Struktura institucionale dhe parakushtet e tjera për anëtarësim në BE
Dhjetor 2023
Instituti i Prishtinës për Studime Politike publikon raportin e radhës, në linjë me projektin MATRA nga Ambasada e Mbretërisë Holandeze, si bashkëimplementues të projektit me Lëvizjen FOL.
Ky raport shqyrton gatishmërinë institucionale të Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian (BE), pas metodologjisë së re të zgjerimit të BE-së. Raporti ofron kontekstin e marrëdhënieve të Kosovës me BE-në, thekson arritjet në zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (MSA) dhe shqyrton kërkesat për negociatat e anëtarësimit sipas metodologjisë së re. Analiza përshkruan ndikimin e mundshëm të progresit në fushat tematike gjatë negociatave, obligimet për Kosovën, rezultatet pozitive dhe pasojat e mundshme negative.
Raporti gjithashtu përshkruan afatet paraprake kohore për negociatat bazuar në një skenar optimist, duke përfunduar me gjetjet dhe rekomandimet për qeverinë e Kosovës në avancimin e integrimeve evropiane.
Programet | - Integrimi evropian
- Qeverisja cilësore
|
Viti i publikimit | |