballafaqimin me të kaluarën dhe sfidat e medias në Kosovë'

Tryeza dhe prezantimi i publikimit 'Raportimi i përgjegjshëm mbi ballafaqimin me të kaluarën dhe sfidat e medias në Kosovë'

15 korrik 2026

PIPS organizoi një tryezë diskutimi ku u prezantua publikimi mbi raportimin e përgjegjshëm të medias dhe përballjen me të kaluarën në Kosovë.

Gjatë tryezës, Besian Beha prezantoi gjetjet dhe rekomandimet kryesore të Policy Brief-it, duke vënë në pah rëndësinë e raportimit profesional dhe të përgjegjshëm në trajtimin e çështjeve që lidhen me të kaluarën, drejtësinë tranzicionale dhe proceset e pajtimit në Kosovë. Prezantimi hapi diskutimin mbi mënyrën se si mediat ndikojnë në formësimin e narrativave publike, perceptimin e së kaluarës dhe debatin shoqëror rreth drejtësisë dhe llogaridhënies.

Profesionistë dhe përfaqësues të mediave ndanë komentet dhe përvojat e tyre profesionale, duke reflektuar mbi sfidat me të cilat përballen gazetarët gjatë raportimit për tema të ndjeshme, përfshirë përdorimin e gjuhës, verifikimin e informacionit, trajtimin e viktimave dhe kujdesin ndaj narrativave që mund të thellojnë ndarjet shoqërore. Diskutimi gjithashtu trajtoi mundësitë për forcimin e praktikave të raportimit që kontribuojnë në informimin e publikut dhe në një qasje më të kujdesshme ndaj proceseve të përballjes me të kaluarën.

e mërkurë, 15 korrik 2026/Author: Jon Krasniqi/Numri i shikimeve (2)/Comments (0)/ Article rating: No rating
Kategoria: Aktivitetet
Etiketimet:
Policy Pitch Night 2025

Policy Pitch Night 2025

12 dhjetor 2025

Instituti i Prishtines për Studime Politike (PIPS) organizoi Policy Pitch Night, ku pjesëmarrësit e Shkollës Politike 2025 prezantuan Policy Briefs që kanë zhvilluar gjatë muajve të fundit.

Përmes analizave dhe punës bashkëpunuese, grupet trajtuan disa nga sfidat më urgjente të politikave të Kosovës, duke ofruar perspektiva të reja dhe rekomandime të zbatueshme.

e premte, 12 dhjetor 2025/Author: Jon Krasniqi/Numri i shikimeve (12788)/Comments (0)/ Article rating: No rating
Kategoria: Aktivitetet
Etiketimet:
Nënshkrimi i Deklaratës së përbashkët nga Forumet Rinore të Partive Politike

Nënshkrimi i Deklaratës së përbashkët nga Forumet Rinore të Partive Politike

22 shtator 2025

Sot, më 22 shtator, Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS), mblodhi Kryetarët e Forumeve Rinore të partive politike në Kosovë, ku ata nënshkruan një Deklaratë të Përbashkët, duke u zotuar për një kulturë politike me integritet, pa gjuhë të urrejtjes dhe pa dezinformim gjatë fushatave zgjedhore. Deklarata është një zotim moral dhe politik që dërgon mesazhin se politika mund të bëhet me respekt, dinjitet dhe transparencë.

Të rinjtë u zotuan se do ta luftojnë dezinformimin, gjuhën e urrejtjes dhe dhunën online, duke ruajtur etikën politike dhe duke mos toleruar dhunë në politikë apo në jetën publike.

e hënë, 22 shtator 2025/Author: Jon Krasniqi/Numri i shikimeve (15581)/Comments (0)/ Article rating: No rating
Kategoria: Aktivitetet
Etiketimet:
Takimi i tretë i Platformës për Dialogun Ndërpartiak në Kosovë

Takimi i tretë i Platformës për Dialogun Ndërpartiak në Kosovë

29 korrik 2025

Instituti i Prishtinës për Studime Politike – PIPS, me mbështetjen e Demo Finland, më 29 korrik organizoi takimin e tretë të Forumit për Dialog Ndërpartiak.

Në këtë takim morën pjesë përfaqësues të forumeve rinore të partive politike, të cilët patën mundësinë të diskutojnë për temën "Pse dhe si ka rëndësi kultura politike?" me z. Butrint Berisha.

e martë, 29 korrik 2025/Author: Jon Krasniqi/Numri i shikimeve (16126)/Comments (0)/ Article rating: No rating
Kategoria: Aktivitetet
Etiketimet:
Takimi i dytë i Platformës për Dialogun Ndërpartiak në Kosovë

Takimi i dytë i Platformës për Dialogun Ndërpartiak në Kosovë

10 korrik 2025

Instituti i Prishtinës për Studime Politike – PIPS, me mbështetjen e Demo Finland, organizoi dje takimin e dytë të Forumit për Dialog Ndërpartiak. Në këtë takim morën pjesë përfaqësues të partive politike (të forumeve rinore, asambleistë të kuvendeve komunale) të cilët patën rastin të diskutojnë me ekspertin z. Kreshnik Gashi (Kryeredaktor dhe Redaktor Menaxhues i KALLXO.com).

Tema kryesore e diskutimit ishte “Dezinformimi dhe gjuha e urrejtjes”, faktorë që paraqesin sfida serioze për dialogun politik dhe stabilitetin shoqëror në Kosovë. Z. Gashi ndau me pjesëmarrësit mekanizmat e luftimit të dezinformimit, ndërsa pjesëmarrësit ndanë përvoja konkrete dhe shembuj të realitetit aktual, duke theksuar rëndësinë e luftimit të dezinformimit dhe promovimit të një komunikimi të përgjegjshëm dhe pa gjuhë nxitëse.

e enjte, 10 korrik 2025/Author: Jon Krasniqi/Numri i shikimeve (16230)/Comments (0)/ Article rating: No rating
Kategoria: Aktivitetet
Etiketimet:
Iniciimi i Platformës për Dialogun Ndërpartiak në Kosovë

Iniciimi i Platformës për Dialogun Ndërpartiak në Kosovë

25 qershor 2025

Iniciimi i Platformës për Dialogun Ndërpartiak në Kosovë 

Instituti i Prishtinës për Studime Politike – PIPS, me përkrahjen e Demo Finland, të mërkurën organizoi takimin e parë të Forumit për Dialog Ndërpartiak, një hap të rëndësishëm drejt krijimit të një platforme të re të dedikuar dialogut dhe bashkëpunimit ndërmjet të rinjve nga partitë politike në Kosovë.

Kjo inciativë synon të krijojë një hapësirë ku të rinjtë nga të gjitha partitë politike të ndajnë përvojat, sfidat dhe të punojnë së bashku për gjetjen e zgjidhjeve të përbashkëta.

e mërkurë, 25 qershor 2025/Author: Jon Krasniqi/Numri i shikimeve (16828)/Comments (0)/ Article rating: No rating
Kategoria: Aktivitetet
Etiketimet:
RSS
1234