Number of search result: 46

Seminari i Tretë i Shkollës Politike 2021

Seminari i Tretë i Shkollës Politike 2021

8 korrik 2021

Kemi përmbyllur seminarin e tretë të Shkollës Politike me gjeneratën e 19-të gjatë datave 2-4 Korrik.

Kësaj rradhe theks të veçantë në seminar patën temat e parandalimit dhe luftimit të ekstremizmit të dhunshëm, përmes ligjëratave gjatë të cilave pjesëmarrësit e Shkollës Politike u informuan rreth ekstremizmit të dhunshëm në kontekst global e rajonal, dallimin mes koncepteve të terrorizmit, ekstremizmit, radikalizmit, si dhe statistikat dhe inciativat e ndërmarra për riatdhesimin dhe rehabilitimin e luftëtarëve të kthyer në Kosovë.

Në një kontekst më të gjerë, seminari trajtoi politikën e jashtme kosovare, politikën botërore, teoritë dhe marrëdhëniet ndërkombëtare, duke i ofruar pjesëmarrësve disa ngjyrime të të kuptuarit të Politikës së Jashtme dhe Sigurisë Kombëtare - nga prizmi politik, ligjor dhe social.

Tutje, pjesëmarrësit patën mundësinë të dëgjojnë dhe diskutojnë me zëvëndësministrin aktual të MPJD për rrjedhën e deritanishme të qasjes së Kosovës me akterët rajonal dhe global si dhe planin e kësaj qeverie.

Ky seminar është mbajtur me mbështetjen e Advocacy Training and Resource Center - ATRC përmes Resilient Community Program dhe Këshillit të Evropës - Council of Europe.
e enjte, 8 korrik 2021/Author: Diona Kusari/Numri i shikimeve (10362)/Comments (0)/ Article rating: No rating
Kategoria: Aktivitetet
Etiketimet:
Seminari i Dytë i Shkollës Politike

Seminari i Dytë i Shkollës Politike

25 maj 2021

Prej 21-23 Maj PIPS ka mbajtur Seminarin e Dytë të Shkollës Politike për gjeneratën e 19-të.

Ky seminar ishte një gërshëtim i diskutimeve me ekspertë për ndikimin e ideologjisë politike në politika publike dhe shkëmbimit mes pjesëmarrësve.

Pjesëmarrësit u njohën më afër me pikëpamjet e të majtës dhe së djathtës për ekonomi dhe politika sociale; diskutuan nga një qasje pluraliste për ndërhyrjen e shtetit dhe tregun e lirë dhe punuan së bashku për të mbrojtur qëndrimet e tyre për propozime politikash të përzgjedhura.
e martë, 25 maj 2021/Author: Diona Kusari/Numri i shikimeve (10486)/Comments (0)/ Article rating: No rating
Kategoria: Aktivitetet
Etiketimet:
Seminari i parë i Shkollës Politike 2021

Seminari i parë i Shkollës Politike 2021

21 mars 2021

Gjenerata e 19-të mbajti seminarin e parë me datën 19-21 Mars.

Ligjërues në këtë seminar ishin: Gëzim Visoka, Vjosa Musliu, Fisnik Korenica, Adri Nurellari, Ermal Hasmija, Ramadan Ilazi dhe Gëzim Krasniqi.
e diel, 21 mars 2021/Author: Diona Kusari/Numri i shikimeve (10930)/Comments (0)/ Article rating: No rating
Kategoria: Aktivitetet
Etiketimet:
Ngjarja përmbyllëse e gjeneratës së tetëmbëdhjetë të Shkollës Politike

Ngjarja përmbyllëse e gjeneratës së tetëmbëdhjetë të Shkollës Politike

24 shkurt 2021

Më 23 Shkurt u mbajt ngjarja përmbyllëse e gjeneratës së tetëmbëdhjetë të Shkollës Politike. Me këtë rast, tridhjetë pjesëmarrës janë çertifikuar dhe kanë përmbyllur ciklin e Shkollës Politike të Këshillit të Evropës.
e mërkurë, 24 shkurt 2021/Author: Diona Kusari/Numri i shikimeve (13305)/Comments (0)/ Article rating: No rating
Kategoria: Aktivitetet
Etiketimet:
THIRRJE PËR APLIKIM NË SHKOLLËN POLITIKE⁣⁣ 2021

THIRRJE PËR APLIKIM NË SHKOLLËN POLITIKE⁣⁣ 2021

1 dhjetor 2020

Shkolla Politike e Prishtinës ka hapur konkursin për pranimin e kandidatëve për gjeneratën e nëntëmbëdhjetë (19).
Shkolla Politike është një ndër programet e para të edukimit joformal politik në Kosovë dhe programi më i vjetër që është ende aktiv. Që nga viti 2003 Shkolla Politike implementohet nga Instituti i Prishtinës për Studime Politike me përkrahjen dhe nën ombrellën e Këshillit të Evropës. Qëllimi i programit është promovimi i një kulture të re politike për liderët e rinjë në përputhje me tre parimet kyçe të Këshillit të Evropës: demokracia, sundimi i ligjit dhe të drejtat e njeriut.

Gjatë një viti kalendarik 30 pjesëmarrës nga partitë politike, media, shoqëria civile, administrata publike kanë mundësinë të ndjekin modulet me ligjërata, me folës eminentë vendorë dhe ndërkombëtarë. Programi aktualisht zbatohet në 22 vende të ndryshme të botës dhe të diplomuarit çertifikohen nga Këshilli i Evropës dhe Sekretari/ja e Përgjithshme e kësaj organizate.
e martë, 1 dhjetor 2020/Author: Diona Kusari/Numri i shikimeve (16135)/Comments (0)/ Article rating: No rating
Kategoria: Aktivitetet
Etiketimet:
Mbahet seminari i tretë i Shkollës Politike 2020 me gjeneratën e 18-të

Mbahet seminari i tretë i Shkollës Politike 2020 me gjeneratën e 18-të

12 tetor 2020

Gjatë fundjavës së 9 tetorit PIPS mbajti seminarin e tretë të Shkollës Politike për gjeneratën e tetëmbëdhjetë me rradhë.
Ky seminar mbuloi temën "Politika e Jashtme dhe Marrëdhëniet Ndërkombëtare".

Me një grup të ekspertëve të fushës diskutuam dinamikat dhe teoritë kryesore të politikës së jashtme dhe sigurisë, veçanërisht ndërlidhjen e tyre me kontekstin e Kosovës.

Gjatë këtyre ditëve diskutuam për ndërveprimin mes politikës së jashtme, teorisë së marrëdhënieve ndërkombëtare dhe të drejtës ndërkombëtare publike, Kosovën në kontekstin e ri rajonal dhe botëror; sfidat e sovranitetit të Kosovës dhe ç'njohjet si dhe Kosovën në kornizën shumëpalëshe dhe anëtarësimin potencial në NATO.
e hënë, 12 tetor 2020/Author: Diona Kusari/Numri i shikimeve (12920)/Comments (0)/ Article rating: No rating
Kategoria: Aktivitetet
Etiketimet:
RSS
12345678