Sesion informues për mobilitetin e qëndrueshëm urban me deputetët e Kuvendit të Kosovës dhe Maqedonisë Veriore e mërkurë, 24 prill 20190

Sesion informues për mobilitetin e qëndrueshëm urban me deputetët e Kuvendit të Kosovës dhe Maqedonisë Veriore

Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS) në bashkëpunim me Center for Research and Policy Making, dhe me përkrahjen e fondacionit gjerman GIZ më 24 prill mbajti sesionin e përbashkët informues për mobilitetin e qëndrueshëm urban, për deputetë nga Kuvendi i Kosovës dhe Maqedonisë Veriore. 

Seminari i dytë i Shkollës Politike 2019 e hënë, 15 prill 20190

Seminari i dytë i Shkollës Politike 2019

Prej 12-14 prill u mbajt seminari i dytë i Shkollës Politike 2019. Seminari me temën "Shteti si kuadër fundamental për të qeverisur - Politika e politikave publike" iu ofroi pjesëmarrësve mundësinë për të diskutuar për rolin e ideologjisë, politikat e djathta dhe të majta për Kosovën, zhvillimin ekonomik, edukimin e mirëfilltë, dhe sundimin e ligjit në kontekst të formësimit të politikave publike. 

Publikimi i anketës "Politika ndërkombëtare dhe partitë politike: Perceptimet e qytetarëve të Kosovës" e mërkurë, 3 prill 20190

Publikimi i anketës "Politika ndërkombëtare dhe partitë politike: Perceptimet e qytetarëve të Kosovës"

Me datën 2 Prill Instituti i Prishtinës për Studime Politike publikoi anketën “Politika Ndërkombëtare dhe Partitë Politike: Perceptimet e qytetarëve të Kosovës”. Anketa u publikua me përkrahjen e fondacionit Konrad Adenauer Stiftung (KAS). Në panel morrën pjesë Leonora Kryeziu (Drejtoreshë Ekzekutive e PIPS), Granit Tërnava (KAS), Arben Hajrullahu (Universiteti i Prishtinës) dhe Butrint Berisha (PIPS) që i prezantoi të gjeturat kryesore të punimit.

Takimi i Shkollës Politike me zëvëndës Shefen e misionit të Ambasadës Amerikane, znj. Colleen Hyland e hënë, 25 mars 20190

Takimi i Shkollës Politike me zëvëndës Shefen e misionit të Ambasadës Amerikane, znj. Colleen Hyland

Më 21 Mars 2019, Shkolla Politike e Prishtinës mbajti një diskutim me Zëvëndës Shefen e Misionit të Ambasadës Amerikane në Prishtinë, znj. Colleen Hyland. Përmes një diskutimi të frytshëm pjesëmarrësit patën mundësinë të ndajnë mendimet e tyre mbi sfidat kryesore aktuale të Kosovës në rrafshin e brendshëm dhe atë të jashtëm. 

Tryeza “Zbatimi i Agjendës për Reforma Evropiane (ERA) dhe pritshmëritë për ERA 2” e enjte, 14 mars 20190

Tryeza “Zbatimi i Agjendës për Reforma Evropiane (ERA) dhe pritshmëritë për ERA 2”

Me datën 14 Mars 2019, Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS) së bashku me Grupin për Studime Politike dhe Juridike (GLPS) dhe Instituti GAP organizuan tryezë diskutimi me temën “Zbatimi i Agjendës për Reforma Evropiane (ERA) dhe pritshmëritë për ERA 2”. Të pranishme në panel ishin Dhurata Hoxha - Ministre e Integrimit Evropian, Nataliya Apostolova - Shefe e Zyrës së BE në Kosovë dhe Gerrie Willems - Ambasadore e Mbretërisë së Hollandës në Kosovë.

RSS
First1112131416181920Last
Aktivitetet më të shikuara
 
Dialogu i Prishtinës – Ballkani dhe Azia e Jugut
Diona Kusari
/ Kategoria: Aktivitetet

Dialogu i Prishtinës – Ballkani dhe Azia e Jugut

Më 25 nëntor 2024, Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS), në bashkëpunim me Institutin Aziatik të Diplomacisë dhe Çështjeve Ndërkombëtare (AIDIA) dhe Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës organizuan forumin “Dialogu i Prishtinës – Ballkani dhe Azia e Jugut” , e cila u mbështet financiarisht nga Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur (KFOS).

Ky event i nivelit të lartë mblodhi për herë të parë aktorë kryesorë, politikëbërës, liderë, përfaqësues të shoqërisë civile dhe media nga Kosova dhe Azia e Jugut (India, Nepali, Bangladeshi, dhe Shri Lanka) për të diskutuar mundësitë dhe sfidat e përbashkëta në fushën e demokracisë, bashkëpunimit rajonal dhe zhvillimit ekonomik.

Një temë e rëndësishme e diskutuar ishte zgjerimi i partneriteteve të Kosovës me vendet e Azisë Jugore, duke kërkuar mundësi bashkëpunimit bilateral në tregti, investime dhe shkëmbime kulturore. Panelistët e ftuar gjithashtu diskutuan zhvillimin e Kosovës në procesin e shtet-ndërtimit, si dhe angazhimin e shoqërisë civile dhe medias për promovimin e llogaridhënies dhe mbrojtjes së demokracisë.

Të gjithë panelistët, konsideruan se forumi “Dialogu i Prishtinës – Ballkani dhe Azia e Jugut” ka hapur mundësi të reja për zhvillimin e marrëdhënieve mes këtyre dy rajoneve dhe ka krijuar një platformë bashkëpunimi të qëndrueshëme. Ata gjithashtu u shprehën se forumet e tilla ndihmojnë në forcimin e lidhjeve mes Kosovës dhe Azisë Jugore dhe u mirëprit ideja e aktiviteteve të ngjashme si vazhdimësi e bashkëpunimit të mëtejmë.

Next Article Ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 22-të të Shkollës Politike
Print
155 Rate this article:
No rating
Viti i publikimit
  • 2024