Mbahet Seminari i parë i Shkollës Politike "Shteti dhe Shoqëria" e hënë, 4 mars 20190

Mbahet Seminari i parë i Shkollës Politike "Shteti dhe Shoqëria"

Në datat 1-3 Mars Gjenerata e 17-të e Shkollës Politike mbajti Modulin e Parë Shteti dhe Shoqëria: Identiteti Politik, Qeverisja dhe Rendi Politik. Temat e seminarit u ligjëruan nga ekspertë të fushave përkatëse: Fatmir Sejdiu, Fisnik Korenica, Ermal Hasimja, Blerim Shala, Anton Vukpalaj, Blendi Ceka, Ramadan Ilazi dhe Besnik Tahiri.
 

Deputetet kosovare dhe Shkolla Politike marrin pjesë në Forumin e tretë Parlamentar për Efiçiencë të Energjisë dhe Klimë e mërkurë, 20 shkurt 20190

Deputetet kosovare dhe Shkolla Politike marrin pjesë në Forumin e tretë Parlamentar për Efiçiencë të Energjisë dhe Klimë

Delegacioni i deputeteve të Kosovës - përfaqësuar nga Znj. Sala Berisha Shala dhe Znj. Hykmete N. Bajrami dhe PIPS - përfaqësuar nga Znj. Leonora Kryeziu morrën pjesë në Forumin e tretë Parlamentar për Efiçiencë të Energjisë dhe Klimë të organizuar nga GIZ ORF-EE. Ky takim u mbajt më 19 Shkurt në Bruksel, njëkohësisht me Plenumin Parlamentar të Komunitetit të Energjisë.

Agjenda e Kosovës dhe rajonit për eficiencë të energjisë: Vizita e deputetëve të Kuvendit të Kosovës në Mal të Zi e premte, 7 dhjetor 20180

Agjenda e Kosovës dhe rajonit për eficiencë të energjisë: Vizita e deputetëve të Kuvendit të Kosovës në Mal të Zi

Prej 3 deri më 5 Dhjetor, delegacioni i deputetëve të Republikës së Kosovës, i përbërë nga Znj. Sala Berisha Shala, Z. Liburn Aliu dhe Znj. Mimoza Kusari u mirëpritën në Mal të Zi, ku mbajtën takime me deputetët nga Parlamenti i Malit të Zi, kryesuar nga Z. Genc Nimanbegu dhe Z. Predrag Sekulić; poashtu dhe me Drejtorin e Drejtorisë për Efiçiencë të Energjisë në Qeverinë e Malit të Zi, Z. Marko Radulović.
 

Mbahet Forumi i Dytë Parlamentar i Evropës Juglindore për Eficiencë të Energjisë dhe Klimë e premte, 30 nëntor 20180

Mbahet Forumi i Dytë Parlamentar i Evropës Juglindore për Eficiencë të Energjisë dhe Klimë

PIPS ka marrë pjesë në Forumin e Dytë Parlamentar të Evropës Juglindore për Eficiencë të Energjisë dhe Klimë të mbajtur më 27 Nëntor në Shkup, organizuar nga Fondi i Hapur Rajonal për Eficiencë të Energjisë i GIZ. Pjesëmarrës gjatë forumit ishin deputetë dhe përfaqësues të shoqërisë civile nga 6 vende të Evropës Juglindore.

Çertifikimi i Shkollës Politike 2017 nga Këshilli i Evropës e shtunë, 10 nëntor 20180

Çertifikimi i Shkollës Politike 2017 nga Këshilli i Evropës

Me përfundimin e Seminarit Forumi Botëror për Demokraci, në ambientet e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës u bë çertifikimi i aplikantëve të Shkollës Politike të Prishtinës, për përfundimin e suksesshëm të këtij programi.

RSS
First1112131416181920Last
Aktivitetet më të shikuara
 
Mbahet seminari "Politika e Jashtme dhe Siguria Nacionale" me Shkollën Politike
Diona Kusari
/ Kategoria: Aktivitetet

Mbahet seminari "Politika e Jashtme dhe Siguria Nacionale" me Shkollën Politike

Në datat 1-2 Korrik, Shkolla Politike e Prishtinës organizoi seminarin e tretë, me temën "Politika e Jashtme dhe Siguria Nacionale". Në këtë seminar kontribuan gjashtë ligjërues: Enver Hoxhaj, Robert Muharremi, Ilir Dugolli, Blerim Reka, Burim Ramadani dhe Florian Qehaja. Përmes përvojës së tyre si politikanë, diplomatë dhe ekspertë të politikës së jashtme dhe sigurisë, ligjëruesit ofruan ligjërata shumë cilësore dhe interesante për pjesëmarrësit e Shkollës Politike.

Previous Article PIPS mban takimin e parë për ofrimin e Asistencës Teknike për Komuna
Next Article PIPS organizon tryezën për diskutim mbi ligjin e ri të Efiçencës së Energjisë
Print
21903 Rate this article:
No rating
Programet
  • Shkolla Politike
Viti i publikimit
  • 2017