Aktivitetet më të shikuara
Seminari i dytë nacional me Shkollën Politike 2017
Më 21-23 Prill 2017 u mbajt seminari i dytë i Shkollës Politike me temën "Shteti si kuadër fundamental për të vetë-qeverisur: Politika e Politikave Publike. Dita e parë u mbulua nga Dastid Pallaska. Z. Pallaska mbuloi rolin e sundimit të ligjit në shtet-ndërtim. Dita e dytë e seminarit vazhdoi me temën "Gjetja e rrugës së duhur: Modeli Zhvillimor i mirëqenies nga konteksti i Kosovës", temë kjo e mbuluar nga Visar Ymeri. Më tej Agon Maliqi, ekspert i politikave zhvillimore, trajtoi me grupin "Ekonominë e tregut të bazuar në dije: Edukimin e orientuar nga tregu dhe mobilitetin për zhvillim në Kosovë". Dita e dytë u përmbyll me ligjeratën e Alban Zogaj, ligjërues në Riinvest, mbi modelin zhvillimor të tregut në kontekstin e Kosoves. Dita e tretë u mbulua nga Neritan Sejamini, ligjërues në Universitetin e Tiranës dhe ekspert i politikave publike. Profesor Sejamini me grupin trajtoi politikat publike tek një qeverisje nxitëse e zhvillimit.
Programet | |
Viti i publikimit | |