Reforma e Sistemit të Drejtësisë gjatë vitit 2021
Diona Kusari
/ Kategoria: Publikimet

Reforma e Sistemit të Drejtësisë gjatë vitit 2021

Janar 2022

Sistemi i drejtësisë deri më tani ka kaluar nëpër reforma të vazhdueshme dhe ka pasur përpjekje nga Qeveri të ndryshme për të trajtuar me prioritet sfidat afatgjata që pamundësojnë funksionimin e institucioneve të drejtësisë dhe ofrimin e drejtësisë për qytetarët. Reformimi i sistemit të drejtësisë në Kosovë vazhdon të mbetet sfidë shpesh problematike. Me ndihmën edhe të kërkesave të Bashkimit Evropian (BE), sidomos pas hyrjes në fuqi të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit (MSA) si instrumenti i parë i detyrueshëm për zbatimin e reformave për integrim në BE, reforma e sistemit të drejtësisë duket se po formësohet në mënyrë më të qartë dhe më të matshme. Kjo analizë ka për qëllim të diskutojë gjendjen aktuale të reformës së sistemit të drejtësisë në Kosovë gjatë vitit 2021, në veçanti në kontekst të zbatimit të MSA-së dhe reformave të tjera për integrim në BE. Pjesa e parë jep një kontekst të kësaj reforme, duke diskutuar prioritetet e Programit të Qeverisë, në ndërlidhje me obligimet që dalin nga MSA dhe dokumentet përkatëse për zbatimin e saj në Kosovë. Në pjesën e dytë diskutohen hollësisht reformat konkrete në sistemin e drejtësisë, me fokus të arriturat e deritanishme dhe çfarë mbetet për t’u trajtuar në vitet e mbetura të zbatimit të Programit të Qeverisë. Në fund përmblidhen përfundimet kryesore dhe disa rekomandime për të trajtuar sfidat dhe mangësitë kryesore të diskutuara.
Previous Article SEFTA 'Propozimi i ri per Bashkepunim ne Ballkanin Perendimor'
Next Article Ndikimi Socio-Ekonomik i Pandemisë në Kosovë
Print
2137 Rate this article:
No rating
Programet
  • Integrimi evropian
  • Qeverisja cilësore

Dokumente(t)

Publikimet e fundit
 
Thirrje për 2 (dy) ekspertë në projektin 'Të drejtat për komunitetet rurale' e mërkurë, 24 maj 20230

Thirrje për 2 (dy) ekspertë në projektin 'Të drejtat për komunitetet rurale'

Komunitetet e largëta rurale dhe malore në Kosovë përballen me sfida të mëdha në qasjen në informata për të drejtat e tyre ligjore dhe në kërkimin e drejtësisë. Ka disa faktorë që kontribuojnë në këtë situatë, si infrastruktura e dobët, niveli i ulët i arsimit dhe mungesa e burimeve ligjore. Kushtetuta e Republikës së Kosovës garanton një gamë të gjerë të dispozitave për të drejtat e njeriut, por këto ligje shpesh shkelen dhe zbatimi i tyre është joadekuat.

Andaj PIPS, si implementues i këtij projekti të mbështetur nga Community Development Fund (CDF) dhe Group for Legal and Political Studies (GLPS), bënë thirrje për 2 (dy) ekspertë. Ekspertët pritet që të:

*Zhvillojnë sesione informative, prezantime dhe konsultime mbi tema të ndryshme të të drejtave të njeriut si diskriminimi, dhuna dhe qasja në drejtësi.

*Ofrojnë këshilla dhe mbështetje për ata që kanë përjetuar një dhunë të tillë.
LETËR DREJTUAR LIDERËVE EVROPIAN TË MBLEDHUR NË REYKJAVIK MË 16 DHE 17 MAJ PËR SAMITIN E 4-të të KËSHILLIT TË EVROPËS e hënë, 15 maj 20230

LETËR DREJTUAR LIDERËVE EVROPIAN TË MBLEDHUR NË REYKJAVIK MË 16 DHE 17 MAJ PËR SAMITIN E 4-të të KËSHILLIT TË EVROPËS

Në prag të Samitit të 4-të të Këshillit të Evropës që do të zhvillohet në Reykjavik më datat 16 dhe 17 maj, PIPS, si pjesë e Asociacionit të Shkollave të Studimeve Politike të Këshillit të Evropës kanë shprehur shqetësimin për rritjen e ngacmimeve të OJQ-ve, gazetarëve, avokatëve, akademikëve, avokues të të drejtave të njeriut, sinjalizuesit dhe zërat të tjerë kundërshtues, që synojnë frenimin e pluralizmit politik dhe shuarjen e zërave kundërshtues.


-Asociacioni i Shkollave të Studimeve Politike u krijua në 2008 për të luajtur një rol të shtuar në menaxhimin e programit të Shkollave Politike të Këshillit të Evropës dhe për të forcuar lidhjet midis tyre.
Politika Ndërkombëtare dhe Dialogu Kosovë-Serbi: Anketa mbi perceptimin e qytetarëve e enjte, 2 mars 20230

Politika Ndërkombëtare dhe Dialogu Kosovë-Serbi: Anketa mbi perceptimin e qytetarëve

Ky publikim është edicioni i 3-të pjesë e Programit të Analizës së Politikës së Jashtme, që është themeluar nga Instituti i Prishtinës për Studime Politike në vitin 2014. Programi synon të analizojë dhe mbështesë integrimin euroatlantik të Kosovës, duke inicuar debat publik dhe duke prodhuar hulumtime mbi zhvillimet rajonale, evropiane dhe globale, si dhe efektet e tyre në pozitën ndërkombëtar të Kosovës.

Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës (KE): Rrugë e vështirë përpara e enjte, 19 janar 20230

Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës (KE): Rrugë e vështirë përpara

Që nga shpallja e pavarësisë në vitin 2008, Kosova ka arritur të bëhet anëtare e disa organizmave shumëpalësh, duke përfshirë Bankën Botërore, Fondin Monetar Ndërkombëtar, si dhe Bankën për Zhvillim të Këshillit të Evropës në vitin 2013 dhe Komisionin e Venecias në vitin 2014.

Me dorëzimin e kërkesës për antarsim në Këshillin e Evropës më 12 maj 2022, Kosova nisi një proces të rëndësishëm politik, kështu duke hapur një kapitull të ri. Antarsimi në Këshillin e Evropës duket të jetë i gjatë dhe i vështirë. Andaj ky shënim i shkurtër i politikave ofron një përmbledhje të aplikimit të Kosovës në Këshillin e Evropës dhe elaboron shkurtimisht strategjinë dhe marrëdhëniet shumëpalëshe të Kosovës me Këshillin e Evropës.
RSS