Takimi i tretë i Platformës për Dialogun Ndërpartiak në Kosovë e martë, 29 korrik 20250

Takimi i tretë i Platformës për Dialogun Ndërpartiak në Kosovë

Instituti i Prishtinës për Studime Politike – PIPS, me mbështetjen e Demo Finland, më 29 korrik organizoi takimin e tretë të Forumit për Dialog Ndërpartiak.

Në këtë takim morën pjesë përfaqësues të forumeve rinore të partive politike, të cilët patën mundësinë të diskutojnë për temën "Pse dhe si ka rëndësi kultura politike?" me z. Butrint Berisha.

Takimi i dytë i Platformës për Dialogun Ndërpartiak në Kosovë e enjte, 10 korrik 20250

Takimi i dytë i Platformës për Dialogun Ndërpartiak në Kosovë

Instituti i Prishtinës për Studime Politike – PIPS, me mbështetjen e Demo Finland, organizoi dje takimin e dytë të Forumit për Dialog Ndërpartiak. Në këtë takim morën pjesë përfaqësues të partive politike (të forumeve rinore, asambleistë të kuvendeve komunale) të cilët patën rastin të diskutojnë me ekspertin z. Kreshnik Gashi (Kryeredaktor dhe Redaktor Menaxhues i KALLXO.com).

Tema kryesore e diskutimit ishte “Dezinformimi dhe gjuha e urrejtjes”, faktorë që paraqesin sfida serioze për dialogun politik dhe stabilitetin shoqëror në Kosovë. Z. Gashi ndau me pjesëmarrësit mekanizmat e luftimit të dezinformimit, ndërsa pjesëmarrësit ndanë përvoja konkrete dhe shembuj të realitetit aktual, duke theksuar rëndësinë e luftimit të dezinformimit dhe promovimit të një komunikimi të përgjegjshëm dhe pa gjuhë nxitëse.

Iniciimi i Platformës për Dialogun Ndërpartiak në Kosovë e mërkurë, 25 qershor 20250

Iniciimi i Platformës për Dialogun Ndërpartiak në Kosovë

Iniciimi i Platformës për Dialogun Ndërpartiak në Kosovë 

Instituti i Prishtinës për Studime Politike – PIPS, me përkrahjen e Demo Finland, të mërkurën organizoi takimin e parë të Forumit për Dialog Ndërpartiak, një hap të rëndësishëm drejt krijimit të një platforme të re të dedikuar dialogut dhe bashkëpunimit ndërmjet të rinjve nga partitë politike në Kosovë.

Kjo inciativë synon të krijojë një hapësirë ku të rinjtë nga të gjitha partitë politike të ndajnë përvojat, sfidat dhe të punojnë së bashku për gjetjen e zgjidhjeve të përbashkëta.

Seminari i III-të i Gjeneratës së 23-të së Shkollës Politike - Paqja, Diplomacia dhe Siguria e diel, 22 qershor 20250

Seminari i III-të i Gjeneratës së 23-të së Shkollës Politike - Paqja, Diplomacia dhe Siguria

Gjatë këtij vikendi, përfunduam me sukses seminarin e tretë të Shkollës së Studimeve Politike me Gjeneratën e 23-të, të fokusuar në Paqe, Diplomaci dhe Siguri. Gjatë tre ditëve intensive, pjesëmarrësit u angazhuan në diskutime nxitëse të mendimit me ekspertë të shquar mbi politikën e jashtme, diplomacinë, pozicionimin ndërkombëtar dhe sigurinë e Kosovës.

Seminari i II-të i Shkollës Politike - Lidershipi dhe Komunikimi Politik e enjte, 29 maj 20250

Seminari i II-të i Shkollës Politike - Lidershipi dhe Komunikimi Politik

Këtë fundjavë organizuam seminarin e dytë të Shkollës Politike (Gjenerata 23), me fokus në një nga shtyllat më të rëndësishme të jetës demokratike: lidershipin dhe komunikimin politik. Përgjatë tri ditëve intensive, pjesëmarrësit nga fusha të ndryshme (shoqëria civile, parti politike, institucioneve publike dhe media) morën pjesë në diskutime interaktive, analiza rastesh dhe punëtori praktike, ku u trajtuan temat si parimet bazë të lidershipit etik dhe me vlera, aftësitë kyçe të komunikimit: të folurit në publik, tregimi i rrëfimeve (storytelling) dhe inteligjenca emocionale, modelet dhe stilet e lidershipit në kontekste politike, si të njohim dhe kundërshtojmë gjuhën e urrejtjes, populizmin dhe dezinformimin si dhe mesazhet strategjike dhe ndërtimi i besimit publik nga liderët.

RSS
245678910Last
Aktivitetet më të shikuara
 
PIPS dhe Komisioni për Punë të Jashtme me Memorandum të Mirëkuptimit
Diona Kusari
/ Kategoria: Aktivitetet

PIPS dhe Komisioni për Punë të Jashtme me Memorandum të Mirëkuptimit

Me datën 30 Mars u nënshkrua Memorandumi i Mirëkuptimit ndërmjet Leonora Kryeziu, Drejtoreshë Ekzekutive e Institutit të Prishtinës për Studime Politike (PIPS) dhe Vjosa Osmani-Sadriu, kryetare e Komisionit për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike. Mbi bazën e këtij Memorandumi do të intensifikohet bashkëpunimi ndërmjet palëve, me theks të veçantë përgjatë zbatimit të projektit të PIPS mbi politikën e jashtme, që ka filluar në muajin Mars. Ky projekt zbatohet përmes skemës Democratic Society Promotion (DSP), e financuar nga Agjencioni Zvicran për Zhvillim dhe Bashkëpunim dhe Ministria e Jashtme e Danimarkës, si dhe menaxhohet nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KFOS). Aktivitetet e projektit do të fillojnë në muajin Prill.

 

Previous Article Seminari "Partitë Politike dhe Komunikimi Politik" me gjeneratën 2017 të Shkollës Politike
Next Article Tryeza "Procesi i Integrimit Evropian: Ku qëndron Kosova?"
Print
32700 Rate this article:
No rating
Programet
  • Politika e jashtme
Viti i publikimit
  • 2018