Siguria e Ujit në Kosovë dhe Marrëveshja e Uashingtonit
Diona Kusari
/ Kategoria: Publikimet

Siguria e Ujit në Kosovë dhe Marrëveshja e Uashingtonit

Shtator 2021

Sfidat që rrjedhin nga mungesa e koordinimit dhe normalizimit të marrëdhënieve politike me Serbinë e kanë tensionuar menaxhimin e Ujmanit dhe kanalit Ibër. Duke e pasur këtë parasysh, diskutimet e drejtuara nga SHBA-të në Shtëpinë e Bardhë më 4 shtator 2020 u përpoqën të trajtonin këtë çështje dhe në pikën shtatë të marrëveshjes u propozua një studim fizibiliteti që shikonte mundësitë e përdorimit të përbashkët të rrjedhës së ujit.

Ky shkrim përmbledhës synon të analizojë rastin e “Liqenit të Ujmanit” duke u fokusuar në bashkëpunimin rajonal dhe rëndësinë ekonomike. Për më tepër, ky shkrim përqendrohet në rëndësinë gjeopolitike të Liqenit të Ujmanit, Marrëveshjen e Uashingtonit dhe rekomandimet e dala nga kjo marrëveshje, rastet e ngjashme dhe precedentët ndërkombëtarë për menaxhimin e përbashkët të resurseve ujore, si dhe pasojat e marrëveshjes.
Previous Article Sektori i energjisë në Kosovë: Bashkëpunimi rajonal dhe projektet e gazifikimit
Next Article Deri në çfarë mase është integruar programi elektoral i Vetëvendosjes në Programin Qeveritar?
Print
4277 Rate this article:
No rating
Programet
  • Politika e jashtme
  • Energjia dhe ambienti

Dokumente(t)

Publikimet e fundit
 
Struktura institucionale dhe parakushtet e tjera për anëtarësim në BE e mërkurë, 13 dhjetor 20230

Struktura institucionale dhe parakushtet e tjera për anëtarësim në BE

Instituti i Prishtinës për Studime Politike publikon raportin e radhës, në linjë me projektin MATRA nga Ambasada e Mbretërisë Holandeze, si bashkëimplementues të projektit me Lëvizjen FOL.

Ky raport shqyrton gatishmërinë institucionale të Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian (BE), pas metodologjisë së re të zgjerimit të BE-së. Raporti ofron kontekstin e marrëdhënieve të Kosovës me BE-në, thekson arritjet në zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (MSA) dhe shqyrton kërkesat për negociatat e anëtarësimit sipas metodologjisë së re.

Raporti gjithashtu përshkruan afatet paraprake kohore për negociatat bazuar në një skenar optimist, duke përfunduar me gjetjet dhe rekomandimet për qeverinë e Kosovës në avancimin e integrimeve evropiane.

Parandalimi dhe luftimi i korrupsionit përmes përmirësimit të sistemit të llogaridhënies, profesionalizmit dhe pavarësisë së sistemit të drejtësisë e enjte, 23 nëntor 20230

Parandalimi dhe luftimi i korrupsionit përmes përmirësimit të sistemit të llogaridhënies, profesionalizmit dhe pavarësisë së sistemit të drejtësisë

Dokumenti i përgatitur nga grupi i Shkollës Politike (Gjenerata e 21-të) nënvizon një sfidë të vazhdueshme brenda sistemit gjyqësor dhe prokurorial të Kosovës, duke theksuar në mënyrë specifike mangësitë që mund ti ketë procesi i vlerësimit të performancës për gjyqtarët dhe prokurorët.

Për të adresuar këto çështje, dokumenti përshkruan objektivat për të përmirësuar cilësinë e punës midis gjyqtarëve dhe prokurorëve, duke promovuar transparencën, llogaridhënien dhe profesionalizmin.
 

PLANI KOMUNAL I VEPRIMIT PËR EFIÇIENCË TË ENERGJISË (PKVEE) PËR KOMUNEN E SUHAREKËS (PERIUDHA 2024-26) e mërkurë, 1 nëntor 20230

PLANI KOMUNAL I VEPRIMIT PËR EFIÇIENCË TË ENERGJISË (PKVEE) PËR KOMUNEN E SUHAREKËS (PERIUDHA 2024-26)

Plani Komunal i Veprimit për Efiçiencën e Energjisë (PKVEE) për Komunën e Suharekës përshkruan një udhërrëfyes strategjik për përmirësimin e efiçiencës së energjisë brenda komunës nga viti 2024 deri në vitin 2026.

Ky plan përfshinë iniciativa dhe masa që synojnë zvogëlimin e konsumit të energjisë, promovimin e qëndrueshmërisë dhe zbatimin e praktikave në dobi të mjedisit dhe komunitetit lokal. Plani gjithashtu përfshinë fusha të tilla si ruajtja e energjisë, zvogëlimi i CO2 në komunë, adoptimi i energjisë së rinovueshme dhe përmirësimet e infrastrukturës për të arritur përdorim më efikas të energjisë në komunën e Suharekës.

Metodologjia e implementimit dhe raportimit lidhur me Planin Komunal të Veprimit për Efiçiencë të Energjisë (PKVEE) e hënë, 23 tetor 20230

Metodologjia e implementimit dhe raportimit lidhur me Planin Komunal të Veprimit për Efiçiencë të Energjisë (PKVEE)

Metodologjia për implementimin dhe raportimin lidhur me zbatimin e Planit Komunal të Veprimit për Efiçiencë të Energjisë shërben si një vegël e vlefshme për komunat që duan të hartojnë dhe zbatojnë planet e tyre.

Qëllimi i kësaj metodologjie është t'u ndihmojë autoriteteve lokale të Komunës së Suharekës në përgatitjen dhe zbatimin e Planit Komunal të Veprimit për Efiçiencë të Energjisë, e që mund të shërbej si një përvojë e vlefshme edhe për komunat e tjera.

Ky program financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Akademia e Studimeve Politike, Insitituti i Prishtinës për Studime Politike dhe partnerët e tyre. Pikëpamjet e shprehura në këtë publikim janë përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet se pasqyrojnë pikëpamjet e Bashkimit Evropian

RSS