Aktivitetet më të shikuara
Seminari i tretë i Shkollës Politike: Politika e Jashtme dhe Siguria Kombëtare
Me datat 31 Maj dhe 1-2 Qershor Shkolla Politike mbajti Seminarin Politika e Jashtme dhe Siguria Kombëtare. Seminari trajtoi aspekte të të drejtës ndërkombëtare, teori të marëdhënieve ndërkombëtare, integrimin në BE të rajonit të Ballkanit Perëndimor, marrëdhëniet dypalëshe ndërmjet vendeve të rajonit, integrimin shumëpalësh të Kosovës, aspektet e sigurisë në kuadër të tranzicionit të FSK-së dhe marrëdhënieve me NATO-n dhe dialogun Kosovë-Serbi. Ligjërues në këtë seminar ishin Blerim Reka, Gjylieta Mushkolaj, Mark Baskin, Veton Surroi, Sabri Kiçmari, Fatmir Limaj dhe Enver Hasani.
Programet | |
Viti i publikimit | |