Shkolla Politike 2026 (Gjenerata e 24-të)
Prill 2026
Shkolla Politike 2026 – Gjenerata 24 mbledh së bashku profesionistë të rinj nga institucione, parti politike, shoqëri civile, media, akademi dhe sektorë të tjerë për një vit diskutimesh, seminareve dhe shkëmbimi mbi politikën, demokracinë, lidershipin dhe sfidat bashkëkohore në Kosovë, rajon dhe më gjerë. Programi synon të forcojë njohuritë, mendimin kritik, bashkëpunimin dhe zhvillimin e lidershipit tek pjesëmarrësit.
Programi i këtij viti është i ndërtuar rreth pesë moduleve tematike, të cilat trajtojnë disa nga sfidat më të rëndësishme politike dhe shoqërore në Kosovo, rajon dhe më gjerë:
- Kosova, demokracia dhe shtetndërtimi në një rend gjeopolitik në ndryshim
- Zhvillimi i qëndrueshëm, politikat publike dhe sundimi i ligjit
- Paqja, diplomacia dhe siguria
- Lidershipi i përgjegjshëm, partitë politike dhe pjesëmarrja demokratike
- Komunikimi politik, populizmi dhe dezinformimi
Në këtë dokument, njihuni me grupin dhe me përvojat, perspektivat dhe energjinë që secili prej tyre sjell në këtë gjeneratë të re të Shkollës Politike.
Shkolla Politike mbështetet nga Këshilli i Evropës, Demo Finland, Konrad-Adenauer-Stiftung Kosovo.
| Programet | |
| Viti i publikimit | |