Aktivitetet më të shikuara
Tryezë Diskutimi me Kryeministrin e Republikës së Kosovës (Shkolla Politike)
Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS), në kuadër të programit të Shkollës Politike, gjenerata e 20-të, organizoi një tryezë diskutimi me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti.
Meqënëse një nga shtyllat e PIPS mbetet promovimi i debatit politik si instrument për forcimin e praktikave demokratike, takime të tilla me lider institucional dhe politik mbesin me rëndësi të veçantë.
Në këtë diskutim u elaboruan një gamë temash të rëndësishme në lidhje me zhvillimet aktuale politike në vend. Ndër këto, grupi pati rastin të diskutoj me Kryeministrin për sfidat në implementimin e reformave të brendshme, zhvillimin ekonomik dhe integrimet evropiane nën dritën e dialogut Kosovë – Serbi.