Aktivitetet më të shikuara
Konkurs pune për pozitën koordinator/e i/e projekteve
Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS) hap konkursin për pozitë pune. Ftojmë të interesuarit nga fushat e shkencave sociale, juridike dhe menaxhmentit të aplikojnë.
Kualifikimet:
-
Të jetë i/e diplomuar në nivelin bachelor (në fushat e shkencave sociale, juridike dhe menaxhmentit);
-
Aftësi organizative, komunikimi dhe udhëheqjeje;
-
Aftësi të menaxhimit të kohës;
-
Përvojë paraprake në koordinim/menaxhim të projekteve;
-
Njohuri të nivelit të avancuar të gjuhës angleze (C1-C2).
Përgjegjësitë e pritura:
-
Përgjegjës në planifikimin e afateve dhe aktiviteteve të projektit;
-
Mbështetje administrative në dokumentacionin e projektit;
-
Të jetë pikë kontakti për komunikimin e projektit.
Dërgoni një CV, një letër motivuese dhe një kontakt referues të punës së kaluar në emailin: shkolla.politike@gmail.com ose info@pips-ks.org.