Mbahet Forumi i Dytë Parlamentar i Evropës Juglindore për Eficiencë të Energjisë dhe Klimë
PIPS ka marrë pjesë në Forumin e Dytë Parlamentar të Evropës Juglindore për Eficiencë të Energjisë dhe Klimë të mbajtur më 27 Nëntor në Shkup, organizuar nga Fondi i Hapur Rajonal për Eficiencë të Energjisë i GIZ.
Pjesëmarrës gjatë forumit ishin deputetë dhe përfaqësues të shoqërisë civile nga 6 vende të Evropës Juglindore.
Gjatë Forumit u diskutua për varfërinë energjetike dhe deputetët prezantuan progresin në fushën e energjisë brenda parlamenteve përkatëse.
Forumi është organizuar së pari në vitin 2017 në Komunitetin e Energjisë, si një platformë shkëmbimi mes deputetëve, stafit parlamentar dhe Shkollave Politike nga këto vende. Përkatësisht, në Kosovë PIPS vazhdon bashkëpunimin e afërt me Komisionin për Zhvillim Ekonomik, Tregti, Industri, Infrastrukturë dhe Zhvillim Rajonal.
Gjatë Forumit, kryetarja e këtij Komisioni, Znj. Sala Berisha Shala, ka prezantuar punën e Komisionit në adoptimin e Ligjit të ri për Eficiencë të Energjisë, të miratuar më 7 nëntor 2018 nga Kuvendi i Republikës së Kosovës.
Programet | |
Viti i publikimit | |