Aktivitetet më të shikuara
Seminari i parë i Shkollës Politike 2021
Gjenerata e 19-të mbajti seminarin e parë me datën 19-21 Mars.
Gjatë ligjëratave pjesëmarrësit kanë pasur rastin të diskutojnë për: legjitimitetin e shtetit dhe pjesëmarrjen demokratike, drejtësinë tranzicionale dhe përballjen me të kaluarën, të drejtën për vetëvendosje dhe secesionin, konfliktin, europianizmin dhe shtetndërtimin si praktika
performative në Ballkan, shtetet-kombet si kornizë fundamenentale e jetës politike, dizejnimin, konceptimin dhe organizimin e sistemit politik dhe modelit qeverisës etj.
Ligjërues në këtë seminar ishin: Gëzim Visoka, Vjosa Musliu, Fisnik Korenica, Adri Nurellari, Ermal Hasmija, Ramadan Ilazi dhe Gëzim Krasniqi.
Gjatë të gjitha ligjeratave, ligjeruesit ofruan mundësinë për angazhim me pyetje apo diskutim me të thellë të disa temave me ç'rast pjesëmarrësit e Shkollës Politike patën mundësin të mesojnë më detajisht për ndonjë koncept ose të shprehin mendimin e tyre personal.
Programet | |
Viti i publikimit | |