Reforma e sistemit të inspektimeve në Kosovë
Diona Kusari
/ Kategoria: Publikimet

Reforma e sistemit të inspektimeve në Kosovë

Prill 2021

Mjedisi afarist në Kosovë mbikëqyret nga mbi 30 inspektorate, të cilët janë krijuar nga viti në vit në mënyrë të çorganizuar dhe pa politika unike, koherente e të koordinuara mirë.

MSA kërkon që Kosova të zbatojë me prioritet reforma për përafrim me tregun e BE-së, brenda tre deri pesë viteve të zbatimit të saj. Reformimi i inspektimeve ka qenë pjesë e prioriteteve të përbashkëta politike për zbatimin e MSA-së, përmes Agjendës për Reforma Evropiane (ERA), që nga nëntori 2016, kur ERA ishte miratuar nga Qeveria.

Kjo analizë politikash e trajton këtë reformë në tri aspekte. Së pari, përshkruhet gjendja aktuale lidhur me këtë reformë. Së dyti, identifikohen mangësitë dhe sfidat me të cilat mund të përballet zbatimi i saj. Së treti, jepen propozime konkrete.
Previous Article Realizimi i planit të punës së qeverisë për periudhën 2020
Next Article Një diskutim i shkurtër mbi rëndësinë e MSA-së dhe Dialogut Politik ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian (BE)
Print
4551 Rate this article:
No rating
Programet
  • Qeverisja cilësore
Viti i publikimit
  • 2020

Dokumente(t)

Publikimet e fundit
 
Parandalimi dhe luftimi i korrupsionit përmes përmirësimit të sistemit të llogaridhënies, profesionalizmit dhe pavarësisë së sistemit të drejtësisë e enjte, 23 nëntor 20230

Parandalimi dhe luftimi i korrupsionit përmes përmirësimit të sistemit të llogaridhënies, profesionalizmit dhe pavarësisë së sistemit të drejtësisë

Dokumenti i përgatitur nga grupi i Shkollës Politike (Gjenerata e 21-të) nënvizon një sfidë të vazhdueshme brenda sistemit gjyqësor dhe prokurorial të Kosovës, duke theksuar në mënyrë specifike mangësitë që mund ti ketë procesi i vlerësimit të performancës për gjyqtarët dhe prokurorët.

Për të adresuar këto çështje, dokumenti përshkruan objektivat për të përmirësuar cilësinë e punës midis gjyqtarëve dhe prokurorëve, duke promovuar transparencën, llogaridhënien dhe profesionalizmin.

PLANI KOMUNAL I VEPRIMIT PËR EFIÇIENCË TË ENERGJISË (PKVEE) PËR KOMUNEN E SUHAREKËS (PERIUDHA 2024-26) e mërkurë, 1 nëntor 20230

PLANI KOMUNAL I VEPRIMIT PËR EFIÇIENCË TË ENERGJISË (PKVEE) PËR KOMUNEN E SUHAREKËS (PERIUDHA 2024-26)

Plani Komunal i Veprimit për Efiçiencën e Energjisë (PKVEE) për Komunën e Suharekës përshkruan një udhërrëfyes strategjik për përmirësimin e efiçiencës së energjisë brenda komunës nga viti 2024 deri në vitin 2026.

Ky plan përfshinë iniciativa dhe masa që synojnë zvogëlimin e konsumit të energjisë, promovimin e qëndrueshmërisë dhe zbatimin e praktikave në dobi të mjedisit dhe komunitetit lokal. Plani gjithashtu përfshinë fusha të tilla si ruajtja e energjisë, zvogëlimi i CO2 në komunë, adoptimi i energjisë së rinovueshme dhe përmirësimet e infrastrukturës për të arritur përdorim më efikas të energjisë në komunën e Suharekës.
Integrimi i Kosovës në Bashkimin Evropian: Perceptimet e qytetarëve Kosovarë e martë, 17 tetor 20230

Integrimi i Kosovës në Bashkimin Evropian: Perceptimet e qytetarëve Kosovarë

Integrimi i Kosovës në Bashkimin Evropian: Perceptimet e qytetarëve Kosovarë është hulumtimi i radhës i PIPS, në bashkëpunim me Lëvizja FOL, dhe me mbështetjen e Ambasadës së Mbretërisë së Holandës në Kosovë.

Rezultatet e këtij hulumtimi/ankete hedhin dritë mbi perceptimet e qytetarëve kosovarë për një sërë dimensionesh të procesit integrues në BE. Anketa ofron të gjetura interesante lidhur me përshtypjet e kosovarëve për të ardhmen e shtetit të tyre, paramendimin e BE-së si mundësi për përmirësim të institucioneve dhe të cilësisë së jetës së përditshme, si një ‘e ardhme e premtuar’, largësia e saktë e të cilës nuk bëhet plotësisht e qartë.

Hulumtimi është organizuar në 38 komuna të Kosovës me 1200 respondentë, prej të cilëve 800 shqiptarë, 200 serbë dhe 200 pakica të tjera.



OPEN CALL for Two experts on the project 'Pathway towards an efficient use of local natural resources' e mërkurë, 6 shtator 20230

OPEN CALL for Two experts on the project 'Pathway towards an efficient use of local natural resources'

The invitation under this tender is dedicated to two local experts in Kosovo and Albania to develop the methodology for fulfilling the duties of reporting energy data to national
authorities.

The local government units in Kosovo and Albania (municipalities) are required by national law,
in both countries to report data to the national institutions, mainly the Energy Efficiency Agency, and the National Statistics Agency. In this context, a methodology for reporting data will be carried out.

It will be used to ease the job of reporting and increase collaboration with national institutions.

RSS