Publikimi i anketës 'Politika ndërkombëtare dhe dialogu Kosovë-Serbi: Perceptimet e qytetarëve kosovarë' e mërkurë, 18 dhjetor 20190

Publikimi i anketës 'Politika ndërkombëtare dhe dialogu Kosovë-Serbi: Perceptimet e qytetarëve kosovarë'

Me datën 17 Dhjetor PIPS publikoi anketën Politika Ndërkombëtare dhe Dialogu Kosovë-Serbi e nxjerrë në bashkëpunim me Konrad Adenauer Stiftung (KAS).

Diskutimi 'Përfshirja e Kuvendit në planifikimin e qëndrueshëm urban: Hartimi i politikave të favorshme për mobilitetin e qytetarëve, lehtësimin e trafikut dhe mjedis më të shëndetshëm' e mërkurë, 4 dhjetor 20190

Diskutimi 'Përfshirja e Kuvendit në planifikimin e qëndrueshëm urban: Hartimi i politikave të favorshme për mobilitetin e qytetarëve, lehtësimin e trafikut dhe mjedis më të shëndetshëm'

Më 2 dhjetor, mbajtëm ngjarjen e publikimit dhe diskutimit me temën “Përfshirja e Kuvendit në planifikimin e qëndrueshëm urban: Hartimi i politikave të favorshme për mobilitetin e qytetarëve, lehtësimin e trafikut dhe mjedis më të shëndetshëm”, së bashku me një panel prej ekspertësh të planifikimit urban dhe deputetëve. 

Tryeza e diskutimit me temën "Agjenda për Reforma Evropiane (ERA) në sektorin e punësimit" e hënë, 11 nëntor 20190

Tryeza e diskutimit me temën "Agjenda për Reforma Evropiane (ERA) në sektorin e punësimit"

Instituti i Prishtines per Studime Politike, Group for Legal and Political Studies dhe Instituti GAP mbajtën më 11 Nëntor tryezën e diskutimit me titullin: “Agjenda për Reforma Evropiane (ERA) në sektorin e punësimit”.

Gjenerata e 17-të e Shkollës Politike në Forumin Botëror për Demokraci e hënë, 11 nëntor 20190

Gjenerata e 17-të e Shkollës Politike në Forumin Botëror për Demokraci

Me rastin e ditës mbyllëse të Forumit Botëror për Demokraci në Strasburg, gjenerata e 17 e Shkollës Politike të Prishtinës është çertifikuar nga Këshillii i Evropës, përmes Sekretares së Përgjithshme Marija Pejčinović Burić.

Ligjërata me Shkollën Politike me temën "Liria e shprehjes, demokracia dhe përballja me lajmet e rreme" e enjte, 31 tetor 20190

Ligjërata me Shkollën Politike me temën "Liria e shprehjes, demokracia dhe përballja me lajmet e rreme"

Me datën 30 Tetor Shkolla Politike mirëpriti Znj. Flutura Kusari dhe Z. Bardh Rugova për të diskutuar për aspektet ligjore e sociologjike të lirisë së shprehjes dhe të fenomenit të "lajmeve të rreme" para pjesëmarrjes në Forumin Botëror për Demokraci.

RSS
First89101113151617Last
Aktivitetet më të shikuara
 
Diskutimi për Agjendën për Reformën Evropiane II dhe publikimi i 'Fillimi i një ERA të re"
Diona Kusari
/ Kategoria: Aktivitetet

Diskutimi për Agjendën për Reformën Evropiane II dhe publikimi i 'Fillimi i një ERA të re"

Më 14 Tetor PIPS ka mbajtur tryezën e diskutimit me temën "Agjenda për Reforma Evropiane II", gjatë së cilës u prezantua edhe publikimi jonë i fundit "Fillimi i një ERA të Re!"

Duke pasur parasysh rëndësinë që ERA II ka tani në rrugën e integrimit në BE dhe reformat e nevojshme për Kosovën, është kritike të kapërcehen pengesat e përjetuara më parë prandaj ky publikim paraqet një pasqyrë të zbatimit të ERA 1 dhe jep rekomandime të cilat mund të përmirësojnë zbatimin e përgjithshëm të ERA II.

Në hapjen e tryezës folën znj. Leonora Kryeziu nga PIPS, dhe znj. Venera Ramaj nga Ambasa e Mbretërisë së Holandës në Kosovë. Znj. Ramaj foli për historikun e angazhimit të shoqërisë civile për monitorimin e zbatimit të ERA përmes mbështetjes së Ambasadës, si dhe vuri theks mbi rëndësinë e këtyre reformave për Kosovën si dhe ngecjet e pengesat e dëshmuara nga ERA 1.

