Number of search result: 17

”Fotografimi” i situatës së përdorimit të energjisë në Kurbin dhe Suharekë

”Fotografimi” i situatës së përdorimit të energjisë në Kurbin dhe Suharekë

16 dhjetor 2022

Takimi prezantues i projektit “Rruga drejt përdorimit efiçent të burimeve natyrore vendore” u zhvillua më 14 dhjetor 2022 në Kurbin. Qëllimi i këtij aktiviteti ishte prezantimi i gjetjeve të anketimit të zhvilluar gjatë 3 muajve të fundit me familjarë dhe biznese si dhe intervistime të aktorëve të ndryshëm vendorë në bashkitë e Kurbinit dhe Suharekës me qëllim për të vlerësuar situatën e konsumit të energjisë si dhe ndërgjegjësimin e aktorëve të ndryshëm mbi
“transformimin e gjelbër”.

Pjesëmarrës në këtë aktivitet ishin rreth 30 autoritete vendore në Kurbin dhe Suharekë, përfaqësues nga institucionet vendore, biznesi, shoqëria civile dhe media si dhe përfaqësues nga Sekretariati i Përbashkët Teknik IPA, me qendër në Lezhë.

e premte, 16 dhjetor 2022/Author: Diona Kusari/Numri i shikimeve (10125)/Comments (0)/ Article rating: No rating
Kategoria: Aktivitetet
Etiketimet:
Konferenca Rajonale - Bashkëpunimi Rajonal dhe Agjenda e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor

Konferenca Rajonale - Bashkëpunimi Rajonal dhe Agjenda e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor

29 qershor 2022

Me datë 20 qershor, PIPS në mbështetje nga Bashkimi Evropian mbajti Konferencën Rajonale “Bashkëpunimi Rajonal dhe Agjenda e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor”.
Kjo ngjarje rajonale u organizua në kuadër të Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm të Kosovës (KSDW).
Duke pasur parasysh rëndësinë e bashkëpunimit rajonal për axhendën e gjelbër dhe tranzicionin energjetik, kjo konferencë solli së bashku deputet, anëtarë të grupeve joformale parlamentare të gjelbra, përfaqësues të biznesit dhe shoqërisë civile nga vendet e rajonit (Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut).

Qëllimi i konferencës ishte që të diskutoj mbi rëndësinë dhe rolin e parlamentit në implementimin e Agjendës së Gjelbër për Ballkanin Perëndimor, sfidat për një tranzicion të suksesshëm energjetik si dhe të ardhmen e bizneseve në përgatitjen për tranzicionin e gjelbër.
e mërkurë, 29 qershor 2022/Author: Diona Kusari/Numri i shikimeve (11998)/Comments (0)/ Article rating: No rating
Kategoria: Aktivitetet
Etiketimet:
Ngjarja përmbyllëse e Programit për gazetarët në fushën e energjisë dhe mjedisit dhe ndarja e cmimeve për shkrimet më të mira

Ngjarja përmbyllëse e Programit për gazetarët në fushën e energjisë dhe mjedisit dhe ndarja e cmimeve për shkrimet më të mira

1 dhjetor 2020

Më 1 Dhjetor PIPS ka përmbyllur angazhimin një-vjecar në kuadër të Programit për gazetarë që raportojnë në fushën e energjisë dhe mjedisit.

Si pjesë e këtij programi PIPS me mbështetjen e GIZ, gjatë këtij viti ka mbajtur seminarin për energjinë dhe planifikimin e qëndrueshëm mjedisor, punëtorinë për raportimin mjedisor si dhe ka organizuar konkursin për shkrimet më të mira për cështje të energjisë dhe mjedisit.
Në ngjarjen e fundit PIPS ka ndarë certifikatat për pjesëmarrësit e Programit, si dhe ka ndarë cmimet për tre shkrimet më të mira.
e martë, 1 dhjetor 2020/Author: Diona Kusari/Numri i shikimeve (17213)/Comments (0)/ Article rating: No rating
Kategoria: Aktivitetet
Etiketimet:
Gazetarët e Programit për Energji dhe Ambient takohen me Grupin e Deputetëve të Gjelbër

Gazetarët e Programit për Energji dhe Ambient takohen me Grupin e Deputetëve të Gjelbër

27 nëntor 2020

Me 27 Nëntor grupi i gazetarëve të Programit të PIPS për gazetarët në energji dhe ambient u takuan me Grupin e Deputetëve të Gjelbër (GDGJ).

Gazetarët patën mundësinë të njoftohen me objektivat afatshkurte dhe afatgjata të GDGJ dhe angazhimin e tyre në çështjet e mbrojtjes së mjedisit, dhe prioritizimin e tyre në agjendën nacionale.

Më tutje, diskutimi mbuloi cështjen e hidrocentraleve dhe situatës energjetike, orientimin e politikave zhvillimore kah qëndrueshmëria si dhe ngritjen e vetëdijes për mbulimin e temave mjedisore edhe nga mediat kosovare.
e premte, 27 nëntor 2020/Author: Diona Kusari/Numri i shikimeve (17410)/Comments (0)/ Article rating: No rating
Kategoria: Aktivitetet
Etiketimet:
Punëtoria për raportimin mjedisor me gazetarët kosovarë

Punëtoria për raportimin mjedisor me gazetarët kosovarë

25 tetor 2020

Prej 13 deri më 20 tetor 2020 organizuam punëtorinë për raportim mjedisor me gazetarin gjerman Dirk Asendorpf dhe grupin e gazetarëve kosovarë të profilizuar në hulumtumin dhe shkrimin rreth çështjeve të mjedisit. Përgjatë katër sesioneve, në fasilitimin e ekspertit të huaj, gazetarët kosovarë patën mundësinë të dëgjonin për historinë e raportimit mjedisor, sfidat e tanishme, praktikat më të mira, këndet e raportimit, mënyrat e prezantimit të storieve si dhe përvojat nga Gjermania.

e diel, 25 tetor 2020/Author: Diona Kusari/Numri i shikimeve (17756)/Comments (0)/ Article rating: No rating
Kategoria: Aktivitetet
Etiketimet:
Seminari i parë i Shkollës Politike 2020

Seminari i parë i Shkollës Politike 2020

10 mars 2020

Gjenerata e 18-të e Shkollës Politike sot ka mbajtur seminarin e parë Shteti dhe Shoqëria: Orientimi Politik, Qeverisja dhe Rendi Politik. 

e martë, 10 mars 2020/Author: SuperUser Account/Numri i shikimeve (19322)/Comments (0)/ Article rating: No rating
Kategoria: Aktivitetet
Etiketimet:
RSS
123