Politika Ndërkombëtare dhe Dialogu Kosovë - Serbi
SuperUser Account
/ Kategoria: Publikimet

Politika Ndërkombëtare dhe Dialogu Kosovë - Serbi

Dhjetor 2019

Qëllimi i këtij edicioni të anketës është ofrimi i të dhënave dhe rezultateve për perceptimet publike të qytetarëve kosovarë përmes trajtimit të tre aspekteve të mëposhtme: 1. Politika ndërkombëtare dhe aktorët ndërkombëtarë, që ofron të dhëna për perceptimet në raport me politikën ndërkombëtare dhe aktorët rajonalë dhe globalë, duke përfshirë shtetet dhe organizatat ndërkombëtare; 2. Politika e jashtme dhe pozita ndërkombëtare e Kosovës, që ofron të dhëna për përceptimet e qytetarëve për pozitën ndërkombëtare të Kosovës dhe institucionet e politikës së jashtme të Kosovës; 3. Procesi i dialogut Kosovë-Serbi, më saktësisht perceptimet e qytetarëve kosovarë për opcionet eventuale të një marrëveshjeje finale dhe pritshmëritë e tyre nga ky proces.

Previous Article Raport Monitorues - Agjencia e Punësimit e Republikës së Kosovës
Next Article Vjetari i Politikës së Jashtme Kosovare
Print
5181 Rate this article:
No rating
Programet
  • Politika e jashtme
Viti i publikimit
  • 2019
Publikimet e fundit
 
Rishikimi i Strategjisë së Energjisë së Republikës së Kosovës 2022-2031 e premte, 24 maj 20240

Rishikimi i Strategjisë së Energjisë së Republikës së Kosovës 2022-2031

Kjo përmbledhje e politikave është strukturuar për të ofruar një analizë gjithëpërfshirëse të Strategjisë së Energjisë. Në këtë publikim, kemi një përmbledhje të përmbajtjes, strukturës dhe aspekteve formale të Strategjisë së Energjisë. Pastaj, vazhdon analiza e përafrimit të saj me kërkesat për anëtarësim në BE dhe vlerësohet se sa i plotëson nevojat specifike të Kosovës. Më pas ofrohen rekomandime për përmirësimet e nevojshme përpara se të bëhen konkluzionet në lidhje me zhvillimet e ardhshme të mundshme në Strategjinë e Energjisë.

Ky aktivitet ishte pjesë e projektit "Rritja e Përgjegjshmërisë Publike në Procesin e Integrimit në Bashkimin Evropian", financuar nga programi MATRA nga Mbretëria e Holandës.
RAPORTI MONITORUES: STRATEGJIA E ENERGJISË E REPUBLIKËS SË KOSOVËS 2022-2031 (Periudha 2023) e premte, 26 prill 20240

RAPORTI MONITORUES: STRATEGJIA E ENERGJISË E REPUBLIKËS SË KOSOVËS 2022-2031 (Periudha 2023)

Instituti i Prishtinës për Studime politike ka publikuar Raportin Monitorues: Strategjia e Energjisë e Republikës së Kosovës 2022-2031, për periudhën 2023. Raporti është bërë në kuadër të projektit ‘Rritja e llogaridhënies publike në procesin e integrimit evropian’, në bashkëpunim me Lëvizja FOL, i mbështëtur nga programi MATRA, i cili financohet nga Embassy of the Netherlands in Kosovo (Ambasada e Mbretërisë së Holandës në Kosovë). Masat e monitoruara janë masat e dala nga Strategjia e Energjisë së Kosovës për peridhën 2022 dhe 2023.

Raporti synon të vlerësojë arritjet dhe të identifikojë sfidat gjatë viteve 2022 dhe 2023 të implementimit të strategjisë.

Open Call and Terms of Reference for a Videographer/Video Editor e enjte, 25 prill 20240

Open Call and Terms of Reference for a Videographer/Video Editor

PIPS seeks a skilled videographer/video editor for our School of Politics Program. The role will involve producing high-quality videos of seminars and interviews. These videos will be shared on our website, social media, and public events.

This call is made possible by the project that PIPS is implementing (Building Bridges of Accountability: The Path to Reconciliation) supported by the EU regional funded project “EU Support to Confidence Building in the Western Balkans", and implemented by UNDP. 

Application Process:

Submit your CV, portfolio, and financial offer to shkolla.politike@gmail.com or info@pips-ks.org no later than the 1st of May, 2024.

Struktura institucionale dhe parakushtet e tjera për anëtarësim në BE e mërkurë, 13 dhjetor 20230

Struktura institucionale dhe parakushtet e tjera për anëtarësim në BE

Instituti i Prishtinës për Studime Politike publikon raportin e radhës, në linjë me projektin MATRA nga Ambasada e Mbretërisë Holandeze, si bashkëimplementues të projektit me Lëvizjen FOL.

Ky raport shqyrton gatishmërinë institucionale të Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian (BE), pas metodologjisë së re të zgjerimit të BE-së. Raporti ofron kontekstin e marrëdhënieve të Kosovës me BE-në, thekson arritjet në zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (MSA) dhe shqyrton kërkesat për negociatat e anëtarësimit sipas metodologjisë së re.

Raporti gjithashtu përshkruan afatet paraprake kohore për negociatat bazuar në një skenar optimist, duke përfunduar me gjetjet dhe rekomandimet për qeverinë e Kosovës në avancimin e integrimeve evropiane.

RSS