Dialog dhe shkëmbim përvojash ndërmjet Kosovës dhe Finlandës: Vizita e delegacionit finlandez në Prishtinë, 27–29 shtator e premte, 2 tetor 20260

Dialog dhe shkëmbim përvojash ndërmjet Kosovës dhe Finlandës: Vizita e delegacionit finlandez në Prishtinë, 27–29 shtator

Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS), në bashkëpunim me Demo Finland, mirëpriti në Prishtinë një delegacion nga Finlanda gjatë vizitës së tij më 27–29 shtator 2026. Vizita krijoi hapësira për shkëmbim përvojash dhe diskutim mbi funksionimin parlamentar, dialogun ndërpartiak dhe forcimin e kulturës së bashkëpunimit politik.

Në kuadër të vizitës, PIPS organizoi një dialog ndërmjet deputeteve të Kuvendit të Kosovës dhe delegacionit parlamentar finlandez, me fokus në funksionimin e parlamenteve, bashkëpunimin pozitë–opozitë, dialogun ndërpartiak dhe shkëmbimin e përvojave mes dy vendeve.

Deklaratë e përbashkët e organizatave të shoqërisë civile e premte, 2 tetor 20260

Deklaratë e përbashkët e organizatave të shoqërisë civile

Partitë të arrijnë marrëveshje për Presidentin dhe të garantojnë funksionimin e institucioneve

Ne, organizatat e poshtëshënuara të shoqërisë civile, vlerësojmë që Kosova duhet të ketë institucione funksionale, me mandat të plotë dhe që përmbushin përgjegjësitë e tyre ndaj qytetarëve. Mandati i dhënë nga qytetarët është përgjegjësi për respektimin e rendit kushtetues dhe funksionimin demokratik të institucioneve. Prandaj, u bëjmë thirrje partive parlamentare që të angazhohen menjëherë për një marrëveshje që mundëson zgjedhjen e Presidentit/es deri më 6 tetor, brenda afatit të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese.

Dështimi i sërishëm për të zgjedhur Presidentin/en do të sillte shpërndarjen e Kuvendit dhe zgjedhje të reja. Pas krizave të përsëritura institucionale dhe cikleve të njëpasnjëshme zgjedhore, kjo do ta vendoste vendin përballë një tjetër ngërçi institucional, pa pasur garancë që zgjedhjet do të jenë zgjidhje e mosmarrëveshjeve që po e mbajnë të hapur këtë çështje.

Seminari IV i Shkollës Politike: Komunikimi Politik, Media, Dezinformimi dhe Integriteti i Debatit Demokratik (Gjenerata 24) e hënë, 14 shtator 20260

Seminari IV i Shkollës Politike: Komunikimi Politik, Media, Dezinformimi dhe Integriteti i Debatit Demokratik (Gjenerata 24)

Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS) përmbylli Seminarin IV të Shkollës Politike, kushtuar temës “Komunikimi Politik, Media, Dezinformimi dhe Integriteti i Debatit Demokratik”.

Gjatë tri ditëve, pjesëmarrësit diskutuan mbi rolin e medias në një demokraci, sfidat e komunikimit politik dhe ndikimin e dezinformimit në mënyrën se si qytetarët e kuptojnë realitetin politik.

Tryeza dhe prezantimi i publikimit 'Raportimi i përgjegjshëm mbi ballafaqimin me të kaluarën dhe sfidat e medias në Kosovë' e mërkurë, 15 korrik 20260

Tryeza dhe prezantimi i publikimit 'Raportimi i përgjegjshëm mbi ballafaqimin me të kaluarën dhe sfidat e medias në Kosovë'

PIPS organizoi një tryezë diskutimi ku u prezantua publikimi mbi raportimin e përgjegjshëm të medias dhe përballjen me të kaluarën në Kosovë.