Znj. Delfinë Elshani nga PIPS prezantoi analizën "Fillimi i një ERA të re!". Ajo dha një përmbledhje të të gjeturave kryesore nga zbatimi i ERA 1 si dhe rekomandimet për ERA 2, si më poshtë:
- Duhet të bëhet shmangia e logjikës së ‘ticking the box’ kur hartohen dhe miratohen ligje, rregullore dhe strategji​, a​to duhet të synojnë ndikim aktual në mirëqenien e qytetarëve​ d​​he​ ​rezultate të prekshme;
- ​Forcimi i bashkëpunimit midis të gjithë akterëve është i një rëndësie të madhe​, të gjitha reformat e nevojshme duhet të ndërmerren në koordinim dhe bashkëpunim me të gjithë akterët përkatës;
- Qeveria duhet të zbatojë një qasje më proaktive për të përshpejtuar zbatimin e reformave dhe për t​​ë arritur rezultatet e dëshiruara;
- Ruajtja e pjekurisë politike dhe një qeverisje të qëndrueshme është e një rëndësie të madhe​, deri m​​ë​ tani ​paqëndrueshmëria politike ka ndikuar negativisht në qëndrueshmërinë e reformave;
- Institucionet që nuk zbatojnë veprimet e nevojshme duhet të mbajnë përgjegjësi. Nëse institucionet përkatëse nuk mbahen përgjegjëse për dështimet e tyre, ata priren të neglizhojnë përgjegjësitë e tyre​;​
​​- Organizatat e shoqërisë civile duhet të vazhdojnë të monitorojnë të gjitha marrëveshjet dhe reformat e nevojshme dhe të bëjnë presion ​p​ë​r​ përmbushjen e detyrimeve.
​- Institucionet duhet të angazhohen me OSHC-të më seriozisht dhe të përfitojnë nga ekspertiza dhe përvoja e tyre.

Më pastaj, Znj. Katerina Lopo nga Zyra e BE-së në Kosovë tregoi se ERA 2 ka ardhur si një vazhdim i natyrshëm i ERA 1, në të cilin edhe janë bartuar synimet e paplotësuara nga ERA 1. Ajo shprehu lëvdatë për punën e bërë nga qeveria e Kosovës për prioritetin mbi shëndetësinë. Ajo theksoi nevojën për vullnet të fortë politik për reformat në ERA 2 dhe nevojën për konsensus ndërpartiak për t'i prioritizuar reformat e BE-së e rrjedhimisht kërkoi më shumë bashkëpunim ndërmjet qeverisë dhe kuvendit për zbatimin e tyre.

Znj. Blerta Deliu Kodra poashtu ishte pjesë e panelit. Në adresimin e saj, ajo u shpreh se niveli politik e kupton rëndësinë e këtij procesi dhe se duhet rritur gatishmëria dhe dedikimi në mënyrë që të bëhen reforma të thella dhe jo të pjesshme. Tutje, ajo tha se duhet pasur në mendje faktin se momentalisht ka mospërputhshmëri në mes të objektivave të qeverisë dhe objektivave në ERA 2.

Tutje, Z. Demush Shasha i'u drejtua BE-së me kërkesën që ky proces të ketë një incentivë të qartë që institucionet e Kosovës t'i ndërmarrin këto reforma, ai u shpreh se reformat nuk po merren seriozisht për shkak se edhe nuk ka ndonjë incentivë seriozë për t'i bindur institucionet. Nga ana tjetër, qasja e qeverisë që tregon hendek mes asaj që thuhet dhe asaj që konkretizohet me veprim tregon se nuk jemi serioz, tha ai. Z. Shasha theksoi se këtë proces e ka karakterizuar mungesa e lidershipit politik dhe se është shqetësuese se pas shuarjes së Ministrisë së Integrimeve Evropiane nuk ka adresë politike e cila merret me me këto reforma në baza ditore, mujore e javore.

Tryeza u përmbyll me diskutimin e hapur me përfaqësues nga institucionet e përfshira në reformë, përfaqësues të shoqërisë civile, ekonomistë dhe qytetarë.
Previous Article Seminari i Dytë i Shkollës Politike
Next Article Diskutimi mbi Reformën e Administratës Publike në Kosovë
Print
19877 Rate this article:
No rating
Programet
  • Integrimi evropian
Viti i publikimit
  • 2020