Seminari i Tretë i Shkollës Politike 2021 e enjte, 8 korrik 20210

Seminari i Tretë i Shkollës Politike 2021

Kemi përmbyllur seminarin e tretë të Shkollës Politike me gjeneratën e 19-të gjatë datave 2-4 Korrik.

Kësaj rradhe theks të veçantë në seminar patën temat e parandalimit dhe luftimit të ekstremizmit të dhunshëm, përmes ligjëratave gjatë të cilave pjesëmarrësit e Shkollës Politike u informuan rreth ekstremizmit të dhunshëm në kontekst global e rajonal, dallimin mes koncepteve të terrorizmit, ekstremizmit, radikalizmit, si dhe statistikat dhe inciativat e ndërmarra për riatdhesimin dhe rehabilitimin e luftëtarëve të kthyer në Kosovë.

Në një kontekst më të gjerë, seminari trajtoi politikën e jashtme kosovare, politikën botërore, teoritë dhe marrëdhëniet ndërkombëtare, duke i ofruar pjesëmarrësve disa ngjyrime të të kuptuarit të Politikës së Jashtme dhe Sigurisë Kombëtare - nga prizmi politik, ligjor dhe social.

Tutje, pjesëmarrësit patën mundësinë të dëgjojnë dhe diskutojnë me zëvëndësministrin aktual të MPJD për rrjedhën e deritanishme të qasjes së Kosovës me akterët rajonal dhe global si dhe planin e kësaj qeverie.

Ky seminar është mbajtur me mbështetjen e Advocacy Training and Resource Center - ATRC përmes Resilient Community Program dhe Këshillit të Evropës - Council of Europe.
Diskutim i mbyllur për ndërtimin e koncensusit politik në Kosovë e martë, 8 qershor 20210

Diskutim i mbyllur për ndërtimin e koncensusit politik në Kosovë

Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS) më 8 Qershor ka mbajtur diskutimin e mbyllur me përfaqësues nga institucionet, partitë politike, organizatat joqeveritare dhe misionet e huaja në Kosovë, ku është diskutuar për rëndësinë e koncensusit dhe pajtimit të gjerë në fushën e politikës së jashtme, duke përfshirë dialogun Kosovë-Serbi.
Në këtë rrafsh, janë diskutuar ide nga akterët mbi alternativat e mundshme që do t’i mundësonin Kosovës që të artikulojë një qëndrim të qartë dhe pozicion sa më të favorshëm në sferën ndërkombëtare.
Ky aktivitet i parë do të vijohet me ngjarje të tjera të ngjashme në të ardhmen.
Seminari i Dytë i Shkollës Politike e martë, 25 maj 20210

Seminari i Dytë i Shkollës Politike

Prej 21-23 Maj PIPS ka mbajtur Seminarin e Dytë të Shkollës Politike për gjeneratën e 19-të.

Ky seminar ishte një gërshëtim i diskutimeve me ekspertë për ndikimin e ideologjisë politike në politika publike dhe shkëmbimit mes pjesëmarrësve.

Pjesëmarrësit u njohën më afër me pikëpamjet e të majtës dhe së djathtës për ekonomi dhe politika sociale; diskutuan nga një qasje pluraliste për ndërhyrjen e shtetit dhe tregun e lirë dhe punuan së bashku për të mbrojtur qëndrimet e tyre për propozime politikash të përzgjedhura.
Diskutim mbi Reformën e Sistemit të Inspektimeve në Kosovë e martë, 11 maj 20210

Diskutim mbi Reformën e Sistemit të Inspektimeve në Kosovë

Më 11 Maj PIPS mbajti diskutimin për reformën e sistemit të inspektimeve në vend, ku morrën pjesë përfaqësues nga inspektoratet, ministritë përgjegjëse dhe shoqëria civile.

Gjatë kësaj ngjarje u prezantua analiza e PIPS si dhe u mbajt një diskutim mes pjesëmarrësve dhe panelistëve rreth aspekteve ligjore të reformës, kontekstit të tanishëm dhe pengesat e inspektorateve në lidhje me zbatimin e reformës.
Seminari i parë i Shkollës Politike 2021 e diel, 21 mars 20210

Seminari i parë i Shkollës Politike 2021

Gjenerata e 19-të mbajti seminarin e parë me datën 19-21 Mars.

Ligjërues në këtë seminar ishin: Gëzim Visoka, Vjosa Musliu, Fisnik Korenica, Adri Nurellari, Ermal Hasmija, Ramadan Ilazi dhe Gëzim Krasniqi.
RSS
First567810121314Last
Aktivitetet më të shikuara
 
SHKOLLA POLITIKE E PRISHTINËS KA HAPUR KONKURSIN PËR PRANIMIN E KANDIDATËVE PËR GJENERATËN E NJËZET E TRETË (23)
Jon Krasniqi
/ Kategoria: Aktivitetet

SHKOLLA POLITIKE E PRISHTINËS KA HAPUR KONKURSIN PËR PRANIMIN E KANDIDATËVE PËR GJENERATËN E NJËZET E TRETË (23)

Bëhuni pjesë e një përvoje transformuese me një nga programet e para të edukimit politik joformal në Kosovë! Shkolla Politike, e themeluar për të fuqizuar liderët në sferat politike, ekonomike, sociale dhe kulturore, ka hapur thirrjen për aplikim në gjeneratën e saj të 23-të. E ndërtuar mbi shtyllat e demokracisë, programi ynë shtrihet nga marsi deri në nëntor, duke përfshirë seminare, diskutime dhe ligjerata që kultivojnë të menduarit kritik dhe vlerat demokratike. Programi ofron mundësi për të thelluar njohuritë në fusha si qeverisja, lidershipi, zhvillimi qytetar dhe angazhimi publik, duke pajisur pjesëmarrësit me mjetet për të formësuar të ardhmen si qytetarë aktivë dhe liderë në Kosovë.

Kush mund të aplikojë?

Mirëpresim kandidatë nga partitë politike, institucionet publike, mediat, OJQ-të dhe bizneset. Kandidatët e interesuar duhet të kenë të përfunduar nivelin Bachelor dhe njohja e gjuhës angleze është e detyrueshme. Si profesionist aktiv në fushën tuaj, shfrytëzojeni këtë mundësi për të kontribuar në të ardhmen e juaj!

Përfitimet nga Programi i Shkollës Politike të Prishtinës:

· Ngritje e njohurive në nxitjen e demokracisë, respektimin e ligjit dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

· Njohuri të thelluara nga ligjëruesit më prominent vendas dhe ndërkombëtarë.

· Certifikim nga Këshilli i Evropës

· Pjesëmarrje ekskluzive në Forumin Botëror për Demokraci në Strasburg.

· Pjesë e rrjetit tonë prej mbi 700 alumni.

Afati i Aplikimit: 31 Janar 2025

Kandidatët e suksesshëm nga vlerësimi fillestar do të njoftohen gjatë muajit Shkurt.

Për të aplikuar, vizitoni: www.pips-ks.org/Aplikimi

Pagesa e programit për kandidatët e përzgjedhur është 70 € për pjesëmarrje në program njëvjeçar. Mos e humbisni mundësinë për të formësuar të ardhmen e Kosovës! Apliko tani dhe bëhu pjesë e gjeneratës së 23-të të Shkollës Politike të Prishtinës!

Previous Article Dialogu i Prishtinës – Ballkani dhe Azia e Jugut
Next Article Bashkëpunimi me Demo Finland rreth të rinjve në partitë politike
Print
4946 Rate this article:
No rating
Programet
  • Shkolla Politike
Viti i publikimit
  • 2025