SHKOLLA POLITIKE E PRISHTINËS KA HAPUR KONKURSIN PËR PRANIMIN E KANDIDATËVE PËR GJENERATËN E NJËZET E KATËR (24) e martë, 16 dhjetor 20250

SHKOLLA POLITIKE E PRISHTINËS KA HAPUR KONKURSIN PËR PRANIMIN E KANDIDATËVE PËR GJENERATËN E NJËZET E KATËR (24)

Bëhuni pjesë e një përvoje transformuese me një nga programet e para të edukimit politik joformal në Kosovë! Shkolla Politike, e themeluar për të fuqizuar liderët në sferat politike, ekonomike, sociale dhe kulturore, ka hapur thirrjen për aplikim në gjeneratën e saj të 24-të. E ndërtuar mbi shtyllat e demokracisë, programi ynë shtrihet nga marsi deri në nëntor, duke përfshirë seminare, diskutime dhe ligjerata që kultivojnë të menduarit kritik dhe vlerat demokratike. Programi ofron mundësi për të thelluar njohuritë në fusha si qeverisja, lidershipi, të drejtat e njeriut dhe angazhimi qytetar, duke pajisur pjesëmarrësit me njohuritë për të formësuar të ardhmen si qytetarë aktiv dhe lider në Kosovë.

Policy Pitch Night 2025 e premte, 12 dhjetor 20250

Policy Pitch Night 2025

Instituti i Prishtines për Studime Politike (PIPS) organizoi Policy Pitch Night, ku pjesëmarrësit e Shkollës Politike 2025 prezantuan Policy Briefs që kanë zhvilluar gjatë muajve të fundit.

Përmes analizave dhe punës bashkëpunuese, grupet trajtuan disa nga sfidat më urgjente të politikave të Kosovës, duke ofruar perspektiva të reja dhe rekomandime të zbatueshme.

Forumi Botëror për Demokraci 2025 - Shkolla Politike (Gjenerata 23) e mërkurë, 12 nëntor 20250

Forumi Botëror për Demokraci 2025 - Shkolla Politike (Gjenerata 23)

Pjesëmarrësit e Shkollës Politike, Gjenerata 23, qëndruan në Strasburg nga data 4 deri më 8 nëntor, ku morën pjesë në Forumin Botëror për Demokraci 2025, i cili këtë vit u zhvillua nën temën “Demokracia në Rrezik: Si mund ta ringjallim atë?”.

Ishte një udhëtim i mbushur me përvoja të vlefshme, diskutime frymëzuese dhe, sigurisht, shumë momente argëtimi e energjie pozitive nga grupi i Gjeneratës 23-të!

Një falënderim i veçantë për Këshillin e Evropës për mbështetjen e vazhdueshme, si dhe për Konsullatën e Kosovës në Strasburg për mikpritjen dhe bashkëpunimin e ngrohtë.

Seminari i V-të i Shkollës Politike - Drejtësia Tranzicionale dhe Paqendërtimi e hënë, 20 tetor 20250

Seminari i V-të i Shkollës Politike - Drejtësia Tranzicionale dhe Paqendërtimi

Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS) përmbylli me sukses Seminarin për Drejtësinë Tranzicionale dhe Ndërtimin e Paqes, mbajtur në kuadër të Programit të Shkollës së Politikës. Gjatë tri ditëve, pjesëmarrësit patën mundësinë të thellojnë njohuritë e tyre mbi teoritë e drejtësisë tranzicionale, mekanizmat praktikë të saj, si dhe përvojat rajonale, duke reflektuar mbi rëndësinë e ballafaqimit me të kaluarën për ndërtimin e paqes së qëndrueshme në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor.

Ky aktivitet u mundësua me mbështetjen e projektit rajonal “Mbështetje e BE-së për Ndërtimin e Besimit në Ballkanin Perëndimor,” i financuar nga Bashkimi Evropian (BE) dhe i zbatuar nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP).

Prezantimi i Vjetarit të Politikës së Jashtme (2024-25) e mërkurë, 1 tetor 20250

Prezantimi i Vjetarit të Politikës së Jashtme (2024-25)

Instituti i Prishtinës për Studime Politike prezantoi sot Vjetarin e Politikës së Jashtme të Kosovës.

Raporti thekson një periudhë të karakterizuar nga marrëdhënie të tensionuara me partnerët kyç, progres i kufizuar në angazhimin shumëpalësh dhe ngecje në proceset e integrimit në BE dhe NATO. Përkundër arritjes së liberalizimit të vizave, diplomacia e Kosovës është përballur me sfida dhe pengesa të mëdha.

Diskutimi solli në pah rritjen e pasivitetit diplomatik të Kosovës, duke paralajmëruar për humbjen e drejtimit strategjik në politikën e jashtme. Një tjetër pikë kyçe ishte se si Kosova do të orientohet në një rend botëror në ndryshim, nga kornizat liberale drejt ripozicionimeve të reja gjeopolitike, dhe çfarë nënkupton kjo për pozicionimin e saj strategjik.

Në panel, Muhamet Brajshori dhe Ilir Deda ndanë reflektimet e tyre, duke theksuar respektivisht se Kosova ka “humbur busullën në raport me aleatët dhe jo-aleatët”, ndërsa “2025-ta do të mbahet mend si viti i humbjeve të mëdha në marrëdhëniet ndërkombëtare, një pengesë e vështirë për t’u rikuperuar, edhe me një qeveri të re.”

RSS
1345678910Last
Aktivitetet më të shikuara
 
Konferenca dhe ceremonia përmbyllëse e Shkollës Politike 2019
SuperUser Account
/ Kategoria: Aktivitetet

Konferenca dhe ceremonia përmbyllëse e Shkollës Politike 2019

Fundi i vitit shënon edhe përmbylljen e ciklit një-vjeçar të Shkollës Politike 2019. Më 16 dhjetor, së bashku me bashkëpuntorë dhe alumni mbajtëm ceremoninë përmbyllëse për gjeneratën e 17-të të Shkollës Politike.

Në përfundim të angazhimit një-vjeçar në kuadër të programit tonë, mbajtëm një panel diskutimi përmbyllës rreth çka e pret Kosovën në vitin 2020, nën dritën e zhvillimeve politike në BE, në kontekstin rajonal si dhe realitetin e ri politik brenda vendit.

Me pranimin e çertifikatave pjesëmarrësit e kësaj gjenerate i bashkohen rrjetit të madh të qindrave alumni të Shkollës Politike.

Jemi të kënaqur me përfundimin e suksesshëm të edhe një gjenerate të Shkollës Politike, si dhe jemi falenderues për përkrahjen disa-vjeçare të bashkëpunëtoreve tanë – Këshillit të Evropës dhe Fondacionit Konrad Adenauer Stiftung.

Previous Article Tryeza e diskutimit me temën "Agjenda për Reforma Evropiane (ERA) në sektorin e punësimit"
Next Article Diskutimi për Agjendën për Reformën Evropiane II dhe publikimi i 'Fillimi i një ERA të re"
Print
33084 Rate this article:
No rating
Viti i publikimit
  • 2019