Seminari i tretë i Shkollës Politike: Politika e Jashtme dhe Siguria Kombëtare e hënë, 3 qershor 20190

Seminari i tretë i Shkollës Politike: Politika e Jashtme dhe Siguria Kombëtare

Me datat 31 Maj dhe 1-2 Qershor Shkolla Politike mbajti Seminarin Politika e Jashtme dhe Siguria Kombëtare.

Vizita studimore me deputetë për mobilitetin e qëndrueshëm urban në Lubljanë e mërkurë, 15 maj 20190

Vizita studimore me deputetë për mobilitetin e qëndrueshëm urban në Lubljanë

Në vazhdën e aktiviteteve të PIPS në përkrahje të mobilitetit të qëndrueshëm urban, në njërën prej vendeve lidere në mobilitetin e qëndrueshëm urban, u mbajt vizita studimore për deputetët e parlamenteve të Evropës Juglindore prej 13-14 Maj. Deputetët Liburn Aliu dhe Mimoza Kusari morrën pjesë në këtë vizitë në Lubljanë të Sllovenisë të organizuar nga GIZ ORF-EE.

Sesion informues për mobilitetin e qëndrueshëm urban me deputetët e Kuvendit të Kosovës dhe Maqedonisë Veriore e mërkurë, 24 prill 20190

Sesion informues për mobilitetin e qëndrueshëm urban me deputetët e Kuvendit të Kosovës dhe Maqedonisë Veriore

Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS) në bashkëpunim me Center for Research and Policy Making, dhe me përkrahjen e fondacionit gjerman GIZ më 24 prill mbajti sesionin e përbashkët informues për mobilitetin e qëndrueshëm urban, për deputetë nga Kuvendi i Kosovës dhe Maqedonisë Veriore. 

Seminari i dytë i Shkollës Politike 2019 e hënë, 15 prill 20190

Seminari i dytë i Shkollës Politike 2019

Prej 12-14 prill u mbajt seminari i dytë i Shkollës Politike 2019. Seminari me temën "Shteti si kuadër fundamental për të qeverisur - Politika e politikave publike" iu ofroi pjesëmarrësve mundësinë për të diskutuar për rolin e ideologjisë, politikat e djathta dhe të majta për Kosovën, zhvillimin ekonomik, edukimin e mirëfilltë, dhe sundimin e ligjit në kontekst të formësimit të politikave publike. 

Publikimi i anketës "Politika ndërkombëtare dhe partitë politike: Perceptimet e qytetarëve të Kosovës" e mërkurë, 3 prill 20190

Publikimi i anketës "Politika ndërkombëtare dhe partitë politike: Perceptimet e qytetarëve të Kosovës"

Me datën 2 Prill Instituti i Prishtinës për Studime Politike publikoi anketën “Politika Ndërkombëtare dhe Partitë Politike: Perceptimet e qytetarëve të Kosovës”. Anketa u publikua me përkrahjen e fondacionit Konrad Adenauer Stiftung (KAS). Në panel morrën pjesë Leonora Kryeziu (Drejtoreshë Ekzekutive e PIPS), Granit Tërnava (KAS), Arben Hajrullahu (Universiteti i Prishtinës) dhe Butrint Berisha (PIPS) që i prezantoi të gjeturat kryesore të punimit.

RSS
First1415161719212223Last
Aktivitetet më të shikuara
 
PIPS mban takimin e parë për ofrimin e Asistencës Teknike për Komuna
Diona Kusari
/ Kategoria: Aktivitetet

PIPS mban takimin e parë për ofrimin e Asistencës Teknike për Komuna

PIPS, si pjesë e projektit “Forcimi i kapaciteteve të qeverisë lokale dhe rritja e pjesëmarrjes së qytetarëve”, ka mbajtur takimin e parë për ofrimin e Asistencës Teknike për disa nga komunat e përfshira në projekt. Fusha e asistencës ishte në rritjen e pjesëmarrjes së qytetarëve në vendimmarrje përmes përmirësimit të komunikimit me publikun. Asistenca Teknike u ofrua nga z. Bashmir Xhemaj, ekspert për Marrëdhënie me Publikun dhe Komunikim.

Previous Article Ligjërata me Shkollën Politike me temën "Tranzicioni energjetik si kusht për zhvillim të qëndrueshëm"
Next Article Seminari "Partitë Politike dhe Komunikimi Politik" me gjeneratën 2017 të Shkollës Politike
Print
39545 Rate this article:
No rating
Programet
  • Qeverisja cilësore
Viti i publikimit
  • 2016