Aktivitetet më të shikuara
PIPS organizon tryezën për diskutim mbi ligjin e ri të Efiçencës së Energjisë
Aktiviteti është përkrahur nga Fondi Regjional i hapur i GIZ-it për Evropen Jug-lindore. Projekti EE në kuadër te dialogut publik për përdorim të qëndrueshëm të energjisë. Instituti i Prishtinës për Studime Politike ka organizuar tryezën Diskutim mbi Amandamentimin e Ligjit të Efiçencës së Energjisë. Pasi tryeza u hap nga Drejtoresha Ekzekutive e PIPS, e cila falenderoi pjesëmarrësit për prezencën, fjalën e morri Kryetari i Komisionit Parlamentar për Zhvillim Ekonomik, Muhamet Mustafa. Mustafa shprehi gatishmërinë e plotë për ndihmën e Komisionit në rregullimin e kuadrin ligjor në fushën e Efiçencës së Energjisë. Naser Sahiti në prezantimin e tij foli për plotësimin e direktivave në fushën e Efiçencës së Energjisë dhe bashkëpunimin e domosdoshëm në mes nivelit lokal dhe qendror. Rinora Gojani, si përfaqësuese e Shoqërisë Civile foli për rolin që ky sektor ka luajtur për aktualizimin e kësaj çështjeje. Rekomandimet e nxjerra nga diskutimi pas prezantimeve do t’i dërgohen Grupit Punues brenda Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik.
Programet | |
Viti i publikimit | |