Seminari i IV-të i Shkollës Politike (Gjenerata e 22-të) - Zhvillimi i Qëndrueshëm - Politikat, Institucionet dhe Qeverisja

2 tetor
Seminari i IV-të i Shkollës Politike (Gjenerata e 22-të) - Zhvillimi i Qëndrueshëm - Politikat, Institucionet dhe Qeverisja

Këtë fundjavë, nga 20 deri më 22 shtator, mbajtëm Seminarin e IV-të të Shkollës Politike të PIPS me gjeneratën e 22-të, e cila kishte temën 'Zhvillimi i Qëndrueshëm - Politikat, Institucionet dhe Qeverisja'. Seminari pati ligjërata dhe diskutime rreth ekonomisë, zhvillimit të qëndrueshëm dhe qeverisjen efektive për përparimin e Kosovës.

Seminari solli tema interesante pë pjesëmarrësit, ku ata patën mundësi të eksploronin modele të ndryshme zhvillimi me z. Adri Nurellari dhe perspektiva të reja mbi ekonominë me z. Edison Jakurti. Diskutuam gjithashtu rëndësinë e qeverisjes efektive për rritjen ekonomike me z. Shpend Ahmeti, dhe rolin kyç të sundimit të ligjit në zhvillimin ekonomik me z. Dastid Pallaska

Sesione të tjera theksuan rrugën e Kosovës drejt integrimit në BE dhe bashkëpunimin rajonal, me njohuri të vlefshme nga z. Artan Çollaku dhe znj. Sytrime Dervisholli, si dhe rëndësinë e arsimit joformal dhe ICT-së në Kosovë nga z. Shpend Lila.

Një falënderim i madh për të gjithë folësit dhe pjesëmarrësit e Shkollës Politike, gjersa po i afrohemi fundit të vitit akademik për gjeneratën e 22-të!

Ky program mbështetet nga Këshilli i Evropës.

Programet
  • Shkolla Politike
Viti i publikimit
  • 2024
  • 2 tetor
  • Numri i shikimeve: 12427
Kategoria: Aktivitetet
Etiketimet:
Rate this article:
No rating
Print
Aktivitetet më të shikuara
 
Publikohet analiza dhe mbahet diskutimi Racionalizimi i Agjencive të Pavarura dhe Rregullatorëve në Kosovë

Publikohet analiza dhe mbahet diskutimi Racionalizimi i Agjencive të Pavarura dhe Rregullatorëve në Kosovë

11 korrik 2019

Me datën 7 Korrik Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS) publikoi analizën e politikave “Racionalizimi i Agjencive të Pavarura dhe Rregullatorëve në Kosovë”. Analiza e hartuar pas një periudhe disamujore hulumtimi ofron një përshkrim të përgjithshëm të situatës aktuale të reformës së administratës publike, gjegjësisht zbatimit të racionalizimit të agjencive të pavarura, ekzekutive dhe rregullatorëve.

e enjte, 11 korrik 2019/Author: SuperUser Account/Numri i shikimeve (39817)/Comments (0)/ Article rating: No rating
Kategoria: Aktivitetet
Etiketimet:
Diskutimi i Shkollës Politike me Z. Shpend Ahmeti me temën "Efektet e pandemisë në ekonominë kosovare"

Diskutimi i Shkollës Politike me Z. Shpend Ahmeti me temën "Efektet e pandemisë në ekonominë kosovare"

15 korrik 2020

Më 15 Korrik, Shkolla Politike mbajti një diskutim me Z. Shpend Ahmeti, Kryetarin e Komunës së Prishtinës me temën "Efektet e pandemisë në ekonominë kosovare".

e mërkurë, 15 korrik 2020/Author: Anonym/Numri i shikimeve (36141)/Comments (0)/ Article rating: No rating
Kategoria: Aktivitetet
Etiketimet:
Ligjërata me Dr. Gëzim Visoka dhe Shkollën Politike me temën "Paqja përmes njohjes së dyanshme:Situata e tanishme në Kosovë dhe mundësitë e së ardhmes"

Ligjërata me Dr. Gëzim Visoka dhe Shkollën Politike me temën "Paqja përmes njohjes së dyanshme:Situata e tanishme në Kosovë dhe mundësitë e së ardhmes"

5 maj 2020

Shkolla Politike ka mbajtur ligjëratën me Dr. Gëzim Visoka me temën "Paqja përmes njohjes së dyanshme: Situata e tanishme në Kosovë dhe mundësitë e së ardhmes".

e martë, 5 maj 2020/Author: Anonym/Numri i shikimeve (35366)/Comments (0)/ Article rating: No rating
Kategoria: Aktivitetet
Etiketimet:
Diskutimi dhe publikimi i analizës për fazën e dytë të racionalizimit të agjencive dhe rregullatorëve në Kosovë

Diskutimi dhe publikimi i analizës për fazën e dytë të racionalizimit të agjencive dhe rregullatorëve në Kosovë

25 nëntor 2020

Me 25 Nëntor PIPS publikoi analizën për fazën e dytë të racionalizimit të agjencive dhe rregullatorëve në Kosovë. Bashkë me përfaqësues nga institucionet kyce - kuvendi, ministria e administratës publike dhe agjencitë të përfshirura në këtë reformë diskutuam për mundësitë e fazës së dytë.

Si pjesë e prioriteteve politike të dakorduara ndërmjet Kosovës dhe BE-së në vitin 2016, për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit, zbatimi i fazës së parë të kësaj reforme nuk është përmbyllur, e rrjedhimisht ka vonesa në zbatimin e fazës së dytë, që sipas planit të veprimit për zbatimin e tërë reformës, synohej të përmbyllej deri në fund të këtij viti.
e mërkurë, 25 nëntor 2020/Author: Anonym/Numri i shikimeve (35260)/Comments (0)/ Article rating: No rating
Kategoria: Aktivitetet
Etiketimet:
RSS