Mbahet Seminari i parë i Shkollës Politike "Shteti dhe Shoqëria" e hënë, 4 mars 20190

Mbahet Seminari i parë i Shkollës Politike "Shteti dhe Shoqëria"

Në datat 1-3 Mars Gjenerata e 17-të e Shkollës Politike mbajti Modulin e Parë Shteti dhe Shoqëria: Identiteti Politik, Qeverisja dhe Rendi Politik. Temat e seminarit u ligjëruan nga ekspertë të fushave përkatëse: Fatmir Sejdiu, Fisnik Korenica, Ermal Hasimja, Blerim Shala, Anton Vukpalaj, Blendi Ceka, Ramadan Ilazi dhe Besnik Tahiri.
 

Deputetet kosovare dhe Shkolla Politike marrin pjesë në Forumin e tretë Parlamentar për Efiçiencë të Energjisë dhe Klimë e mërkurë, 20 shkurt 20190

Deputetet kosovare dhe Shkolla Politike marrin pjesë në Forumin e tretë Parlamentar për Efiçiencë të Energjisë dhe Klimë

Delegacioni i deputeteve të Kosovës - përfaqësuar nga Znj. Sala Berisha Shala dhe Znj. Hykmete N. Bajrami dhe PIPS - përfaqësuar nga Znj. Leonora Kryeziu morrën pjesë në Forumin e tretë Parlamentar për Efiçiencë të Energjisë dhe Klimë të organizuar nga GIZ ORF-EE. Ky takim u mbajt më 19 Shkurt në Bruksel, njëkohësisht me Plenumin Parlamentar të Komunitetit të Energjisë.

Agjenda e Kosovës dhe rajonit për eficiencë të energjisë: Vizita e deputetëve të Kuvendit të Kosovës në Mal të Zi e premte, 7 dhjetor 20180

Agjenda e Kosovës dhe rajonit për eficiencë të energjisë: Vizita e deputetëve të Kuvendit të Kosovës në Mal të Zi

Prej 3 deri më 5 Dhjetor, delegacioni i deputetëve të Republikës së Kosovës, i përbërë nga Znj. Sala Berisha Shala, Z. Liburn Aliu dhe Znj. Mimoza Kusari u mirëpritën në Mal të Zi, ku mbajtën takime me deputetët nga Parlamenti i Malit të Zi, kryesuar nga Z. Genc Nimanbegu dhe Z. Predrag Sekulić; poashtu dhe me Drejtorin e Drejtorisë për Efiçiencë të Energjisë në Qeverinë e Malit të Zi, Z. Marko Radulović.
 

Mbahet Forumi i Dytë Parlamentar i Evropës Juglindore për Eficiencë të Energjisë dhe Klimë e premte, 30 nëntor 20180

Mbahet Forumi i Dytë Parlamentar i Evropës Juglindore për Eficiencë të Energjisë dhe Klimë

PIPS ka marrë pjesë në Forumin e Dytë Parlamentar të Evropës Juglindore për Eficiencë të Energjisë dhe Klimë të mbajtur më 27 Nëntor në Shkup, organizuar nga Fondi i Hapur Rajonal për Eficiencë të Energjisë i GIZ. Pjesëmarrës gjatë forumit ishin deputetë dhe përfaqësues të shoqërisë civile nga 6 vende të Evropës Juglindore.

Çertifikimi i Shkollës Politike 2017 nga Këshilli i Evropës e shtunë, 10 nëntor 20180

Çertifikimi i Shkollës Politike 2017 nga Këshilli i Evropës

Me përfundimin e Seminarit Forumi Botëror për Demokraci, në ambientet e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës u bë çertifikimi i aplikantëve të Shkollës Politike të Prishtinës, për përfundimin e suksesshëm të këtij programi.

