Aktivitetet më të shikuara
 
 
	
	
	
	
	
	
		
		
		
		
		
	
		
		
		
		
		
		
		
		
		
		PIPS nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Akademinë Diplomatike të Kosovës
		
		
		Angazhimi ynë në analizën e politikës së jashtme dhe diplomaci është shënuar me arritjen e radhës.
Më 6 Dhjetor 2021 znj. Leonora Kryeziu, Drejtoreshë e PIPS dhe z. Sabri Kiçmari, Drejtor i Përgjithshëm i Akademisë Diplomatike kanë nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve.
Ky bashkëpunim synon realizimin e kontakteve të vazhdueshme zyrtare, bashkëpunime në hulumtim, trajnime dhe seminare, organizimin e forumeve e tryezave dypalëshe, dhe për më tepër, avokim dhe lobim të përbashkët.
Programi i PIPS për hulumtimin e politikës së jashtme në Kosovë ka filluar në vitin 2014, me qëllim të analizojë dhe përkrahë integrimin Euro-Atlantik të Kosovës, duke prodhuar studime mbi zhvillimet e politikës rajonale, evropiane dhe globale, si dhe efektet e tyre mbi pozicionin e Kosovës.
		
		
		
		
		
		
		
		
		| Programet |  | 
| Viti i publikimit |  |