SHKOLLA POLITIKE E PRISHTINËS KA HAPUR KONKURSIN PËR PRANIMIN E KANDIDATËVE PËR GJENERATËN E NJËZET E KATËR (24) e martë, 16 dhjetor 20250

SHKOLLA POLITIKE E PRISHTINËS KA HAPUR KONKURSIN PËR PRANIMIN E KANDIDATËVE PËR GJENERATËN E NJËZET E KATËR (24)

Bëhuni pjesë e një përvoje transformuese me një nga programet e para të edukimit politik joformal në Kosovë! Shkolla Politike, e themeluar për të fuqizuar liderët në sferat politike, ekonomike, sociale dhe kulturore, ka hapur thirrjen për aplikim në gjeneratën e saj të 24-të. E ndërtuar mbi shtyllat e demokracisë, programi ynë shtrihet nga marsi deri në nëntor, duke përfshirë seminare, diskutime dhe ligjerata që kultivojnë të menduarit kritik dhe vlerat demokratike. Programi ofron mundësi për të thelluar njohuritë në fusha si qeverisja, lidershipi, të drejtat e njeriut dhe angazhimi qytetar, duke pajisur pjesëmarrësit me njohuritë për të formësuar të ardhmen si qytetarë aktiv dhe lider në Kosovë.

Policy Pitch Night 2025 e premte, 12 dhjetor 20250

Policy Pitch Night 2025

Instituti i Prishtines për Studime Politike (PIPS) organizoi Policy Pitch Night, ku pjesëmarrësit e Shkollës Politike 2025 prezantuan Policy Briefs që kanë zhvilluar gjatë muajve të fundit.

Përmes analizave dhe punës bashkëpunuese, grupet trajtuan disa nga sfidat më urgjente të politikave të Kosovës, duke ofruar perspektiva të reja dhe rekomandime të zbatueshme.

Forumi Botëror për Demokraci 2025 - Shkolla Politike (Gjenerata 23) e mërkurë, 12 nëntor 20250

Forumi Botëror për Demokraci 2025 - Shkolla Politike (Gjenerata 23)

Pjesëmarrësit e Shkollës Politike, Gjenerata 23, qëndruan në Strasburg nga data 4 deri më 8 nëntor, ku morën pjesë në Forumin Botëror për Demokraci 2025, i cili këtë vit u zhvillua nën temën “Demokracia në Rrezik: Si mund ta ringjallim atë?”.

Ishte një udhëtim i mbushur me përvoja të vlefshme, diskutime frymëzuese dhe, sigurisht, shumë momente argëtimi e energjie pozitive nga grupi i Gjeneratës 23-të!

Një falënderim i veçantë për Këshillin e Evropës për mbështetjen e vazhdueshme, si dhe për Konsullatën e Kosovës në Strasburg për mikpritjen dhe bashkëpunimin e ngrohtë.

Seminari i V-të i Shkollës Politike - Drejtësia Tranzicionale dhe Paqendërtimi e hënë, 20 tetor 20250

Seminari i V-të i Shkollës Politike - Drejtësia Tranzicionale dhe Paqendërtimi

Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS) përmbylli me sukses Seminarin për Drejtësinë Tranzicionale dhe Ndërtimin e Paqes, mbajtur në kuadër të Programit të Shkollës së Politikës. Gjatë tri ditëve, pjesëmarrësit patën mundësinë të thellojnë njohuritë e tyre mbi teoritë e drejtësisë tranzicionale, mekanizmat praktikë të saj, si dhe përvojat rajonale, duke reflektuar mbi rëndësinë e ballafaqimit me të kaluarën për ndërtimin e paqes së qëndrueshme në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor.

Ky aktivitet u mundësua me mbështetjen e projektit rajonal “Mbështetje e BE-së për Ndërtimin e Besimit në Ballkanin Perëndimor,” i financuar nga Bashkimi Evropian (BE) dhe i zbatuar nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP).

Prezantimi i Vjetarit të Politikës së Jashtme (2024-25) e mërkurë, 1 tetor 20250

Prezantimi i Vjetarit të Politikës së Jashtme (2024-25)

Instituti i Prishtinës për Studime Politike prezantoi sot Vjetarin e Politikës së Jashtme të Kosovës.

Raporti thekson një periudhë të karakterizuar nga marrëdhënie të tensionuara me partnerët kyç, progres i kufizuar në angazhimin shumëpalësh dhe ngecje në proceset e integrimit në BE dhe NATO. Përkundër arritjes së liberalizimit të vizave, diplomacia e Kosovës është përballur me sfida dhe pengesa të mëdha.

Diskutimi solli në pah rritjen e pasivitetit diplomatik të Kosovës, duke paralajmëruar për humbjen e drejtimit strategjik në politikën e jashtme. Një tjetër pikë kyçe ishte se si Kosova do të orientohet në një rend botëror në ndryshim, nga kornizat liberale drejt ripozicionimeve të reja gjeopolitike, dhe çfarë nënkupton kjo për pozicionimin e saj strategjik.

Në panel, Muhamet Brajshori dhe Ilir Deda ndanë reflektimet e tyre, duke theksuar respektivisht se Kosova ka “humbur busullën në raport me aleatët dhe jo-aleatët”, ndërsa “2025-ta do të mbahet mend si viti i humbjeve të mëdha në marrëdhëniet ndërkombëtare, një pengesë e vështirë për t’u rikuperuar, edhe me një qeveri të re.”

RSS
1345678910Last
Aktivitetet më të shikuara
 
Takimi i parë i programit për edukim politik për të rinjtë rom, ashkali dhe egjiptian
Diona Kusari
/ Kategoria: Aktivitetet

Takimi i parë i programit për edukim politik për të rinjtë rom, ashkali dhe egjiptian

Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS) ka filluar programin e edukimit politik për të rinjtë e Komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian në Kosovë me mbështetjen e Zyrës së Këshillit të Evropës në kuadër të Programit ROMACTED II.

Më 21 tetor u mbajt takimi i parë informues me 25 pjesëmarrësit e ciklit të parë të programit.

Ky program do të përqëndrohet në ndërtimin e kapaciteteve të të rinjve rom, ashkali dhe egjiptian për të përfaqësuar nevojat e komuniteteve të tyre në shoqëri dhe institucione, si dhe të artikulojë qëndrime që mund të mundësojnë pjesëmarrjen në politikë dhe të çojnë përpara ndryshimin e politikave. Ndër synimet kryesore janë:

• Përmirësimi i kapaciteteve të të rinjve romë, ashkali dhe egjiptian në Kosovë për të kuptuar më mirë dhe për të marrë pjesë në proceset politike;
• Rritja e ndërveprimit dhe bashkëpunimit midis të rinjve romë, ashkali dhe egjiptian nga komuna të ndryshme;
• Fuqizimi i rolit të sektorit të shoqërisë civile si forcë transformuese në Kosovë, në lidhje me integrimin e plotë të komuniteteve joshumicë;
• Një rrjet alumni të krijuar prej 30-40 të rinjsh nga komuniteti rom, ashkali dhe egjiptian i cili gjithashtu mund të shfrytëzohet dhe ushqehet në të ardhmen me aktivitete të tjera.

Previous Article Konferenca Rajonale - Bashkëpunimi Rajonal dhe Agjenda e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor
Next Article PIPS nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Akademinë Diplomatike të Kosovës
Print
29168 Rate this article:
No rating
Programet
  • Shkolla Politike
Viti i publikimit
  • 2020