Takimi i tretë i Platformës për Dialogun Ndërpartiak në Kosovë e martë, 29 korrik 20250

Takimi i tretë i Platformës për Dialogun Ndërpartiak në Kosovë

Instituti i Prishtinës për Studime Politike – PIPS, me mbështetjen e Demo Finland, më 29 korrik organizoi takimin e tretë të Forumit për Dialog Ndërpartiak.

Në këtë takim morën pjesë përfaqësues të forumeve rinore të partive politike, të cilët patën mundësinë të diskutojnë për temën "Pse dhe si ka rëndësi kultura politike?" me z. Butrint Berisha.

Takimi i dytë i Platformës për Dialogun Ndërpartiak në Kosovë e enjte, 10 korrik 20250

Takimi i dytë i Platformës për Dialogun Ndërpartiak në Kosovë

Instituti i Prishtinës për Studime Politike – PIPS, me mbështetjen e Demo Finland, organizoi dje takimin e dytë të Forumit për Dialog Ndërpartiak. Në këtë takim morën pjesë përfaqësues të partive politike (të forumeve rinore, asambleistë të kuvendeve komunale) të cilët patën rastin të diskutojnë me ekspertin z. Kreshnik Gashi (Kryeredaktor dhe Redaktor Menaxhues i KALLXO.com).

Tema kryesore e diskutimit ishte “Dezinformimi dhe gjuha e urrejtjes”, faktorë që paraqesin sfida serioze për dialogun politik dhe stabilitetin shoqëror në Kosovë. Z. Gashi ndau me pjesëmarrësit mekanizmat e luftimit të dezinformimit, ndërsa pjesëmarrësit ndanë përvoja konkrete dhe shembuj të realitetit aktual, duke theksuar rëndësinë e luftimit të dezinformimit dhe promovimit të një komunikimi të përgjegjshëm dhe pa gjuhë nxitëse.

Iniciimi i Platformës për Dialogun Ndërpartiak në Kosovë e mërkurë, 25 qershor 20250

Iniciimi i Platformës për Dialogun Ndërpartiak në Kosovë

Iniciimi i Platformës për Dialogun Ndërpartiak në Kosovë 

Instituti i Prishtinës për Studime Politike – PIPS, me përkrahjen e Demo Finland, të mërkurën organizoi takimin e parë të Forumit për Dialog Ndërpartiak, një hap të rëndësishëm drejt krijimit të një platforme të re të dedikuar dialogut dhe bashkëpunimit ndërmjet të rinjve nga partitë politike në Kosovë.

Kjo inciativë synon të krijojë një hapësirë ku të rinjtë nga të gjitha partitë politike të ndajnë përvojat, sfidat dhe të punojnë së bashku për gjetjen e zgjidhjeve të përbashkëta.

Seminari i III-të i Gjeneratës së 23-të së Shkollës Politike - Paqja, Diplomacia dhe Siguria e diel, 22 qershor 20250

Seminari i III-të i Gjeneratës së 23-të së Shkollës Politike - Paqja, Diplomacia dhe Siguria

Gjatë këtij vikendi, përfunduam me sukses seminarin e tretë të Shkollës së Studimeve Politike me Gjeneratën e 23-të, të fokusuar në Paqe, Diplomaci dhe Siguri. Gjatë tre ditëve intensive, pjesëmarrësit u angazhuan në diskutime nxitëse të mendimit me ekspertë të shquar mbi politikën e jashtme, diplomacinë, pozicionimin ndërkombëtar dhe sigurinë e Kosovës.

Seminari i II-të i Shkollës Politike - Lidershipi dhe Komunikimi Politik e enjte, 29 maj 20250

Seminari i II-të i Shkollës Politike - Lidershipi dhe Komunikimi Politik

Këtë fundjavë organizuam seminarin e dytë të Shkollës Politike (Gjenerata 23), me fokus në një nga shtyllat më të rëndësishme të jetës demokratike: lidershipin dhe komunikimin politik. Përgjatë tri ditëve intensive, pjesëmarrësit nga fusha të ndryshme (shoqëria civile, parti politike, institucioneve publike dhe media) morën pjesë në diskutime interaktive, analiza rastesh dhe punëtori praktike, ku u trajtuan temat si parimet bazë të lidershipit etik dhe me vlera, aftësitë kyçe të komunikimit: të folurit në publik, tregimi i rrëfimeve (storytelling) dhe inteligjenca emocionale, modelet dhe stilet e lidershipit në kontekste politike, si të njohim dhe kundërshtojmë gjuhën e urrejtjes, populizmin dhe dezinformimin si dhe mesazhet strategjike dhe ndërtimi i besimit publik nga liderët.

RSS
245678910Last
Aktivitetet më të shikuara
 
Konferenca Rajonale - Bashkëpunimi Rajonal dhe Agjenda e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor
Diona Kusari
/ Kategoria: Aktivitetet

Konferenca Rajonale - Bashkëpunimi Rajonal dhe Agjenda e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor

Me datë 20 qershor, PIPS në mbështetje nga Bashkimi Evropian mbajti Konferencën Rajonale “Bashkëpunimi Rajonal dhe Agjenda e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor”.
Kjo ngjarje rajonale u organizua në kuadër të Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm të Kosovës (KSDW).
Duke pasur parasysh rëndësinë e bashkëpunimit rajonal për axhendën e gjelbër dhe tranzicionin energjetik, kjo konferencë solli së bashku deputet, anëtarë të grupeve joformale parlamentare të gjelbra, përfaqësues të biznesit dhe shoqërisë civile nga vendet e rajonit (Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut).
Konferenca u adresua edhe nga Presidentja e Republikës së Kosovës znj. Vjosa Osmani-Sadriu, e cila u shpreh se:
"Agjenda e Gjelbër duhet të jetë zgjidhja jonë sot e secilën herë.
Ky është veprimi më i mençur në aspektin ekonomik, gjeostrategjik, por mbi të gjitha, në aspektin e mirëqenies së qytetarëve tanë e avancimit të mirëqenies së gjithëmbarshme".
Gjithashtu në fjalën hyrëse patëm kënaqësinë të kishim edhe znj. Annete Fath-Lihic nga zyra e PSBE-së në Kosovë.
Në konferencë patëm kënaqësinë të kishim panelistët z. Arben Kllokoqi , znj. Mimoza Kusari-Lila, znj. Velika Stojkova-Serafimovska, z. Ferat Shala, znj. Hykmete Bajrami, z. Ivica Bocevski, z. Erjon Tase, z. Trim Tërnava, z. Anduel Çekrezi, znj. Biljana Gligoric, z. Florent Ibraimi dhe z. Burim Ejupi.
Konferenca u moderua nga z. Lulzim Syla.

Qëllimi i konferencës ishte që të diskutoj mbi rëndësinë dhe rolin e parlamentit në implementimin e Agjendës së Gjelbër për Ballkanin Perëndimor, sfidat për një tranzicion të suksesshëm energjetik si dhe të ardhmen e bizneseve në përgatitjen për tranzicionin e gjelbër.
Previous Article Seminari i I-rë i Shkollës Politike të Gjeneratës së 20-të
Next Article PIPS nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Akademinë Diplomatike të Kosovës
Print
28046 Rate this article:
No rating
Programet
  • Energjia dhe ambienti
  • Qeverisja cilësore
Viti i publikimit
  • 2022