Takimi i parë i programit për edukim politik për të rinjtë rom, ashkali dhe egjiptian

21 tetor
Takimi i parë i programit për edukim politik për të rinjtë rom, ashkali dhe egjiptian
Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS) ka filluar programin e edukimit politik për të rinjtë e Komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian në Kosovë me mbështetjen e Zyrës së Këshillit të Evropës në kuadër të Programit ROMACTED II.

Më 21 tetor u mbajt takimi i parë informues me 25 pjesëmarrësit e ciklit të parë të programit.

Ky program do të përqëndrohet në ndërtimin e kapaciteteve të të rinjve rom, ashkali dhe egjiptian për të përfaqësuar nevojat e komuniteteve të tyre në shoqëri dhe institucione, si dhe të artikulojë qëndrime që mund të mundësojnë pjesëmarrjen në politikë dhe të çojnë përpara ndryshimin e politikave. Ndër synimet kryesore janë:

• Përmirësimi i kapaciteteve të të rinjve romë, ashkali dhe egjiptian në Kosovë për të kuptuar më mirë dhe për të marrë pjesë në proceset politike;
• Rritja e ndërveprimit dhe bashkëpunimit midis të rinjve romë, ashkali dhe egjiptian nga komuna të ndryshme;
• Fuqizimi i rolit të sektorit të shoqërisë civile si forcë transformuese në Kosovë, në lidhje me integrimin e plotë të komuniteteve joshumicë;
• Një rrjet alumni të krijuar prej 30-40 të rinjsh nga komuniteti rom, ashkali dhe egjiptian i cili gjithashtu mund të shfrytëzohet dhe ushqehet në të ardhmen me aktivitete të tjera.

Programet
  • Shkolla Politike
Viti i publikimit
  • 2020
  • 21 tetor
  • Numri i shikimeve: 37956
Kategoria: Aktivitetet
Etiketimet:
Rate this article:
No rating
Print
Aktivitetet më të shikuara
 
Publikohet analiza dhe mbahet diskutimi Racionalizimi i Agjencive të Pavarura dhe Rregullatorëve në Kosovë

Publikohet analiza dhe mbahet diskutimi Racionalizimi i Agjencive të Pavarura dhe Rregullatorëve në Kosovë

11 korrik 2019

Me datën 7 Korrik Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS) publikoi analizën e politikave “Racionalizimi i Agjencive të Pavarura dhe Rregullatorëve në Kosovë”. Analiza e hartuar pas një periudhe disamujore hulumtimi ofron një përshkrim të përgjithshëm të situatës aktuale të reformës së administratës publike, gjegjësisht zbatimit të racionalizimit të agjencive të pavarura, ekzekutive dhe rregullatorëve.

e enjte, 11 korrik 2019/Author: SuperUser Account/Numri i shikimeve (54126)/Comments (0)/ Article rating: No rating
Kategoria: Aktivitetet
Etiketimet:
Diskutimi i Shkollës Politike me Z. Shpend Ahmeti me temën "Efektet e pandemisë në ekonominë kosovare"

Diskutimi i Shkollës Politike me Z. Shpend Ahmeti me temën "Efektet e pandemisë në ekonominë kosovare"

15 korrik 2020

Më 15 Korrik, Shkolla Politike mbajti një diskutim me Z. Shpend Ahmeti, Kryetarin e Komunës së Prishtinës me temën "Efektet e pandemisë në ekonominë kosovare".

e mërkurë, 15 korrik 2020/Author: Anonym/Numri i shikimeve (47294)/Comments (0)/ Article rating: No rating
Kategoria: Aktivitetet
Etiketimet:
Mbahet seminari i dytë i Shkollës Politike 2020

Mbahet seminari i dytë i Shkollës Politike 2020

30 korrik 2020

Prej 21-23 Korrik dhe 28-30 Korrik u mbajt seminari i dytë i Shkollës Politike online. Përgjatë gjashtë ditëve pjesëmarrësit morrën pjesë në ligjërata nga ekspertë të politikave publike për fushat e ideologjisë politike dhe ndërlidhjes me politikat publike.

e enjte, 30 korrik 2020/Author: Anonym/Numri i shikimeve (45275)/Comments (0)/ Article rating: No rating
Kategoria: Aktivitetet
Etiketimet:
Çertifikohet Shkolla Politike dhe mbahet diskutimi Viti 2018 për Kosovën: Vit i konsensusit politik apo vazhdim në udhëkryqin e vjetër

Çertifikohet Shkolla Politike dhe mbahet diskutimi Viti 2018 për Kosovën: Vit i konsensusit politik apo vazhdim në udhëkryqin e vjetër

18 dhjetor 2017

Me datën 18 dhjetor, Instituti i Prishtinës për Studime Politike ka mbajtur eventin final për Gjeneratën e 15-të, ku u shpërndanë diplomat për pjesëmarrësit. Në pjesën e dytë të eventit u mbajt diskutimi “Viti 2018 për Kosovën: Vit i konsensusit politik apo vazhdim në udhëkryqin e vjetër”.

e hënë, 18 dhjetor 2017/Author: Anonym/Numri i shikimeve (44818)/Comments (0)/ Article rating: No rating
Kategoria: Aktivitetet
Etiketimet:
RSS