Seminari i parë i Shkollës Politike 2018 “Shteti dhe Shoqëria: Identiteti Politik, Qeverisja dhe Rendi Politik” e diel, 4 mars 20180

Seminari i parë i Shkollës Politike 2018 “Shteti dhe Shoqëria: Identiteti Politik, Qeverisja dhe Rendi Politik”

Në datat 2-4 Mars Shkolla Politike mbajti Seminarin e parë për Gjeneratën e 16-të me temën “Shteti dhe Shoqëria: Identiteti Politik, Qeverisja dhe Rendi Politik”. Ky Seminar u përqëndrua në procesin e shtetndërtimit të Kosovës pas avancimit formal politik nga administrimi i OKB në krijimin e shtetit, gjithashtu duke prekur rolin e akterëve dhe kontekstit ndërkombëtar në këtë proces.

Takimi i parë i Shkollës Politike 2018 e mërkurë, 31 janar 20180

Takimi i parë i Shkollës Politike 2018

Më datë 31 Janar, e mërkure, u mbajt takimi i parë me pjesëmarrësit/et e Gjeneratës së 16-të të Shkollës Politike. Drejtoresha e Institutit të Prishtinës për Studime Politike, znj. Leonora Kryeziu e hapi takimin duke prezantuar para pjesëmarrësve prapavijën e Shkollës Politike dhe aktivitetet e mbajtura ndër vite. 

Çertifikohet Shkolla Politike dhe mbahet diskutimi Viti 2018 për Kosovën: Vit i konsensusit politik apo vazhdim në udhëkryqin e vjetër e hënë, 18 dhjetor 20170

Çertifikohet Shkolla Politike dhe mbahet diskutimi Viti 2018 për Kosovën: Vit i konsensusit politik apo vazhdim në udhëkryqin e vjetër

Me datën 18 dhjetor, Instituti i Prishtinës për Studime Politike ka mbajtur eventin final për Gjeneratën e 15-të, ku u shpërndanë diplomat për pjesëmarrësit. Në pjesën e dytë të eventit u mbajt diskutimi “Viti 2018 për Kosovën: Vit i konsensusit politik apo vazhdim në udhëkryqin e vjetër”.

Shkolla Politike në Forumin Botëror për Demokraci në Strasburg 2017 e enjte, 9 nëntor 20170

Shkolla Politike në Forumin Botëror për Demokraci në Strasburg 2017

Shkolla Politike e Prishtinës morri pjesë në Forumin Botëror për Demokraci, i cili u mbajt prej 8-10 Nëntor. Forumi Botëror për Demokraci organizohet nga organizata e Këshillit të Evropës. 

Tryeza "Procesi i Integrimit Evropian: Ku qëndron Kosova?" e premte, 3 nëntor 20170

Tryeza "Procesi i Integrimit Evropian: Ku qëndron Kosova?"

Me datën 3 Nëntor 2017, PIPS dhe GLPS organizuan tryezën: Procesi i Integrimit Evropian: Ku qëndron Kosova? Në këtë tryezë GLPS poashtu publikoi analizën e politikave: “Kosova, Integrimi Evropian dhe Marrëveshja e Stabilizim Asociimit: Një analizë mbi perceptimet e qytetarëve”.
 

RSS
First1516171820222324Last
Aktivitetet më të shikuara
 
Publikimi i anketës "Politika ndërkombëtare dhe partitë politike: Perceptimet e qytetarëve të Kosovës"
Diona Kusari
/ Kategoria: Aktivitetet

Publikimi i anketës "Politika ndërkombëtare dhe partitë politike: Perceptimet e qytetarëve të Kosovës"

Me datën 2 Prill Instituti i Prishtinës për Studime Politike publikoi anketën “Politika Ndërkombëtare dhe Partitë Politike: Perceptimet e qytetarëve të Kosovës”.

Anketa u publikua me përkrahjen e fondacionit Konrad Adenauer Stiftung (KAS).
Në panel morrën pjesë Leonora Kryeziu (Drejtoreshë Ekzekutive e PIPS), Granit Tërnava (KAS), Arben Hajrullahu (Universiteti i Prishtinës) dhe Butrint Berisha (PIPS) që i prezantoi të gjeturat kryesore të punimit.

Anketa është organizuar me një mostër prej 1200 respondentëve (800 shqiptarë, 200 serbë dhe 200 minoritete tjera), në 38 komunat e Kosovës. Pyetjet janë fokusuar në perceptimet e qytetarëve kosovarë mbi politikën ndërkombëtare, pozitën ndërkombëtare të Kosovës, politikën e jashtme të Kosovës dhe partitë politike.

Nga rezultatet shihet se Kancelarja e Gjermanisë Angela Merkel është dukshëm liderja më e preferuar e kosovarëve, me 53%, duke e lënë prapa Presidentin Amerikan Donald Trump me 17% dhe Presidentin turk Rexhep Taip Erdogan me 15%.

Tutje, 55% e qytetarëve vlerësojnë se NATO është organizata që e ka ndihmuar Kosovën më së shumti nga viti 1999, duke e lënë kështu prapa BE-në me 21% dhe OKB me 12%.

Sa i përket popullaritetit të BE-së në këtë moment, 54% e kosovarëve vlerësojnë se BE është organizatë mike sot, bazuar në qasjen dhe politikat e saj karshi Kosovës. Ndërkaq, rreth 52% e qytetarëve mendojnë se Kosova është dëmtuar ndërkombëtarisht nga fushata e tërheqjes së njohjeve të sponsorizuar nga Serbia.

Vlerësimi pozitiv për politikën e jashtme dhe diplomacinë e Republikës së Kosovës është i ulët. Të pyetur se sa jeni të kënaqur me politikën e jashtme dhe diplomacinë e Republikës së Kosovës vetëm 3.8% e respondetëve kanë zgjedhur përgjigjen maksimale "shumë të kënaqur".

Previous Article Ligjërata "Njohja Diplomatike e Kosovës - Arritjet dhe Sfidat"
Next Article Mbahet Forumi i Dytë Parlamentar i Evropës Juglindore për Eficiencë të Energjisë dhe Klimë
Print
21690 Rate this article:
No rating
Programet
  • Politika e jashtme
Viti i publikimit
  • 2019