Metodologjia e implementimit dhe raportimit lidhur me Planin Komunal të Veprimit për Efiçiencë të Energjisë (PKVEE)
Tetor 2023
Metodologjia për implementimin dhe raportimin lidhur me zbatimin e Planit Komunal të Veprimit për Efiçiencë të Energjisë shërben si një vegël e vlefshme për komunat që duan të hartojnë dhe zbatojnë planet e tyre. Komunat kanë një rol të rëndësishëm në reduktimin e konsumit të energjisë dhe emetimeve të gazeve serrë duke promovuar efiçencën e energjisë dhe përdorimin e energjisë së ripërtëritshme. Hartimi i planit të veprimit për efiçencën e energjisë është një hap i rëndësishëm dhe efektiv në këtë drejtim.
Qëllimi i kësaj metodologjie është t'u ndihmojë autoriteteve lokale të Komunës së Suharekës në përgatitjen dhe zbatimin e Planit Komunal të Veprimit për Efiçiencë të Energjisë, e që mund të shërbej si një përvojë e vlefshme edhe për komunat e tjera.
Ky program financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Akademia e Studimeve Politike, Insitituti i Prishtinës për Studime Politike dhe partnerët e tyre. Pikëpamjet e shprehura në këtë publikim janë përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet se pasqyrojnë pikëpamjet e Bashkimit Evropian
Programet | - Energjia dhe ambienti
- Integrimi evropian
- Qeverisja cilësore
|
Viti i publikimit | |