RSS
First1112131416181920Last
Aktivitetet më të shikuara
 
Seminari i Parë i Shkollës Politike (Gjenerata e 22të) - Përpjekjet e Kosovës për forcimin e Shtetit në Kohë Polikrize
Diona Kusari
/ Kategoria: Aktivitetet

Seminari i Parë i Shkollës Politike (Gjenerata e 22të) - Përpjekjet e Kosovës për forcimin e Shtetit në Kohë Polikrize

Shkolla Politike (Gjenerata 22) zyrtarisht ka filluar me seminarin e parë këtë fundjavë! 

Me datat 22-24 Mars, gjenerata e re e Shkollës Politike filloi udhëtimin e tyre 1 vjeçar. Seminari i parë ishte një fundjavë e mbushur me diskutime të thella, ligjërata të vlefshme dhe momente interesante që treguan rëndësinë dhe esencën e avancimit politik dhe rrjetëzimit të komunitetit. 

Dita 1 – Prezantimi me programin:

Seminari filloi me një prezantim të programit të Shkollës Politike, ku kishim nderin të kishim prezent përfaqësuesen e Zyres së Këshillit të Europës në Kosovë znj. Maryann Hennesey dhe z. Granit J. Tërnava nga Konrad-Adenauer-Stiftung Kosovo (KAS) si partnerë dhe mbështetës të Shkollës Politike.

Nën moderimin e z. Ramadan Ilazit, grupi u angazhua në aktivitete të punës në ekipe dhe diskutime interesante rreth temës së Konceptit të Shtetit, Paqes, dhe Konfliktit. Gjatë pasdites, z. Ditmir Bushati bisedoi me grupin në lidhje me kuptimin e Polikrizës dhe Rreziqet Ndërkombëtare.

Dita 2 – Procesi i shtetndërtimit dhe e ardhmja e qëndrueshme për Kosovën:

Dita e shtunë solli një hyrje më të thellë të Procesit të Shtetndërtimit të Kosovës dhe navigimit të tij nëpër Polikrizë, me ligjërim dhe diskutim të z. Robert Muharremi. Sesioni i pasdites, i udhëhequr nga z. Mark Baskin, hodhi dritë mbi Ballkanin Perëndimor mes krizave komplekse, që ishte një sesion i mbushur me simulime dhe diskutime interesante mes grupit rreth sfidave dhe mundësive rajonale. 

Dita 3 – Aleanca Strategjike të Kosovës dhe Izolimi kundër Bashkëpunimit:

Në ditën e fundit, kur seminari ynë afrohej drejt përmbylljes, kishim privilegjin të dëgjonim znj. Drita Perezic (Këshilltare e Sektorit të Jashtëm të Sigurisë për Presidenten e Republikës së Kosovës), e cila ndau përvojën e saj të vlefshme rreth Aleancave Strategjike të Kosovës. Gjatë pasdites, z. Blerim Shala ndau me grupin argumentet e tij mbi Izolimin dhe Bashkëpunimin, dhe se si Kosova po navigon në kontekstin e Polikrizës, duke lënë grupin me shumë për të menduar rreth rrugës të Kosovës. 

Gjatë seminarit, energjia ishte e dukshme, e ushqyer nga diskutimet e gjalla, atmosfera pozitive dhe mundësitë e rëndësishme të rrjetëzimit. Jemi shumë mirënjohës ndaj të gjithë folësve, moderatorëve dhe pjesëmarrësve për kontributin në suksesin e këtij seminarit.

Mëposhtë, shih momente nga Seminari i parë i Shkollës Politike. Shihemi në aktivitetet e ardhshme të Shkollës Politike! 

Programi i Shkollës Politike mbështetet nga Këshilli i Evropës. Ky seminar i Shkollës Politike është mbështetur nga Konrad-Adenauer-Stiftung Kosovo.

Previous Article Seminari i II-të i Shkollës Politike rreth Drejtësisë Tranzicionale dhe Mekanizmave të saj
Next Article Konkurs pune për pozitën koordinator/e i/e projekteve
Print
3364 Rate this article:
No rating
Programet
  • Shkolla Politike
Viti i publikimit
  • 2024