Vjetari i Politikës së Jashtme në Kosovë (2021)
Diona Kusari
/ Kategoria: Publikimet

Vjetari i Politikës së Jashtme në Kosovë (2021)

Shkurt 2022

Publikimi ynë i fundit synon të ofrojë një pasqyrë të punëve të jashtme të Kosovës në vitin 2021. Raporti është pjesë e përkushtimit të PIPS për të dokumentuar dhe analizuar çdo vit politikat e punëve të jashtme të Kosovës. Gjithashtu është pjesë e Programit për Analizë të Politikës së Jashtme (PFPA), i cili është themeluar nga Instituti për Studime Politike të Prishtinës në vitin 2014. Programi synon të analizojë dhe mbështesë integrimin euroatlantik të Kosovës, duke inicuar debat publik dhe duke prodhuar hulumtime mbi zhvillimet rajonale, evropiane dhe globale dhe efektet e tyre për qëndrimin ndërkombëtar të Kosovës. Studimi fokusohet në ngjarjet kryesore dhe zhvillimet e politikave që kanë dominuar marrëdhëniet e jashtme të Kosovës, si dhe sukseset dhe sfidat me të cilat ballafaqohet në zbatimin e qëllimeve kyçe të politikës së jashtme. Raporti gjithashtu synon të dokumentojë zhvillimet kryesore që formësojnë diplomacinë dypalëshe të Kosovës, dialogun me Serbinë, njohjen dhe anëtarësimin në organizata ndërkombëtare dhe integrimin euroatlantik.
Previous Article Ndikimi Socio-Ekonomik i Pandemisë në Kosovë
Next Article Perspektivat e Kosovës për t'iu bashkangjitur Organizatës Botërore Tregtare (OBT): Një vlerësim i shkurtër i rrugëve të vendimmarrjes
Print
9823 Rate this article:
No rating
Programet
  • Politika e jashtme
  • Integrimi evropian
Viti i publikimit
  • 2022

Dokumente(t)

Publikimet e fundit
 
Policy Briefs - Shkolla Politike 2025 (Gjenerata 23-të) e hënë, 15 dhjetor 20250

Policy Briefs - Shkolla Politike 2025 (Gjenerata 23-të)

Këto tre policy briefs, të punuar nga grupi i Shkollës Politike – Gjenerata 23, adresojnë disa nga sfidat më kritike të Kosovës sot: shfrytëzimin e EU Growth Plan si katalizator për reforma dhe integrim evropian, rënien e angazhimit politik të të rinjve përtej zgjedhjeve, si dhe përhapjen e gjuhës së urrejtjes dhe dezinformimit ndaj grave në hapësirën digjitale dhe publike. Së bashku, ato ofrojnë analiza të bazuara në evidencë dhe rekomandime konkrete për forcimin e qeverisjes, pjesëmarrjes qytetare dhe barazisë gjinore.

Vjetari i Politikës së Jashtme (2024-25) e mërkurë, 1 tetor 20250

Vjetari i Politikës së Jashtme (2024-25)

Vjetari i Politikës së Jashtme të Kosovës 2024–2025 pasqyron zhvillimet kryesore në marrëdhëniet bilaterale, përpjekjet për njohje të reja diplomatike, avancimin në proceset e integrimit euroatlantik dhe sfidat e vazhdueshme në dialogun me Serbinë, gjatë periudhës së raportimit 1 Janar 2024, deri më 15 mars 2025. 

Dokumenti sjell një panoramë të plotë të veprimeve të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, duke përfshirë reformat e brendshme, angazhimin me diasporën dhe nismat për diplomaci ekonomike e kulturore. Përmes analizës së partneriteteve me vende të rajonit, Evropës, SHBA-së dhe më gjerë, raporti synon të ofrojë një pasqyrë të qartë mbi arritjet dhe pengesat e Kosovës në skenën ndërkombëtare gjatë kësaj periudhe.

RAPORTI I KATËRT MONITORUES: STRATEGJIA E ENERGJISË E REPUBLIKËS SË KOSOVËS 2022-2031 (PERIUDHA 2024) e enjte, 29 maj 20250

RAPORTI I KATËRT MONITORUES: STRATEGJIA E ENERGJISË E REPUBLIKËS SË KOSOVËS 2022-2031 (PERIUDHA 2024)

Instituti i Prishtinës për Studime Politike ka publikuar Raportin e Katërt Monitorues: Strategjia e Energjisë e Republikës së Kosovës 2022-2031, për periudhën 2025 (duke përfshirë edhe masat e paplotësuara të viteve paraprake). Raporti është bërë në kuadër të projektit ‘Rritja e llogaridhënies publike në procesin e integrimit evropian’, në bashkëpunim me Lëvizja FOL, i mbështëtur nga programi MATRA, i cili financohet nga Ambasada e Mbretërisë së Holandës në Kosovë.

Raporti i auditimit dhe pasqyra financiare 2024 e martë, 1 prill 20250

Raporti i auditimit dhe pasqyra financiare 2024

PRISHTINA INSTITUTE FOR POLITICAL STUDIES - PIPS
FINANCIAL STATEMENTS WITH INDEPENDENT AUDITORS’ REPORT
As at and for the year ended 31 December 2024

RSS