Gjatë tryezës, Besian Beha prezantoi gjetjet dhe rekomandimet kryesore të Policy Brief-it, duke vënë në pah rëndësinë e raportimit profesional dhe të përgjegjshëm në trajtimin e çështjeve që lidhen me të kaluarën, drejtësinë tranzicionale dhe proceset e pajtimit në Kosovë. Prezantimi hapi diskutimin mbi mënyrën se si mediat ndikojnë në formësimin e narrativave publike, perceptimin e së kaluarës dhe debatin shoqëror rreth drejtësisë dhe llogaridhënies.

Profesionistë dhe përfaqësues të mediave ndanë komentet dhe përvojat e tyre profesionale, duke reflektuar mbi sfidat me të cilat përballen gazetarët gjatë raportimit për tema të ndjeshme, përfshirë përdorimin e gjuhës, verifikimin e informacionit, trajtimin e viktimave dhe kujdesin ndaj narrativave që mund të thellojnë ndarjet shoqërore. Diskutimi gjithashtu trajtoi mundësitë për forcimin e praktikave të raportimit që kontribuojnë në informimin e publikut dhe në një qasje më të kujdesshme ndaj proceseve të përballjes me të kaluarën.

Seminari III i Shkollës Politike: Paqja, Diplomacia dhe Siguria (Gjenerata 24) e hënë, 13 korrik 20260

Seminari III i Shkollës Politike: Paqja, Diplomacia dhe Siguria (Gjenerata 24)

Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS) organizoi Seminarin III të Shkollës Politike gjatë datave 3-5 korrik, kushtuar temës “Paqja, Diplomacia dhe Siguria”, me fokus të veçantë në pozitën e Kosovës në një rend botëror dhe mjedis gjeopolitik në ndryshim.

Gjatë tri ditëve, pjesëmarrësit patën mundësi të diskutojnë zhvillimet aktuale në politikën e jashtme të Kosovës, procesin e njohjes ndërkombëtare, integrimin euro-atlantik, dinamikat e sigurisë në Ballkanin Perëndimor, si dhe mënyrat e reagimit institucional ndaj situatave të krizës.

RSS
1345678910Last
Aktivitetet më të shikuara
 
U mbajt trajnimi i hulumtuesve për publikimin në lidhje percepcionet e kosovarëve mbi MSA-në
Diona Kusari
/ Kategoria: Aktivitetet

U mbajt trajnimi i hulumtuesve për publikimin në lidhje percepcionet e kosovarëve mbi MSA-në

Me datën 22 Qershor, Instituti i Prishtinës për Studime Politike organizoi trajnimin e hulumtuesve që do të jenë në terren përgjatë datave 27 qershor-3 korrik, për mbledhjen e të dhënave të hulumtimit për percepcionet e kosovarëve në lidhje me nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit. Hulumtuesit të cilët gjatë një jave do të jenë në terren në të gjitha rajonet e Kosovës, patën rastin të njoftohen me pyetësorin e përgatitur dhe aspektet teknike të organizimit të mbledhjes të të dhënave. Hulumtimi apo barometri i përcepcioneve të kosovarëve në lidhje me MSA-në, është një pjesë e projektit tetëmbëdhjetë mujor ‘Promovimi Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit dhe Nisja e Debatit Publik për të Ardhmen Evropiane të Kosovës’, që organizohet nga Instituti i Prishtinës për Studime Politike dhe Grupi për Studime Politike dhe Juridike me përkrahjen e Ambasadës së Mbretërisë së Holandës në Prishtinë. Përpos këtij publikimi, nga ky projekt do të organizohen edhe një sërë aktivitetesh tjera: punëtori, seminare, tryeza diskutimi, draftimin e një strategjie në bashkëpunim me Ministrinë e Integrimeve Evropiane për komunikimin e rëndësisë së MSA-së për kosovarët si dhe kolumna mediale.

Previous Article Ligjërata "Njohja Diplomatike e Kosovës - Arritjet dhe Sfidat"
Next Article PIPS në Buletinin e Këshillit të Evropës
Print
42492 Rate this article:
No rating
Programet
  • Integrimi evropian
Viti i publikimit
  • 2016