Reflektimi i politikave nacionale për efiçencë të energjisë në nivel lokal
2013
Ky studim është një analizë e shkurtë e politikave energjetike në nivel të BE-së me qëllim të kuptimit të bazës aktuale ligjore në nivel vendi dhe pastaj shtjellon ndikimin e politikave qendrore në politikat e nivelit lokal në fushën e EE. Studimi, ka si qëllim kryesor vlerësimin e kornizës aktuale ligjore në fushën e EE, evidentimin e mangësive të saj si dhe nxjerrjen e rekomandimeve të cilat do të mund ti kontribuonin plotësimit të kornizës ligjore dhe institucionale të nivelit lokal. Më tej studimi synon ti nxjerr në pah vështirësitë dhe sfidat me të cilat ballafaqohet niveli i qeverisjes lokale e të cilat janë dëshmuar të jenë pengesë e krijimit të një strukture funksionale dhe efektive komunale e cila do të ishte vendimtare për përmirësimin e efiçiencës së energjisë respektivisht për krijimin e një sistemi të qëndrueshëm energjetik në nivel vendi.
Programet | |
Viti i publikimit | |