Number of search result: 16

PIPS nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Akademinë Diplomatike të Kosovës

PIPS nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Akademinë Diplomatike të Kosovës

7 dhjetor 2021

Angazhimi ynë në analizën e politikës së jashtme dhe diplomaci është shënuar me arritjen e radhës.

Më 6 Dhjetor 2021 znj. Leonora Kryeziu, Drejtoreshë e PIPS dhe z. Sabri Kiçmari, Drejtor i Përgjithshëm i Akademisë Diplomatike kanë nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve.
e martë, 7 dhjetor 2021/Author: Diona Kusari/Numri i shikimeve (17001)/Comments (0)/ Article rating: No rating
Kategoria: Aktivitetet
Etiketimet:
Tryeza "Kthimi i faqes drejt një kapitulli të ri? Ndërtimi i besimit mes Kosovës dhe Serbisë"

Tryeza "Kthimi i faqes drejt një kapitulli të ri? Ndërtimi i besimit mes Kosovës dhe Serbisë"

26 tetor 2021

Më 26 Tetor PIPS ka mbajtur tryezën e diskutimit me temën "Kthimi i faqes drejt një kapitulli të ri? Ndërtimi i besimit mes Kosovës dhe Serbisë".

Diskutimi mblodhi politikan, ish-ambasador e ndër të pranishmëve ishte dhe znj. Sonja Biserko nga Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut. Të pranishmit diskutuan rreth cështjes së normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi dhe mundësive të krijimit të besimit mes dy shteteve.

e martë, 26 tetor 2021/Author: Diona Kusari/Numri i shikimeve (17161)/Comments (0)/ Article rating: No rating
Kategoria: Aktivitetet
Etiketimet:
Diskutimi "Rajonalizmi ballkanik 2021: SEFTA dhe Ballkani i Hapur"

Diskutimi "Rajonalizmi ballkanik 2021: SEFTA dhe Ballkani i Hapur"

15 shtator 2021

Më 13 Shtator PIPS ka mbajtur diskutimin e mbyllur mbi temën "Rajonalizmi ballkanik 2021: SEFTA dhe Ballkani i Hapur" me akterë nga qeveria, opozita dhe ekspertë të fushës.

Kjo ngjarje solli në tavolinë pikëvështrimet e palëve rreth marrëveshjeve SEFTA dhe Open Balkan, dhe ballafaqoi qëndrimet e akterëve kyçë për të matur mundësinë për një qëndrim të unifikuar të akterëve rreth marrëveshjeve rajonale.

Gjatë kësaj tryeze u diskutua:
- Artikulimi i pozicioneve dhe iniciativës së njëanshme krahas nevojës për krijimin dhe përforcimin e aleancave ndërshtetërore dhe moscënimin e humbjes së aleatëve strategjikë;
- integrimi rajonal si përgjigje ndaj ngecjes së integrimit evropian të rajonit dhe siguria e partneriteve rajonale pa barazinë e palëve në tavolinë dhe ballafaqimin me të kaluarën;
- tendenca për të parë integrimin evropian si ekskluzivisht të ndarë prej marrëveshjeve dhe integrimit rajonal;
- nevoja për komunikim të brendshëm dhe maturi në mbrojtjen e interesave shtetërore duke pasur parasysh kontekstin politik në vend dhe rajon.
e mërkurë, 15 shtator 2021/Author: Diona Kusari/Numri i shikimeve (18866)/Comments (0)/ Article rating: No rating
Kategoria: Aktivitetet
Etiketimet:
Diskutim i mbyllur për ndërtimin e koncensusit politik në Kosovë

Diskutim i mbyllur për ndërtimin e koncensusit politik në Kosovë

8 qershor 2021

Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS) më 8 Qershor ka mbajtur diskutimin e mbyllur me përfaqësues nga institucionet, partitë politike, organizatat joqeveritare dhe misionet e huaja në Kosovë, ku është diskutuar për rëndësinë e koncensusit dhe pajtimit të gjerë në fushën e politikës së jashtme, duke përfshirë dialogun Kosovë-Serbi.
Në këtë rrafsh, janë diskutuar ide nga akterët mbi alternativat e mundshme që do t’i mundësonin Kosovës që të artikulojë një qëndrim të qartë dhe pozicion sa më të favorshëm në sferën ndërkombëtare.
Ky aktivitet i parë do të vijohet me ngjarje të tjera të ngjashme në të ardhmen.
e martë, 8 qershor 2021/Author: Diona Kusari/Numri i shikimeve (19004)/Comments (0)/ Article rating: No rating
Kategoria: Aktivitetet
Etiketimet:
Seria e diskutimeve me ekspertë dhe akademike për Dialogun Kosovë-Serbi

Seria e diskutimeve me ekspertë dhe akademike për Dialogun Kosovë-Serbi

18 dhjetor 2020

PIPS ka lansuar serinë e diskutimeve me ekspertë dhe akademikë për dialogun Kosovë-Serbi.

Me datat 15,16 dhe 17 Dhjetor PIPS ka organizuar tre diskutime me ekspertë dhe akademikë për të diskutuar për Asosacionin e Komunave me shumicë serbe, Drejtësinë tranzicionale dhe Politikën e Jashtme si pjesë e serisë së diskutimeve për dialogun Kosovë-Serbi.
e premte, 18 dhjetor 2020/Author: Diona Kusari/Numri i shikimeve (21290)/Comments (0)/ Article rating: No rating
Kategoria: Aktivitetet
Etiketimet:
Publikimi i anketës "Politika ndërkombëtare dhe partitë politike: Perceptimet e qytetarëve të Kosovës"

Publikimi i anketës "Politika ndërkombëtare dhe partitë politike: Perceptimet e qytetarëve të Kosovës"

3 prill 2019

Me datën 2 Prill Instituti i Prishtinës për Studime Politike publikoi anketën “Politika Ndërkombëtare dhe Partitë Politike: Perceptimet e qytetarëve të Kosovës”. Anketa u publikua me përkrahjen e fondacionit Konrad Adenauer Stiftung (KAS). Në panel morrën pjesë Leonora Kryeziu (Drejtoreshë Ekzekutive e PIPS), Granit Tërnava (KAS), Arben Hajrullahu (Universiteti i Prishtinës) dhe Butrint Berisha (PIPS) që i prezantoi të gjeturat kryesore të punimit.

e mërkurë, 3 prill 2019/Author: Diona Kusari/Numri i shikimeve (21295)/Comments (0)/ Article rating: No rating
Kategoria: Aktivitetet
Etiketimet:
RSS
123