e enjte, 2 mars 2023
Ky publikim është edicioni i 3-të pjesë e Programit të Analizës së Politikës së Jashtme, që është themeluar nga Instituti i Prishtinës për Studime Politike në vitin 2014. Programi synon të analizojë dhe mbështesë integrimin euroatlantik të Kosovës, duke inicuar debat publik dhe duke prodhuar hulumtime mbi zhvillimet rajonale, evropiane dhe globale, si dhe efektet e tyre në pozitën ndërkombëtar të Kosovës.
e enjte, 19 janar 2023
Që nga shpallja e pavarësisë në vitin 2008, Kosova ka arritur të bëhet anëtare e disa organizmave shumëpalësh, duke përfshirë Bankën Botërore, Fondin Monetar Ndërkombëtar, si dhe Bankën për Zhvillim të Këshillit të Evropës në vitin 2013 dhe Komisionin e Venecias në vitin 2014.
Me dorëzimin e kërkesës për antarsim në Këshillin e Evropës më 12 maj 2022, Kosova nisi një proces të rëndësishëm politik, kështu duke hapur një kapitull të ri. Antarsimi në Këshillin e Evropës duket të jetë i gjatë dhe i vështirë. Andaj ky shënim i shkurtër i politikave ofron një përmbledhje të aplikimit të Kosovës në Këshillin e Evropës dhe elaboron shkurtimisht strategjinë dhe marrëdhëniet shumëpalëshe të Kosovës me Këshillin e Evropës.
e hënë, 3 tetor 2022
Ftesa në kuadër të këtij tenderi i dedikohet dy ekspertëve vendorë që të zhvillojnë Planin Lokal të Veprimit për Efiçiencë të Energjisë në Suharekë për periudhën 2023-2026. Plani i Veprimit do të ndërtohet mbi kriteret e sasisë së kostove, emetimeve të kursyera dhe identifikimit të bashkëpërfitimeve.
Ekspertët që do të përfshihen në realizimin e zbatimit, strategjisë, manualit, etj., do të punojnë së bashku për të shkëmbyer përvojën dhe për të siguruar efektin BNK si në Kurbin ashtu edhe në Suharekë.
e hënë, 4 korrik 2022
Vendet në mbarë botën janë goditur nga fenomeni i ekstremizmit të dhunshëm dhe luftëtarëve të huaj, dhe Ballkani Perëndimor nuk ishte përjashtim.
Kjo analizë e politikave synon të hedhë dritë mbi mënyrën se si gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor u përballën me parandalimin dhe luftimin e ekstremizmit të dhunshëm (P/CVE). Ai synohet të jetë i treti dhe i fundit në një seri për këtë çështje. Më saktësisht, kjo analizë ofron një krahasim statistikor rajonal të dënimeve për terrorizëm dhe pjesëmarrje në konflikte të huaja, si dhe një pasqyrë të sfidave me të cilat përballen gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor gjatë parandalimit dhe luftimit të ekstremizmit të dhunshëm.