PIPS mbajti Seminarin II të Shkollës Politike gjatë datave 29-31 Maj, me fokus në Politikat Publike, Sundimin e Ligjit dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm. Gjatë dy ditëve të para, pjesëmarrësit u angazhuan në diskutime dhe ushtrime praktike mbi sfidat e hartimit të politikave, zbatimit institucional, sundimit të ligjit, zhvillimit të qëndrueshëm dhe politikave energjetike në Kosovë.
Dita e parë u fokusua në hendekun ndërmjet hartimit dhe zbatimit të politikave. Në sesionin “Nga Dizajni te Zbatimi: Pse politikat e mira dështojnë në praktikë?”, z. Bernard Nikaj, Profesor i Angazhuar në RIT Kosovo (A.U.K), analizoi ciklin e politikëbërjes përtej modelit teorik, duke theksuar faktorët institucionalë, administrativë dhe politikë që ndikojnë në efektivitetin e politikave në Kosovë.
Dita e dytë e seminarit u thellua më tej në dimensionet strukturore dhe institucionale të politikëbërjes në Kosovë përmes katër sesioneve tematike.
Në sesionin “Kapaciteti Shtetëror në Praktikë: Pse institucionet dështojnë të zbatojnë politikat?”, z. Besnik Tahiri shqyrtoi rolin e kapaciteteve institucionale në zbatimin e politikave publike dhe sundimin e ligjit, duke u fokusuar në sfida si politizimi i administratës, mungesa e profesionalizmit, qarkullimi i stafit dhe hendeku ndërmjet ambicieve politike dhe kapaciteteve reale për zbatim.
Sesioni “Sundimi i Ligjit dhe Llogaridhënia Institucionale” me z. Ehat Miftaraj trajtoi sundimin e ligjit si mekanizëm kyç për llogaridhënie dhe efektivitet institucional, me fokus në korrupsionin, prokurimin publik, rolin e institucioneve mbikëqyrëse, si dhe dallimin ndërmjet kornizës ligjore dhe zbatimit praktik në Kosovë.
Në sesionin “Zhvillimi i Qëndrueshëm si Politikë Publike: Balancimi i rritjes, mjedisit dhe barazisë”, z. Shpend Ahmeti eksploroi zhvillimin e qëndrueshëm si qasje të integruar të politikëbërjes, duke analizuar Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe ndikimin e Marrëveshjes së Gjelbër Evropiane, si dhe sfidat e përkthimit të këtyre kornizave në politika konkrete dhe të zbatueshme për Kosovën.
Dita u përmbyll me sesionin “Politikat Energjetike në Kosovë: Siguria, Tregu dhe Tranzicioni i Gjelbër” me z. Trim Ternava, i cili trajtoi sektorin e energjisë në Kosovë si rast konkret të kompleksitetit të politikëbërjes, duke u fokusuar në balancimin ndërmjet sigurisë së furnizimit, qëndrueshmërisë financiare dhe tranzicionit drejt energjisë së pastër.
Dita e tretë përfshiu dy sesione dhe një reflektim mbyllës:
Integrimi Evropian si Motor Reformash: Nga Standardet te Zbatimi me znj. Engjellushe Morina dhe Qeverisja Digjitale në Kosovë: Politikëbërja në Epokën